Por si arriti Premier Liga të kampionati më i pasur në botë? Cilët janë biznesmenët që investojën aty? Në termat vetëm të futbollit, klubet e Premier Ligës janë disa prej më të pasurave në botë. Kompania audituese, Deloite, ka listuar shtatë klube angleze
midis 20 më të pasurave në botë për sezonin 2008-2009.
Gjergji Mima
- Premier Liga ka arritur që të ngjitet në krye të klasifikimit të kampionateve me fitime më të mëdha nga sponsorët nëpër fanellat e klubeve.
Bundesliga e mbajti vitet e fundit vendin e parë për fitimet më të mëdha, por tani është Anglia ajo që ka dalë në krye me 178 milionë dollarë. Kjo ngritje e futbollit anglez në këtë statistikë vjen pas marrëveshjeve të reja të Manchester United me Aon dhe Liverpoolit me bankën e njohur Standard Chartered. Gjermania zë pozitën e dytë në
këtë klasifikim me 118.5 milionë euro. Pasojnë Serie A, Ligue 1 e
Francës dhe La Liga e Spanjës.
Por si arriti Premier Liga të kampionati më i pasur në botë? Cilët janë biznesmenët që investojën aty? Në termat vetëm të futbollit, klubet e Premier Ligës janë disa prej më të pasurave në botë. Kompania audituese, Deloite, ka listuar shtatë klube angleze
midis 20 më të pasurave në botë për sezonin 2008-2009. Asnjë ligë tjetër nuk ka më shumë se katër ekipe në të këtë renditje. Shitja e të drejtës televizive parashikohet të rritet duke e shndërruar Premier League në një fuqi financiare futbollistike.
Të ardhurat e Premier Ligës vlerësohen si të katërtat më të larta në çdo lloj sporti në planet, pas tri sporteve më popullore në Shtetet e Bashkuara: futbollit amerikan, NFL, ligës së bejzbollit, MJB dhe kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.
Formati aktual i Premier Ligës luhet nga vitit 1992, por kampionati I parë anglez është luajtur në vitin 1888, kur edhe u krijua Liga e Futbollit. Premier Liga është e përbërë nga 20 skuadra, të cilat luajnë secila nga 38 ndeshje në sezon, dhe në total zhvillohen në një
edicion 380 ndeshjes.
Qysh nga viti 1888, 23 klube e kanë fituar kampionatin anglez. 44 klube kanë marrë pjesë në formatin aktual të Premier Liga nga viti 1992, kut titujt janë fituar nga Mançester Junaitid (11), Arsenali (3), Çelsi (3) dhe Bllekbërn Rovers (1). Kampion në fuqi në Angli
është Çelsi i drejtuar nga presidenti rus Roman Abramoviç dhe trajneri italian Karlo Ançeloti.
Premier Liga ka tërhequr disa nga biznesmenët më të fuqishëm në planet, pasi sporti në Angli është shndërruar në një industri të mirëfilltë. 13 pronarë të huaj janë në 20 ekipet e Premier Ligës, ku katër janë amerikanë, dy rusë, dy indianë, një egjiptian, një arab,
një hong-kongez, një letonez.
- Arsenali :
Klubi i Topçinjve, që zotërohet nga gjashtë aksionarë është shndërruar në një luftë të hapur të ftohtë midis amerikanit Stan Kroenke, i cili zotëron 29.9 për qind të aksioneve dhe rusit Alisher
Usmanov (26 për qind). Pjesa tjetër zotërohet nga tre biznesmenë anglezë: Peter Hill-Ude (0.8%), dhe një biznesmene, Lejdi Nina (15.9), me origjinë indiano-angleze.
Stan Kroenke (63 vjeç), është një biznesmen i njohur amerikan. Kroenke është gjithashtu edhe pronar i klubit amerikan të basketbollit, Denver Naxhets, ekipit të futbollit, Kolorado Rapids dhe ekipit të hokejit, Kolarado Avalansh. Jeton në Misuri të SHBA-ve.
Alisher Usmanov (57 vjeç) është një biznesmen rus me origjinë nga Uzbekistani. Sipas edicionit të vitit 2010 të revistës Forbes, oligarku që zotëron 26 për qind të aksioneve të Arsenalit është një ndër më të pasurit në Rusi, një pasuri e vlerësuar në 7.2 miliardë
dollarë dhe bën pjesë në 100 më të pasurit në planet. Ashkimin Sovjetik.
- Aston Vila
Pronari i klubit nga Birminghami, Aston Vila, është amerikani Randolf Lerner, pasuria e të cilit llogaritet në 1.5 miliardë dollarë (në vitin 2008). Lerner, 48 vjeç, ka lindur në Bruklin të Nju Jorkut, dhe përveç Aston Vilës, të cilën e zotëron që nga viti 2006, ka në
pronësi të tij tij edhe ekipin amerikan të futbollit, Klevland Brauns
(nga viti 2002).
- Birmingam City
Karson Yeung Ka Sing, një biznesmen nga Hong Kongu, e bëri të vetin klubin anglez të Birmingamit, më 6 tetor të vitit 2009. Ai është pronari i Birmingham International Holdings, një kompanie të pajisjeve sportive dhe argëtuese. Karson Jeung ka një karrierë
interesante se e nisi punën si një berber, por ai e bëri pasurinë e tij kur bashkëthemeloi më pas një kazino luksoze, Greek Mytology.
Gjithashtu, ai ivenstoi në një kompani gazi. Karson ishte drejtori I ekipit të kategorisë së parë nga Hong Kongu, Hong Kong Rejnxhers, ndërkohë që vitin 2007 nuk pati sukses në tentativën e tij të parë për të blerë Birmingamin, pro e bleu atë në vitin 2009 në shumën prej 57 milionë sterlinash.
- Blackburn Rovers
Klubi anglez i themeluar në vitin 1875 ka për drejtor ekzekutiv Xhon Uilimas dhe trajner Sem Allërdajs, por zotërohet nga një grup indian, VH, Venkateshëara Hatcheries, i themeluar në vitin 1971. Kompania indiane ka ofruar 47 milionë sterlina për të blerë 100 për qind të aksioneve të klubit. Grupi kryesohet nga Anuradha Desai, një biznesmene e njohur indiane. Fokusi kryesor i biznesit janë investimet në pulari dhe ferma.
- Blackpool
Ka dy pronarë, anglezin Ouen Ojstoun (80 për qind të aksioneve) dhe letonezi, Valeri Belokon (20 për qind). Ouen Ojston (76 vjeç) është një nga multimilionerët në Angli. Ai
zotëron shumicën te klubi i Blackpool-it, 80 për qind. Ai u akuzua për rrëmbim e përdhunim të një modeleje në vitin 1996 dhe bëri 3 vjet burg nga gjashtë vjet që ishte vendimi. E la shkollën në moshën 16 vjeç dhe nisi karrierën si aktor. Karrierën si biznesmen e nisi duke shitur makina qepëse, por firma e tij dështoi. Më pas krijoi një agjenci biznesi, duke u bërë kompania e katërt më e madhe në Angli. Në vitin 1987 bleu një pjesë të madhe aksionesh të Bllekpullit, duke u bërë pronari i ri i klubit. Ojstin ka pasur interesim edhe për investime në media, e sidomos në radiot komerciale.
- Bolton
Anglezi Edi Dejvis është pronari i klubit anglez të Bolto Uonderes. Skuadra e trajnuar aktualisht nga Ouejn Kojl është krijuar në vitin 1874 me emrin Krist Çërç FC. Bolton është pjesëmarrëse I rregullt në Premier League që nga viti 2001. 56-vjeçari, sipas gazettes Sunday Times, është personi i 558-të më i pasur në Angli. Ka të
punësuar në kompanitë që zotëron më shumë se 1000 punëtorë.
- Everton
Klubi i Evertonit zotërohet nga tre aksionarë kryesorë anglezë, Bill Kenrajt (27%), Robert Irl (23%) dhe Xhon Uds (21%). Liverpulasi Bill Kenrajt, 65 vjeç, është një producent i njohur teatri i Uest End. Kenrajt është drejtori sportiv i Evertonit, klubit
tjetër të Liverpulit. Kenrajt ka marrë pjesë në shumë shfaqje teatrore të shkollave që ai ka ndjekur. Në vitin 2007, Kenrajt ishte një gjykatës në serinë televizive të BBC1, Çdo ëndërr mund të kthehet në realitet. Kenrajt ka pasur një pasion të veçantë për muzikën, madje ka themeluar shtëpinë diskografike të tij, Bill Kenëright Records, ndërkohë që dhe vetë ka kënduar në një bandë muzikore të quajtur The Chevrolets'. Me Evertonin është i lidhur që nga viti 1984, duke blerë kohë pas kohe aksione, deri sa në vitin 2004 ai u bë aksionari më I madh në klub.
- Fulham
Mohamed Abdel Moneim Fayed (77 vjeç) është një biznesmen egjiptian shumë i njohur, pasi zotëron hotelin Ritz në Paris, por dhe babai i Dodi Al-Fajedit, që vdiq në të njëjtin makinë dhe aksident në shoqërinë e ish-princeshës së Anglisë, Diana, në gusht të vitit
1997, në një tunel të Parisit. Është djali i një mësuesi egjiptian dhe karrierën e tij e nisi dikush shitur limonata. Në vitin 1974 ai u bë rezident në Britaninë e Madhe. Fajed e bleu Fulhamin kur ishte në kategorinë e dytë në vitin 1997, dhe në vitin 1999, Fulhami arriti një rekord prej 101 pikësh. Fajed dëshironte që ta bënte Fulhamin Mançester Junaitid të Jugut. Në vitin 2007, Fajed festoi dhjetë vjet në krye të Fulhamit, ndërsa në vitin 2009, Fulhami u rendit në vendin e 7-të në Premier League.
- Manchester City
Sheiku Mansur bin Zayed Al Nahyan (40 vjeç) nga Emiratet e Bashkuara Arabe është pronari më i pasur që zotëron një klub Premier Ligës. Sulltani Mansour është aëntar i familjes që qeveris Abu Dhabin dhe ai është zëvendëskryeministër i qeverisë së Emirateve të
Bashkuara. Mansuri, djali i pestë i Emirit të Abu Dhabit, ka studiuar shkenca politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sheiku Mansur kryeson kompaninë e Investimeve International Petroleum Investment. Në shtator të vitit 2008, sheiku Mansur bleu Mançester Sitin, duke sjellë disa nga lojtarët më të mirë në botë. Gazeta Times e rendiste sheikun Mansur si personin e gjashtë më të fuqishëm në sport, kjo falë investimeve prej 750 milionë sterlinash te Mançester Siti. Përveç Mançester Sitit, Mansuri është dhe presidenti i klubit shumësportësh, Al-Xhazira.
- Manchester United
Biznesmeni Malkolm Irving Glejzër (82 vjeç) është pronari i Mançester Junaitid. Ai është president dhe drejtor ekzekutiv i First Allied Corporation, që zotëron një numër të madh biznesesh, më së shumti në industrinë e prodhimeve ushqimore. Përveç aksioneve kontrolluese te Mançester Siti, ai zotëron dhe një ekip në Shtetet e Bashkuara, Tampa
Bay Bukaners. Gljezër ishte i pesti nga shtatë fëmijët e një familjeje me origjinë çifute në Shtetet e Bashkuara. Ai u punësua në biznesin e të atit, në shitjen e bizhuterive. Në atë kohë kishte vetëm 300 dollarë në emrin e tij. Brenda pesë vitesh ai filloi të investonte në biznese të tjera. Në vitin 1995, Malkolm Glejzër bleu klubin Tampa Bay Bukaners për shumën rekord të 192 milionë dollarëve. Stafi i tij përbëhej edhe nga djemtë, Brajan Glejzër, Eduard Glejzër dhe Xhoel Glejzër. Midis viteve 2003 dhe 2005, Glejzër gradualisht nisi të blejë aksione në klubin e Mançesterit, të cilin e bleu në shumën e 1.47 miliard dollarëve.
