E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

-Komisioni i klubeve synon ndryshimin e rregullores. Të largohen personat me precedentë penalë në 5 vitet e fundit-.
FSHF dhe Klubet, plan pėr largimin e personave me precedentė penalė nga futbolli




Gjergji Mima

- Personat që gjatë 5 viteve të fundit kanë pasur precedentë penalë, mund të mos jenë më pjestarë të klubeve të futbollit apo të institucioneve që aderojnë në Federatën
Shqiptare të Futbollit.

Burime nga FSHF, bëjnë të ditur se kohët e fundit, specialistë të fushës juridike të këtij institucioni, por edhe pjestarë të Komisionit të klubeve të Kategorisë Superiore, kanë propozuar që të shtohet një pikë në rregulloren e federatës, e cila të sanksionojë të gjithë
personat që pesë vitet e fundit kanë pasur precedentë penalë.

Një propozim i tillë është mbajtur i fshehtë nga drejtuesit e FSHF-së, por në mbledhjen e fundit të komitetit Ekzekutiv ai është diskutuar, por ende nuk është miratuar.

Megjithatë, zyrtarisht drejtuesit e FSHF-së në asnjë moment nuk e kanë përmendur një propozim të tillë dhe nuk i janë referuar ndonjë direktive nga UEFA apo FIFA për të shtuar një rregull të këtij lloji në rregulloren e përgithshme të FSHF-së.

Nëse miratohet rregulli për përjashtimin e personave me precedent penalë nga radhët e klubeve, por edhe nga FSHF-ja, atëherë pritet që një numër i konsiderueshëm individësh të cilët aktualisht janë drejtues, zyrtarë apo pjestarë të një skuadre, të penalizohen.

Në pamje të parë një rregull i kësaj natyre të jep idenë se FSHF, apo ideatorët e këtij propozimi, kërkojnë të pastrojnë futbollin nga persona që kanë pasur probleme me ligjin.

Megjithatë, nuk pëjashtohet mundësia që një rregull i tillë të përdoret për të larguar personazhe të ndryshme nga futbolli.

Këto paqartësi vijnë edhe si neglizhencë e FSHF-së, e cila 2 muaj pas fillimit të sezonit futbollistik ende nuk ka publikuar rregulloren zyrtarë të këtij viti. Teksa vitin e shkuar rregullorja nuk u publikua fare, ajo iu shpërnda vetëm klubeve.

Në futbollin shqiptar, gjatë 20 viteve të fundit, ka pasur shumë persona të cilët në të kaluarën kanë pasur probleme me drejtësinë. Gjatë viteve të fundit nuk kanë munguar rastet kur sponsorë apo presidentë të skuadrave të ndryshme janë dënuar (rasti i presidentit të Elbasanit, Arben Laze), apo janë ekzekutuar (rasti i ish-presidentit të Vllaznisë, Myftar Çela, i vrarë në Mal të Zi).

Publikuar: 01.11.2010 | 18:24
Lexuar: 417 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime