Pavarësisht pohimeve të Lidhjes Demokratike se teksti i mocionit të votëbesimit është i papranueshëm për të dhe nuk i përgjigjet, siç thotë, realitetit politik në vend, mund të ndodh që një pjesë e deputetëve nga radhët e saj ta votojë mocionin duke i dhënë mundësi kërkesave për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në dhjetor të këtij viti.
Subjektet politike në Kosovë pritet që gjatë ditës së hënë të marrin qëndrimin për mocionin e votëbesimit për qeverinë e Kosovës, që do të paraqitet në seancën e së martës në Kuvendin e Kosovës.
Dy forcat më të mëdha politike në vend, që kanë prishur koalicionin qeverisës, PDK dhe LDK, do të mund ta përcaktojnë vendimin për mocionin, nëse vendosin ti japin votat e tyre.
Pavarësisht pohimeve të Lidhjes Demokratike se teksti i mocionit të votëbesimit është i papranueshëm për të dhe nuk i përgjigjet, siç thotë, realitetit politik në vend, mund të ndodh që një pjesë e deputetëve nga radhët e saj ta votojë mocionin duke i dhënë mundësi kërkesave për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në dhjetor të këtij viti.
Ish-partneri në koalicion, Partia Demokratike, megjithëse ka deklaruar se nuk mbanë asnjë faj për krizën e krijuar institucionale, ka lënë të kuptohet se mund ti jap votat e nevojshme për mocion votëbesimi, duke rrëzuar qeverinë që ajo aktualisht udhëheqë.
Vëzhgues të mirë të situatës thonë se kjo do të shënonte precedentin e parë në një vend demokratik, kur partia në pushtet do të votonte kundër vetvetes, pavarësisht situatës së krijuar politike.
Tash për tash kundërshtare e fuqishëm e mocionit të votëbesimit, që u paraqit në Kuvend nga AKR, në fund të javës së kaluar pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve të deputetëve, është AAK në opozitë.
Nëse mocioni i votëbesimit do të kalojë me 61 vota të nevojshme, që do të mundësonte rrëzimin e qeverisë, vendi do të futej në një krizë të re duke e zhvendosur datën e zgjedhjeve nga 13 shkurti i vitit të ardhshëm, diku nga mesi i dhjetorit të këtij viti.
Kriza institucionale në Kosovë u shkaktua pas dorëheqjes së presidentit Fatmir Sejdiu, që u imponua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pas largimit të njëanshëm të LDK-së nga qeveria aktuale. (bbc)