Asnjë vend tjetër i zhvilluar nuk ka arritur të dalë nga kriza ekonomike duke qenë përsëri aq e fuqishme si Gjermania. Ministri i Ekonomisë, Rainer Brüderle, mburret për një rritje ekonomike me përmasa XL.
KLARITA BAJRAKTARI
Në Francë, punëtorët e inatosur rreth reformave të pensionit kanë bllokuar të gjitha rafineritë e karburantit duke shkaktuar falimentimin e 4.000 karburanteve. Minoriteti qeveritar holandez i përzgjedhur tashmë e ka mbijetesën në dorë nga komuniteti mysliman në vend. Ekonomitë e Europës po luftojnë për t'i mbijetuar krizës duke reduktuar buxhetin në maksimum. Por ka një përjashtim në pamjen e zymtë të përgjithshme të Europës së sotme.
Asnjë vend tjetër i zhvilluar nuk ka arritur të dalë nga kriza ekonomike duke qenë përsëri aq e fuqishme si Gjermania. Ministri i Ekonomisë, Rainer Brüderle, mburret për një rritje ekonomike me përmasa XL. Eksportet po vërshojnë lumë dhe papunësia pritet të zbresë në normat më të ulta të saj, të cilat për herë të fundit janë parë gjatë viti 1990. Qeveria është një koalicion i qendrueshëm, edhe pse në disa raste i rrëmbyer i tri partive kryesore. Protesta më e madhe është e pozicionuar në një projekt të ri hekurudhe në Sutgart. Pavarësisht trazirave të vogla dhe tensioneve të kësaj proteste, Gjermania duket si një oaz i vërtetë qetësie dhe sigurie.
Megjithatë, për disa nga miqtë dhe fqinjët e saj, krahasimi është zhgënjyes. Sjellja e saj e ngrysur gjatë periudhës kur euro ndodhej në prag të kolapsit, në fillim të këtij viti, rriti shqetësime të mëdha rreth rolit të Gjermanisë në botë, që është debatuar aq shumë që nga koha e bashkimit të saj 20 më parë. Fjalimet, seminarët dhe leksionet e gjermanëve të nervozuar janë përhapur kudo. Një ese e kohëve të fundit e publikuar nga Bruegel në Bruksel, shpjegon përse, "Gjermania ka filluar të mos ta dojë më Europën".
Një tjetër nga Këshilli Europian mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare, aludon se Gjermnia po përpiqet të "globalizohet e vetme". Jürgen Habermas, filozofi më i famshëm i Gjermanisë, e akuzon vendin e tij se po nxit një "politikë nacionale të brendshme". "Si mund të mos ta pyesësh Gjermaninë rreth vizionit që ka për të ardhmen e Europës?", thotë Jacques Delors, i cili ka qenë President i Komisionit Europian, kur ra Muri i Berlinit.
Pyetja për Gjermaninë nuk vdes kurrë. Përkundrazi, me kalimin e kohës pëson mutacione si një virus. Në prag të bashkimit të saj, disa liderë europianë kishin frikë se Gjermania do të rimerrte formën e një vrasëseje. "E kemi mundur Gjermaninë dy here, por tani është rikthyer", tha Margaret Thatche, Kryeminstrja e Britanisë së Madhe. Kjo lloj frike në ditët e sotme mund të duket qesharake, por mesa duket edhe fryma e zbutur e kohëve të sotme vazhdon të shkaktojë urrejtje dhe zemërim, që ndikon në zona të ndryshme, në mënyrë të ndryshme. Simptomat e Amerikës janë të papërfillshme. Europa Qendrore duket se ka fituar imunitet. Pas bashkimit, 85% e botës e shihnin Gjermaninë si kërcënim, kujton Eugeniusz Smolar, i Qendrës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Varshavë. Në ditët e sotme vetëm 50% e saj vazhdon ta shikojë në atë mënyrë. Pyetja që i drejtohet Gjermanisë ka efekt shumë negativ dhe përgjigjja nuk është e rëndësishme vetëm për të. Përgjigjja sesi Gjermania e shikon të ardhmen do të përcaktojë të ardhmen e Europës dhe në këtë mënyrë të botës, gjithashtu.
