E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë sot e theksoi Vilma Trajkovska, themeluese dhe kryetare nderi e Fondacionit ndërkombëtar "Boris Trajkovski" në fjalimin para të pranishmëve në konferencën e parë ndërkombëtare me temë "Zbulimi i hershëm në luftën kundër kancerit në gji", që u mbajt në Shkup në organizim të Fondacionit.
Kanceri nė gji mundet me sukses tė kurohet nėse zbulohet me kohė







Kanceri i gjirit është lloji më i shpeshtë i sëmundjeve në botë i cili mundet seriozisht ta rrezikojë jetën e gruas, por edhe të shërohet me sukses nëse zbulohet në kohë.

Këtë sot e theksoi Vilma Trajkovska, themeluese dhe kryetare nderi e Fondacionit ndërkombëtar "Boris Trajkovski" në fjalimin para të pranishmëve në konferencën e parë ndërkombëtare me temë "Zbulimi i hershëm në luftën kundër kancerit në gji", që u mbajt në Shkup në organizim të Fondacionit.

Prej 400 deri 500 gra në vit në Maqedoni sëmuren prej kancerit në gji.

"Shërimi varet prej më shumë faktorëve prej të cilëve më të rëndësishëm janë diagnostifikimi i hershëm dhe trajtimi kualitativ. Është e qartë nevoja e qasjes së organizuar sistemore në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Vetëm me partneritet të ndërsjellë në kuadër të institucioneve dhe jashtë tyre, në sektorin qytetar dhe organizatat joqeveritare mund të arrihen rezultate të dukshme", tha Trajkovska.

Sipas saj, pajisja kualitative mjekësore dhe personeli mjekësor mirë i përgatitur (radiologët, kirurgët, rentgen teknikët), janë imperativi i zbulimit të hershëm të kancerit në gji.

Erni Bodaj, drejtori i Qendrës për intervenime kirurgjike në Kaliforni, tha se nëse me kohë zbulohet kanceri në gji mundësia për mjekim kirurgjik është njëqind për qind.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe dr. Riçard Hirsh, radiolog në SHBA-së, i cili në vitin 2007 në Strumicë ka dhuruar memograf dhe së bashku me kolegët e tij ka bërë edukim detajues të teknikëve me qëllim të zbulimit më të mirë të sëmundjes.

Pas përfundimit të konferencës është promovuar pulla postare e botuar në gjuhën maqedonase, për luftën kundër kancerit në gji në kuadër të projektit të titulluar "Udhëtimi Global", të cilën e kanë pranuar 15 vende. Me shitjen e pullës do të ndihmohet në hulumtimin dhe studimin e kancerit në gji dhe për edukimin e kuadrove për prëdorimin e aparateve për zbulimin e hershëm të kancerit në gji.

Për herë të parë pulla është botuar në SHBA në vitin 1998 dhe është promovuar në Shtëpinë e Bardhë.

Konferenca është mbajtur në kuadër të shënimit të pesëvjetorit nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski. shk/mp/15:18

Publikuar: 03.03.2009 | 07:52
Lexuar: 1466 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime