E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Producentja Zana Çela dhe ekipi i saj, në ambientet e televizionit Klan Kosova, zhvilluan konkursin e të rinjve, kryesisht të moshës 15 deri 27 vjeçar, në disiplinën e këndimit dhe vallëzimit modern. Nga ky audicion u zgjodhën 5 kandidatë të cilët morën ftesën për në Tiranë, atje ku do të zhvillohet edhe gara, me kandidatë që kanë dalë nga Tirana, si dhe ata që do të zgjidhen nga hapësira tjetër shqiptare në Maqedoni.
U mbajt nė Prishtinė audicioni i ‘Star Academy’





Në Prishtinë, u zhvillua mbrëmë audicioni i spektaklit televiziv ‘Star Academy’, i cili do të transmetohet edhe në Alsat M.

Producentja Zana Çela dhe ekipi i saj, në ambientet e televizionit Klan Kosova, zhvilluan konkursin e të rinjve, kryesisht të moshës 15 deri 27 vjeçar, në disiplinën e këndimit dhe vallëzimit modern.

Nga ky audicion u zgjodhën 5 kandidatë të cilët morën ftesën për në Tiranë, atje ku do të zhvillohet edhe gara, me kandidatë që kanë dalë nga Tirana, si dhe ata që do të zgjidhen nga hapësira tjetër shqiptare në Maqedoni.

Kështu, udhëtimi i radhës i ekipit përzgjedhës të talenteve të reja të ‘Star Academy’, në 8 mars, në orën 11, do të gjendet në ambientet e televizionit ALSAT M në Shkup.
Kandidatët, të cilët kanë mundësi të regjistrohen edhe nëpërmjet një formulari, të vendosur në faqen e Internetit të TV ALSAT M, do të vlerësohen nga një juri profesionale nga Tirana e cila do të marrë vendimin se kush do të bëhet pjesë e Star Academy, gjatë 12 javëve të ardhshme.
Ky ‘reality shos’ i cili gjendet në edicionin e katërt të tij, këtë vit, për herë të parë, transmetohet edhe nga TV ALSAT M. Në garën e të rinjve, në këndim dhe vallëzim modern, bashkë me ta, pjesëmarrës janë edhe profesorët dhe prindërit e tyre. Ata do të këshillohen se si t’u prijnë fëmijëve të tyre, në botën e ardhshme të show biznesit.

Juria, përveç talentit të të rinjve, do të bëjë përzgjedhjen edhe në bazë të sjelljes së të rinjve dhe kulturës së përgjithshme të tyre. Kështu nëse keni cilësi, talent dhe kurajë, shpejtoni të bëheni pjesë e këtij evenimenti. Në 8 mars, rinia shqiptare në Maqedoni, të trokasë pranë TV ALSAT M, për të provuar veten!/t-ch/


Publikuar: 03.03.2009 | 06:45
Lexuar: 1061 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime