E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Agim Behluli nga Kumanova, ishte dënuar për gjoja terrorizëm, me një grup prej nëntë shqiptarësh, që akuzoheshin për dy shpërthime në qendër të Kumanovës dhe në hekurudhën ndërkombëtare Shkup-Beograd që kalonte afër fshatit Vaksincë.
Gjykata e Apelit abrogon lirimin e Agim Behlulit









Pas 6 vjetësh në burgun e Idrizovës, Agim Behluli nga Kumanova sot priste të dilte në liri. Kështu kishte vendosur Gjykata Themelore e Kumanovës, duke marrë për bazë ankesën e familjarëve dhe karakteristikat pozitive në burg, që i mundësonin lirim para kohe.

Por gëzimi në familjen Behluli nuk kishte zgjatur shumë, dhe derisa ai po bënte gati valixhet për t’a lënë qelinë, i vjen lajmi për vazhdimin e burgut deri në fund të dënimit. Pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit ia kishte vulosur edhe një vit burg. Avokati mbrojtës, Besnik Sulejmani, vlerëson se Gjykata e Apelit solli një vendim të papritur dhe të pabazuar në fakte, meqë Gjykata e Kumanovës kishte vepruar konform ingerencave të veta dhe dispozitave ligjore.

‘Edhe pse kishim vendim pozitiv, përsëri lëshuam d.m.th një përgjigje në ankesë të prokurorit ku shkalla e dytë apo gjykata e apelit bëri ndryshimin e aktvendimit dhe llogariti se kërkesa ose lutja e bashkëshortes së Agim Belulit është e pabazë duke u thirur tani dallim nga ankesa e prokurorit, kushti i parë është arritur, kushti i dytë i socializmit të plotë nuk është arritur, kur ne vetëm e dijmë se rezonimi i pafajësisë ekziston akoma tek Agim Beluli d.m.th besojmë’,thotë Besnik Sulejmani, avokat i Agim Behlulit.

Agim Behluli nga Kumanova, ishte dënuar për gjoja terrorizëm, me një grup prej nëntë shqiptarësh, që akuzoheshin për dy shpërthime në qendër të Kumanovës dhe në hekurudhën ndërkombëtare Shkup-Beograd që kalonte afër fshatit Vaksincë.

Familjarët dhe organizatat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, e kishin vlerësuar si një proces të montuar politik, sikurse rasti i Sopotit. Agim Behluli ishte arsimtar, gazetar dhe aktivist i njohur i sektorit joqeveritar në vend, i cili vazhdimisht ka tërhequr vërejtjen për procesin e montuar ndaj tij, por gjithnjë kishte hasur në veshët e shurdhër të institucioneve kompetente. (alsat-m)

Publikuar: 01.11.2010 | 17:24
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime