Në këtë koncert ajo do të promovojë albumin e saj The Fame Monster, kurse i tërë evenimenti do të jetë i ndarë në pesë segmente. Në secilin prej tyre, Lady Gaga do të paraqitet në veshje tjetër, me efekte tashmë karakteristike për atë.
Këngëtarja e famshme botërore, Lady Gaga së shpejti do të paraqitet edhe në një skenë ballkanike. Më 5 nëntor të këtij viti ajo do të mbajë një koncert të madh në kryeqytetin kroat, në Zagreb.
Në këtë koncert ajo do të promovojë albumin e saj The Fame Monster, kurse i tërë evenimenti do të jetë i ndarë në pesë segmente. Në secilin prej tyre, Lady Gaga do të paraqitet në veshje tjetër, me efekte tashmë karakteristike për atë.
Se bëhet fjalë për një spektakël kulmor dëshmon jo vetëm fama botërore e kësaj këngëtare, por edhe fakti se në kulmin e qendrës Arena, ku mbahet ky koncert, do të varen mbi 70 tonë pajisje të ndryshme. Në ekipin e saj në këtë turne do të jenë 130 anëtarë, kurse në XZagreb do të arrijë me 13 autobusë. Pajisjet do të sillen me 30 kamionë.