Gjermanët nuk e kanë harruar faktin që vendi i tyre ka qenë autori e horroreve makabre të viteve '30 dhe '40 por, siç thotë edhe Renate Kocher i kompanisë së sondazheve Allensbach, ata duan t'i heqin vizën të shkuarës. Por, kjo nuk do të thotë që të harrosh atë çfarë ke mësuar nga ato vite të tmerrshme dhe të mos t'ia përcjellësh brezave të rinj. Një ekspozitë e re rreth "Hitlerit dhe Gjermanëve", në muzeun historik të Gjermanisë në Berlin po tërheq miliona vizitorë. Megjithatë, gjermanët nuk duket se janë ende të gatshëm të vendosen përpara mbrojtjes morale ose për të parë erën naziste si një episod përcaktues të së shkuarës së tyre. Edhe gjermanët duken se janë të gatshëm të harrojnë. Librat e fundit si "Gjermania" dhe "Gjeniu gjerman", se publikimet në gjuhën angleze mund t'i japin fillim fazës postsvastika. Gjermania vazhdon ende të lajë gjynahet e saj, por tani ka filluar edhe të predikojë, zakonisht rreth të këqijave të borxhit, rëndësinë e një industrie të fuqishme dhe superioritetin e mendimit afatgjatë në sipërmarrje. Të tjerët janë të gatshëm të dëgjojnë. "Çdo njëri e orienton vetem drejt Gjermanisë", thotë John Kornblum, një ish-ambasador amerikan.
Megjithatë, kjo burokraci lëkundet nga shqetësime të fuqishme. Libri më i shitur ditët e sotme në Gjermani është "Deutschland schafft such ab" (Gjermania ia del vetëm), një paralajmërim nga një drejtor i Bundesbank, i detyruar që të largohet nga puna, se pjelloria e madhe e të varfërve apo emigrantëve (veçanërisht ato myslimanë) dhe gjithashtu numri i vogël e njerëzve të shkolluar detyrojnë vendin që të rrënohet. Popullariteti i librit ka tronditur Gjermaninë. Partitë ksenofobike luajnë rol shumë të vogël në politikë, por zemërimi që ushqen popullaritetin e tyre është po aq i fuqishëm si më parë. Një e treta e gjermanëve mendojnë se vendi drejtohet pa të drejtë nga një shumicë të huajsh, sipas një sondazhi të fundit. Pjesa më e madhe ishin në favor për të ndaluar praktimin e fesë myslimane në vendin e tyre. Një e dhjeta e njerëzve do të mirëprisnin më krahëhapur një Führer, që ta drejtonte vendin një "dorë të hekurt", një shenjë e qartë se ekstremizmi vazhdon të jetojë në thellësi të popullit.
Politikanët konservatorë, të cilët prej kohësh frikësohen se do të detyrohen të kalojnë në krahun e djathtë, janë vënë në lëvizje. Horst Seehofer, kreu i Unionit Social Kristian, mbështetëse e Partisë së Unionit Demokratik Kristian (CDU) që është në pushtet, deklaroi se Gjermania nuk dëshiron më emigracion nga Turqia apo Arabia. Gjermania nuk është "një vend emigracioni", insiston ai, duke kundërshtuar konsensusin e fituar me mund të madh nga konservatorët. Në mënyrë karakteristike, Angela Merkel, kancelarja e CDU-së tentoi të zbusë ndjenjën anti-emigrante pa u ndalur në populizëm. Multikulturalizmi "ka dështuar nga të gjitha pikëpamjet", tha ajo më 16 tetor, duke aluduar se emigrantët duhet të ishin integruar më mirë në shoqërinë gjermane. Por, arriti në fund ta balanconte këtë duke thënë se Islami është "pjesë e Gjermanisë".
Pavarësisht forcës së tyre ekonomike, gjermanët janë të përgatitur për më të keqen. Ata besojnë se vendi i tyre e ka kaluar tashmë epokën e zenitit të tij, thotë Kocher i kompanisë së sondazheve. Ky pesimizëm përcakton edhe mënyrës sesi Gjermania sillet me pjesën tjetër të botës. Ndryshe nga shumica e vendeve, Gjermania nuk drejtohet nga ndonjë ambicie e madhe, por më tepër nga një lloj frike se, "gjithcka mund të shkatërrohet nëse nuk mbajnë fort stabilitetin e tyre," thotë Kornblum.
Edhe gjatë periudhës së artë të Integrimit Europian, Gjermania ka qenë një partnere e çuditshme, tepër e madhe për të qenë e para e vendeve të barabarta, por tepër e vogël për të dominuar, ashtu siç e përshkruan edhe Helmut Kohl, kancelari që bashkoi dy Gjermanitë. Nuk i ka lënë kurrë pas dore interesat e saj personale. Në vitin 1960, Franca dhe Gjermania u përleshën rreth financimit të politikës së përbashkët agrikulturore të Europës. Franca e konsideronte Deutschmark-ën si një instrument terrori ekonomik, duke detyruar që të linte në hije politikën monetare të Bundesbankës ose të zhvlerësonte tërësisht frangën. Por, shumë kohë para se të hynte euro në vitin 1999, minsitri i atëhershëm gjerman i Financës, Theo Waigel, u zotua që do të mbahej si monedhë shenja dalluese e Gjermanisë.
Megjithatë, toni ndryshoi gjatë periudhës së pasardhësit të Kohl, Gerhard Schröder i cili drejtonte koalicionin e Social Demokratëve nga viti 1998 deri në vitin 2005. Ai nuk turpërohej që të stërmundonte muskujt e formuar të Gjermanisë dhe që të përdorte një lloj gjuhe të dëgjuar nga liderët e vendeve nacionaliste. Ai akuzoi Brukselin se po digjte paratë e taksapaguesve. U ndesh me Shtetet e Bashkuara për luftën në Irak, që ishte edhe pika kyçe e fushatës së tij në vitin 2002 për t'u rizgjedhur, por që në të njëjtën kohë ishte edhe një sulm i papritur kundrejt aleatit kryesor të Gjermanisë. Me Rusinë e Vladimir Putinit, Schröder ishte si një "qen i zbutur". Dy burrat ranë dakort që të ndërtonin një sistem tubacioni gazi nga Rusia në Gjermani, duke kaluar përgjatë gjithë Europës Qendrore dhe shteteve balltike, të cilin Poles e denoncoi si paktin e dytë Molotov-Ribbentrop.
Pas shpirtit luftarak të zotit Schröder, stili konsensual i Merkelit dukej se do ta kthente Gjermaninë në formën e saj. Ajo ishte instrumenti kryesor në sigurinë e kalimit të Traktatit të Lisbonës, që duhet të ndihmojë Bashkimin Europian të bashkëpunojë me zgjerimin e tij në 27 shtete anëtare dhe të krijojë një lloj makinerie për politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Ajo rregulloi marrëdhëniet me fqinjët lindorë të Gjermanisë, riafirmoi aleancën me Shtetet e Bashkuara dhe përkrahu më pak Rusinë.
Si një nga ndërtueset e euros, ajo tregoi shumë shpejt se nuk ishte në të njëjtën klasë politike me Kohl-in. Gjatë krizës ekonomike instikti i saj i parë ka qenë mbrojtja e dyfishtë e thesarit gjerman.
"Nën drejtimin e Merkelit, Gjermania nuk është më një aktore dhe mbështet zhvillimet ndërkombëtare", thotë Has Stark, i Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Bindja tani, thotë ai, është se qeveritë individuale, jo kolektivi europian, do të jenë aktorët kryesorë dhe "Gjermania thjesht po përshtatet me këtë fakt". Perspektiva e biznesit të Gjermanisë nuk përfshin rritjen e ngadaltë ekonomike të fqinjëve të saj, por një ekonomi karizmatike të Azisë dhe Amerikës Latine. Ndërkohë, pranimi gjerman i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian duket tashmë më i pamundur se kurrë.
Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Francës, tradicionalisht motorë binjakë që drejtojnë Integrimin Europian, janë të paqëndrueshme. Metodologjia Merkel-Sarkozy, Presidenti impulsiv francez, tregon se ata nuk janë partnerë natyralë.
"Gjermania ka më tepër instikte se sa një politikë të mirartikuluar", thotë një zyrtar i Bashkimit Europian. Një diplomat amerikan është ende duke tentuar të vendosë sesi duhet të jetë politika e saj e jashtme në shekullin 21. Gjermania tashmë po bëhet më "normale", domethënë më e gatshme për ta përdorur forcën e saj dhe për të pranuar përgjegjësitë që vijnë me të. Kjo duket si një gjë e mirë për Shtetet e Bashkuara. Por, pyetja është: A mund ta përballojë dot Europa një Gjermani më normale?