Me moton "Nga themeli deri te çatia" prej sot e deri më 7 mars në Panairin e Shkupit do të mbahet Panairi ndërkombëtar për ndërtimtari - NDËRTIMTARIA 2009.
Me moton "Nga themeli deri te çatia" prej sot e deri më 7 mars në Panairin e Shkupit do të mbahet Panairi ndërkombëtar për ndërtimtari - NDËRTIMTARIA 2009.
Në tri sallat dhe dy anekset, gjithsej në një hapësirë prej tetë mijë metra katrorë bruto ambient ekspozues, do ta prezantohen gjithsej 223 kompani direkte dhe indirekte nga 18 vende nga rajoni, Evropa dhe Azia.
Në sallën e parë do të prezantohen 12 kompani ndërtimore turke, të interesuara për prezantimin e prodhimeve dhe shërbimeve të tyre dhe për lidhshmëri afariste me biznesmenët e Maqedonisë.
Gjatë manifestimit të panairit në organizim të Grupacionit-Panairi i Shkupit ERA dhe Ministrisë së Tranportit dhe Lidhjeve do të mbahen dy tribuna në tema aktuale lidhur me ndërtimtarinë nga të cilat njëra do t'i kushtohet krizës ekonomike dhe ndikimit të saj mbi sektorin ndërtimor.
Panairi do të jetë i hapur nga ora 10 deri në orën 19, ndërsa hyrjet do të kushtojnë 100 denarë.