- Chelsea
Roman Arkadjeviç Abramoviç (44 vjeç) është pronari i Çelsit në Angli. Abramoviçi është një ruso-çifut me një pasuri të llogaritur nga Forbes, që shkon te 11.2 miliardë dollarë. Ai zotëron kompaninë Millhouse LLC. Paratë fillimisht i ka siguruar nga martesa e tij e parë, me Olgën, më pas duke prodhuar kukulla plastike dhe pjesë
automobilash. Afërsia e tij me rrethin ekonomik të ish-presidentit rus, Boris Jelcin, ndikoi në pasurimin e shpejtë të tij. Në vitin 2003, Abramoviç u vlerësua si Njeriu i vitit nga Expert, një revistë ekonomie ruse. Roman Abramoviç është përfshirë gjerësisht në
futboll, duke pasur në pronësi Çelsin (nga qershori i vitit 2003, ku ka fituar 3 kampionate në Angli), por dhe me sponsorizime të mëdha te CSKA-ja e Moskës. Abramoviç është njeriu i katërt më i pasur në Rusi dhe individi i 50-të më i pasur planet.
- Liverpool
Nju England Ventures (NESV) është një kompani amerikane, aktualisht pronar i Liverpulit. Është kompania që zotëron edhe skuadrën e bejzbollit, Red Sox. NESV u themelua në vitin 2001, kur Xhon Henri, bashkoi forcat me Tom Uernerin, Les Oten, The Nju Jork Tajms Kompani (që zotëron 16.58 për qind) dhe investitorë. Është një kompani me qendër në Boston. Më 6 tetor të vitit 2010, NESV ariti marrëveshjen për të blerë klubin e Liverpulit, nga dy pronarët amerikanë Tom Hiks dhe Xhorxh Xhillet, një marrëveshje që arrin në total shifrën e 1 miliard sterlinave.
- Newcastle United
Majkëll Xhejms Uallas Eshli, apo i njohur shkurt si Majk Eshli (47 vjeç) është një milioner anglez, i cili investon në tregun e materialeve sportive. Ai pagoi 135 milionë sterlina për të blerë Njukasëll Junaitid. Eshli u rrit në një shtëpizë të thjeshtë, e la
shkollën 16 vjeç dhe hapi dyqanin e tij të parë duke shitur pajisje skish. Tani ai ka 100 dyqane në të gjithë Anglinë dhe renditet i 60-ti në listën e më të pasurve në Angli, me një vlerë prej 700 milionë sterlinash. Në vitin 2007 bleu 46.1 për qind të askioneve të Njukasëllit.
- Stock City
Pitër Koates është pronari aktual i Stok Siti, por njëherësh edhe personi i 25-të më i pasur në futbollin anglez. Ai ka qenë dy here pronar i klubit të Stok Sitit. Në vitin 1989 ai e bleu për herë të parë, duke e mbajtur presidencën deri në vitin 1999, përpara se të
tërhiqej pas protestave të tifozëve për rezultat të dobët. Klubi u ble nga një konsorcium islandez, më bazë në Luksemburg. Koates e bleu sërish klubin në vitin 2005, pas vetëm pesë vitesh. Piter Koates e shiti te islandezët 3.3 milionë sterlina dhe ua bleu 1.7 milionë
sterlina, por pagoi dhe borxhet e tyre prej 3.3 milionë sterlina.
- Sunderland
Ekipi anglez i Sanderlendit, me të cilin sezonin e kaluar luajti Lorik Cana, ka për pronar amerikanin me origjinë irlandeze, Elis Short (50 vjeç), i lindur në Dallas dhe president edhe i Lone Stare Funds, me qendër në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në shtator të vitit 2008, Short bleu 30 për qind të Sanderlendit, duke u bërë aksioneri më i madh. Më 27 maj të vitit 2009, Elis Short zotëroi 100 për qind të kontrollit të klubit. Short e bëri Sanderlendin klubin e katërt në Premierligë, që ka pronarë amerikanë, përkrah Aston Vilës, Mançester Junatid dhe Liverpulit.
- Totenhem Hotspur
Totenhemi zotërohet nga dy aksionarë anglezë që kanë raporte të ndryshme pronësie: Xhoe Ljuis zotëron 85 për qind dhe Majkëll Eshkroft, 4 për qind. Xho Ljuis (77 vjeç) është një biznesmen anglez, i cili aktualisht jeton në Bahamas. Ljuis bëri pasuri duke shitur sende luksi për turistët dhe zotëron Tavistock Group, që zotëron 175 kompani në 15 vende. Kompanitë e Ljuisit nisën që nga prodhimi i gazit, energjisë, naftës, shërbimeve të restoranteve, hoteleve, qëndrave luksoze rezidenciale, e deri të organizimi i eventeve sportive. Xho Ljuis zotëron 85 për qind të aksioneve në klubin e Totenhemit. Ljuis zotëron një pasuri prej 3 miliardë dollarësh dhe është i 316-të në listën e miliarderëve, sipas Forbesit. Majkëll Eshroft është biznesmen i njohur ndërkombëtar, filantropist dhe politikan. Ai mban shtetësi të dyfishtë, angleze dhe beliziane. Ai
është anëtar i Shtëpisë së Lordeve: në Angli (parlamentit) si përfaqësues i partisë konservatore. Në listën e publikuar nga Sunday Times, ai ndodhet i renditur si i 37-ti në Angli më një pasuri që vlerësohet në 1.1 miliardë sterlina. Ai është një zëvendëskryetar i
Partisë Konservative. Te Totenehemi ai zotëron 4 për qind të aksioneve.
- West Ham
Uest Hemi zotërohet nga Stramur-Burdaras Bank (900 milionë sterlina, që zotëron 40 për qind të aksioneve dhe nga dyshja e formuar nga anglezi Dejvid Gold dhe uellsiani Dejvid Sulivan (të dy kanë zotërim 60 për qind).
Dajvid Gold (63 vjeç) zotëron Gold Group International, që zotëron një numër të madh kompanish nga ato të printimit, shërbimeve ajrore, revistën pornografike Gold Star, linjën e veshjeve të brendshme Knickerbox. Në vitin 2006 ai shiti agjencinë ajrore Gold Air dhe në 2007-n, aksione të Sport Njuzpejpër. Gold ka qenë ish-drejtor i
Birmingam Sitit. Në janar të vitit 2010, Gold dhe David Suliman blenë 50 për qind të aksioneve të Uest Hemit, e më pas e rritën duke blerë dhe 30 për qind të tjera në vlerën e 8 milionë sterlinave.
- Wigan
Dejvid Uilan (74 vjeç) është një ish-futbollist profesionist që ka luajtur për Bllekbërn Roversin dhe Krju Aleksandara. Aktualisht ai zotëron klubin e Uigan Atletik. Ai ka qenë ish-pronari i JJB Sport dhe stadiumit ku luajnë Uigan Atletik dhe Uigan Uarios. Është një mbështëtës i njohur i Partisë Konservatore në Angli, duke dhuruar 250 mijë sterlina për partinë. Uilehan e bleu Uigan Atletiks në vitin 1995 kur ai ishte në kategorinë e tretë. Në vitin 2005 ai e çoi në Premier Ligë.
- Wolverhampton
Stiv Morgan (58 vjeç) është një biznesmen filantropist. I trajnuar si inxhinier, në vitin 1974, Morgan mori hua 5 mijë sterlina nga babai I tij për të blerë Uellington Sivil Enxhniering. Në vitin 1990, me shumat e fituara, Morgan investoi në hotele. Morgan ishte një tifoz fanatik futbolli, dhe një tifoz i çmendur i Liverpulit. Ai kishte 5 për qind të klubit, por u grind me Dejvid Mores. Pasi Mores e shiti Liverpulin te Xhorxh Xhilletsi dhe Tom Hiksi, Morgan shfaqi interesimin e tij për të blerë Uolverhempton Uonderesin, një klub të cilin ai e cilësonte si të dytin e zemrës. Blerjen totale e realizoi në gusht të vitit 2007 dhe në vitin 2009, Uolverhempton, u ngjit në Premier Ligë.
- West Bromwich Albion (WBA)
Xheremi Roland Pis, dikur një llogaritar në një kompani biznesi angleze dhe tani një drejtor, qysh prej vitit 2002 është presidenti I Uest Bromuiçit, pas dorëheqjes së Pol Tompsonit. Nga viti 2005, ai ka pjesën më të madhe të aksioneve të Uest Bromuiçit.