Juventus takimin e ka zhvilluar pa sulmuesin e lënduar Viçenco Jakuinta dhe Millosh Krasiqin e suspenduar, por kjo nuk e ka ndaluar zonjën e vjetër nga Torino tia tregojë dhëmbët skuadrës rosonere, e cila gjithashtu ishte e dobësuar për shkak të mungesës së Ronaldinjos.
Ndonëse i kanë hyrë takimit pa dy lojtarë standardë, futbollistët e Juventusit kanë arritur të mposhtin në udhëtim skuadrën Milan me rezultat 2:1.
Derbi i javës së nëntë në Serie A është zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin San Siro.
Juventus takimin e ka zhvilluar pa sulmuesin e lënduar Viçenco Jakuinta dhe Millosh Krasiqin e suspenduar, por kjo nuk e ka ndaluar zonjën e vjetër nga Torino tia tregojë dhëmbët skuadrës rosonere, e cila gjithashtu ishte e dobësuar për shkak të mungesës së Ronaldinjos.
Juve erdhi në epërsi qysh në minutën 24, me golin e shënuar nga Fabio Kualiarella, i cili me kokë qëlloi topin duke e plasuar në këndin e epërm të portierit Abiati.
Pas disa raste shënimeve nga të dyja skuadrat, portat qëndruan të paprekura deri në minutën 66 kur Alesandro Del Pjero ngriti epërsinë në 2:0. Ky ishte goli i tij i shtatë në 25 ndeshje sa ka zhvilluar kundër Milan.
Vendësit krejt çka mundën të bëjnë në këtë takim ishin të shënojnë një gol për të zbutur humbjen. Kjo ndodhi në minutën 82 kur sulmuesi Zllatan Ibrahimoviq u shënua në listën e golashënuesve, pasi mori një top të pasuar mirë nga ana e Antonini, i cili në këtë mënyrë përmirësoi gabimet që bëri me rastin e dy golave të pësuar më herët.
Deri në fund të takimit rosonerët organizuan disa sulme, të cilat nuk arritën ti konkretizojnë në gola. Kjo ishte humbja e parë e Milan këtë edicion si vendës dhe e dyta në sezonin e ri në Serie A. Pas kësaj humbjeje, Milan mbetet në vendin e tretë në tabelë, pas Interit dhe Lacios, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.