E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shoqata e veprimtarisë bankare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë solemnisht do ta shënojë Ditën botërore të kursimit - 31 Tetorin, nesër me ndarjen e mirënjohjeve punonjësve më të mirë në sportelet e bankave dhe kursimoreve për rezultate të arritura të posaçme për vitin 2010 në kryerjen e detyrave të punës në sferën e punës me popullatën.
Dita botėrore e kursimit - 31 tetori





Sot është Dita botërore e kursimit, e cila festohet si kujtim i Kongresit të parë ndërkombëtar të kursimoreve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano. Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit, si dhe për ringjalljen e luftës kundër shfrenimit. Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursimorë.

Shoqata e veprimtarisë bankare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë solemnisht do ta shënojë Ditën botërore të kursimit - 31 Tetorin, nesër me ndarjen e mirënjohjeve punonjësve më të mirë në sportelet e bankave dhe kursimoreve për rezultate të arritura të posaçme për vitin 2010 në kryerjen e detyrave të punës në sferën e punës me popullatën.

Bankat me rastin e Ditës botërore të kursimit paralajmëruan më shumë aktivitete. Banka Komerciale informoi se do të hapë libreza kursimore - hapje e kursimit të fëmijëve "Ketri" me shumë prej 3.000 denarë dhe po aq arka kursimore, të gjithë fëmijëve të cilët do të lindin më 31 tetor në qytetet ku Banka ka filiale dhe ekspozitura të saj. Banka TTK, madje, në të gjitha ekspoziturat organizon edukim për më të vegjlit për përfitimet nga kursimi, do të ketë prezantim të këshillave praktike se si të kursehet, ndërsa do të ketë edhe dhurata rasti për kursyesit. Banka TTK paralajmëroi se prej nesër rriten shkallët e kamatës për kursim të personave fizikë deri në një për qind. Depozitat në denarë do të arrijnë deri 10,30 për qind, ndërsa për euro deri 5,5 për qind.

Përndryshe, në gjashtë muajt e parë është shënuar rritje e depozitave në bankat e Maqedonisë për 8,3 për qind. Vlerësohet se gjithsej depozita në banka ka mbi 3,2 miliardë ero.

Publikuar: 31.10.2010 | 16:03
Lexuar: 633 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime