E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

David Parry, shef i Asociacionit amerikan për udhëtime dhe turizëm, Grykën e Rugovës e ka cilësuar si një bukuri të rrallë natyrore, e cila, sipas tij, duhet përfshirë në katalogun e bukurive të veçanta botërore.
Bukuritė natyrore tė Rugovės mahnisin amerikanėt





Tek ka përshkruar udhëtimin e tij hulumtues në këtë vis malor, Parry ka thënë se çastet e kaluara nëpër këtë masiv bjeshkësh radhiten në rendin e parë të përvojës së tij hulumtuese të pikave turistike në botë. “Unë vizitova Grykën e Rugovës.

Ishin momente nga më të rrallat në përvojën time kërkimore të bukurive natyrore dhe turistike”, ka përshkruar Parry, duke premtuar para krerëve të Pejës se radhën tjetër, në një ekspeditë të ngjashme, do të jetë i shoqëruar nga shumë biznesmenë e pronarë agjencish turistike për ta bërë Pejën, por edhe Kosovën përgjithësisht, si tha ai, të njohur nga të tjerët për bukuritë natyrore që ofron.

Derisa po përshkruante ndjenjat e tija gjatë ekspeditës kërkimore në këtë vis, njohësi i turizmit botëror, Parry po përjetonte njëkohësisht edhe vlerat etnomuzikore të kësaj ane. Organizatori i Komunës së Pejës kishte angazhuar ansamblin folklorik “Rugova” që me melodi fyelli të përcillte gjithë përshkrimin, por edhe premtimin që po sillte në Pejë shefi i Asociacionit amerikan për udhëtime dhe turizëm.

Parry tha se Kosova, posaçërisht Peja, me masivin e Bjeshkëve të Nemuna do të jetë angazhim profesional i tij për të promovuar bukuritë e saj në mënyrë që këndej të aranzhohen udhëtime dhe turizëm për njerëzit që preferojnë ato.

Ai ka disa ditë që qëndron në Kosovë. Tri ditë më parë ai ka mbajtur një ligjëratë në Kolegjin Amerikan në Prishtinë, ku ka treguar qëllimin e vizitës së tij dhe të bashkëpunëtorëve në Kosovë.
Kryetari i Pejës, Ali Berisha takimin me Parryn e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm.

“Ky takim mund të konsiderohet si një hap përpara drejt promovimit, ndërlidhjes së institucioneve dhe bizneseve ndërkombëtare me tonat për një zhvillim ekonomik të Pejës”, ka vlerësuar Berisha, duke i ofruar ekspertit amerikan për hulumtimin e pikave turistike edhe ndihmën institucionale në punën e nisur të enjten pasdite me kahe të zhvillimit të Pejës dhe Dukagjinit.

Vizita e shefit të këtij asociacioni turistik amerikan në Pejë është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ajo e Kulturës dhe Komuna e Pejës.

Publikuar: 30.10.2010 | 14:37
Lexuar: 1279 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime