E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një emision të B92 – “Utisak nedelje” (Mbresa e javës), nënkryetari i qeverisë serbe i ngarkuar për integrimet evropiane ka thënë se heqja dorë nga Bashkimi Evropian do të thoshte hap mbrapa.
Serbia s’ka shanca pėr nė BE pa i normalizuar marrėdhėniet me Kosovėn









- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliq, sipas medieve të Beogradit është shprehur se në pyetjen e përfshirë në pyetësorin e Komisionit Evropian mbi kufirin, territorin dhe numrin e banorëve, përgjigja do të jepet duke llogaritur Kosovën pjesë të saj.

Gjeliq dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, Uilliam Montgomeri, pajtohen se për hyrjen e Serbisë në BE është e domosdoshme normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.

Në një emision të B92 – “Utisak nedelje” (Mbresa e javës), nënkryetari i qeverisë serbe i ngarkuar për integrimet evropiane ka thënë se heqja dorë nga Bashkimi Evropian do të thoshte hap mbrapa.

Po ashtu, kjo do të thoshte edhe hapje e rrugës anëtarëve të BE-së që Kosovën ta trajtojnë si vend të ri anëtar, që për Serbinë nuk do të ishte mirë, ka thënë Gjeliq.

“Është fakt se në Ballkanin perëndimor, të gjitha vendet dëshirojnë BE-në dhe, siç thotë Montgomery, nuk do të mund të shkojmë në BE, derisa të mos zgjidhim statusin e Kosovës, por as Prishtina. Në fakt, kjo është një nxitje për të gjetur një kompromis. Hyrja në BE nxit për kompromis. Sikur të hiqnim dorë nga hyrja, do të shkonim një hap mbrapa”, është shprehur Gjeliq. Uilliam Montgomeri konsideron se kufijtë ndërkombëtarë në Ballkan për bashkësinë ndërkombëtare, siç thotë ai, janë të çimentuara dhe të gjithë përmes bisedimeve dëshirojnë vendosjen në procesin e normalizimit.

“Nuk e di nëse këtu do të ketë farë kushtesh në ndonjë moment negociatave në lidhje me BE-në, por jam i sigurt se kurrë nuk do të hynim në BE derisa të mos ketë normalizim të vërtetë. Jo njohja formale e Kosovës si qeveri, si shtet, por duhet të ketë normalizim të plotë dhe kjo është diçka me të cilën kjo qeveri duhet të pajtohet herët a vonë”, konsideron ai.

Në emisionin “Utisak nedelje” është biseduar edhe për ndarjen eventuale të Kosovës. “A është ndarja e vetmja gjë logjike në të ardhmen? Unë nuk e them, e as nuk është vendi e as formati, por është fakt se ne kemi dy bashkësi, të cilat nuk shikojnë në të njëjtën korpus politik, dhe kjo është diçka që duhet të ketë një ndikim të caktuar në zgjidhje që në fund do të miratohet”, ka thënë Gjeliq.

Montgomery thotë se ai vetë vazhdimisht ka mbështetur idenë e ndarjes, por në qeverinë e SHBA-së askush nuk e mbështetë këtë opsion.

“E them me siguri të plotë, askush në qeverinë e SHBA-së nuk e mbështet mendimin tim. unë vite me radhë derisa isha pjesë e qeverisë jam përpjekur për këtë ide dhe e di se ata janë të bindur që të gjithë, se Kosova duhet të mbetet e pavarur”, ka thënë Montgomeri.

“I frikëson ideja e ndarjes për shkak të pasojave që mund të kishte në rajon, në Maqedoni, në Bosnjë. Janë fare të pavullnetshëm ta shqyrtojnë këtë ide. Kjo është ide e imja tash e një kohë të gjatë, por sapo kalon koha gjasë që kjo të ndodhë janë gjithnjë e më të vogla dhe mendoj se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që e kishim atëherë dhe tani kjo Rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të KB, tash janë gjasat zero që kjo të ndodhë”, ka shtuar ai.

Dita e fillimit të negociatave midis Beogradit e Prishtinës do të mund të ishte përafërsisht e ditur gjatë kësaj jave.

Publikuar: 01.11.2010 | 05:18
Lexuar: 212 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime