Vëllezërit tanë sllavë-ortodoks para se të shkojnë në Kroaci, do të kthejnë në Beograd dhe nga këtu do të shkojmë së bashku në Split. Mund tju them se do të ishte e mjaftueshme që ti vëndonin zjarrin gjithë qytetit, ka deklaruar për Kurir pjestari i grupit huligan nga Serbia.
Në foto: Huliganët rus në San Petersburg dogjën Flamurin Shqiptar në ndeshjen Zenit-Hajduk (Foto Reuters)
Çmenduaria e huliganëve serb nuk ka të ndalur. Shoqata e hiliganëve serb ka njoftuar se të ndihmuar nga huliganët rus do të kallin Splitin. Kështu njofton Tv Nova e Zagrebit e cila sqaron se përvec që i kanë sulmuar tifozët e Hajdukut në San Petersburg, huliganët rus do të vinë në Split në ndeshjen e kthimit të Hajdukut kundër Zenitit dhe do të ndihmohen edhe nga huliganët serb për ti vënë flakën qytetit.
Vëllezërit tanë sllavë-ortodoks para se të shkojnë në Kroaci, do të kthejnë në Beograd dhe nga këtu do të shkojmë së bashku në Split. Mund tju them se do të ishte e mjaftueshme që ti vëndonin zjarrin gjithë qytetit, ka deklaruar për Kurir pjestari i grupit huligan nga Serbia.
Mirëpo edhe Torcidat nuk do të rrinë duarkryq. Vec një javë janë duke u organizuar që tua kthejnë huliganëve rus atë që u ndodhi në San Petersburg.
Vetëm le të vinë sa më shumë. Mund edhe Rusia edhe Serbia të vinë në Split, por asnjëri nuk do të dalë i gjallë nga qyteti, ka deklaruar njëri nga pjestarët e tifozëve të Hajdukut Torcida në njërën nga shumë webportalet e tyre në internet.