Përfaqësues të tridhjetë kompanive të Maqedonisë dhe gjashtëdhjetë të Shqipërisë sot në Tiranë i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim. Në forumin e biznesit merr pjesë një delegacion i Maqedonisë i kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
Përfaqësues të tridhjetë kompanive të Maqedonisë dhe gjashtëdhjetë të Shqipërisë sot në Tiranë i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim. Në forumin e biznesit merr pjesë një delegacion i Maqedonisë i kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
Ministri Besimi, siç njofton raportuesi i MIA-s nga Tirana, në hapjen e forumit porositi se reformat strukturore në Maqedoni kanë kontribuar për zhvillimin e ekonomisë tregtare.
"Në vitet e kaluara Maqedonia ka bërë reforma strukturore të rëndësishme në sistemin ekonomik, që rezulton me krijimin e ambientit më të mirë afarist, kushte më të mira për zhvillim të ekonomisë së hapur tregtare, liberalizim të tregtisë dhe për zhvillim të konkurrencës", theksoi Besimi.
Për ministrin shqiptar të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli më me rëndësi është bashkëpunimi rajonal në kushte të krizës ekonomike globale.
Ai e përshëndeti masën e Maqedonisë për liberalizim të plotë të prodhimeve bujqësore, e cila sipas tij është me interes të ndërsjellë.
Biznes forumi është mundësi për pjesëmarrësit të njihen për realizimin e bashkëpunimit tregtar sipas marrëveshjes CEFTA - 2006, si dhe të diskutojnë për problemet ekzistuese dhe mundësitë për përmirësim të bashkëpunimit afarist.
Forumi i biznesit është rezultat i bashkëpunimit të deritanishëm mes Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, GTZ-së dhe Asociacionit të përpunuesve të Maqedonisë, Odës ekonomike të Republikës së Maqedonisë dhe Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë. Nikoqir i takimit janë Ministria e Ekonomisë e Republikës së Shqipërisë, Oda ekonomike e Republikës së Shqipërisë dhe ALBINVEST