E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prefekti i Korçës Andrea Mane, i pyetur për dhunim të varreve 200 vjeçare të shqiptarëve në zonë për ngritjen e memorialit grek, Mane mohoi që të ketë patur ankesa se ka ndodhur një vepër e tillë në zonë.
Hetime pėr varrezat e dėmtuara nė Boboshticė









- Një grup hetimor është nisur drejt Boboshticës për të mbledhur fakte rreth pretendimit të banorëve se u janë dhunuar varret nga ndërtimi i memorialin në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftë me Italinë.

Lajmi konfirmohet nga prokurori në Korcë, Përparim Vukaj që tha se pas verifikimit do të nisë dhe procedimi penal për dëmtimin e varreve që banorët e Boboshticës pretendojnë, raporton BalkanWeb.

Perfekti i Korçës në krah të grekëve

Prefekti i Korçës Andrea Mane ka reaguar sot rreth situatës më të fundit të krijuar në Boboshticë me rastin e homazheve që u bënë në zonë për Festën e Clirimit të Greqisë.

Prefekti i Korçës dënoi sot djegien që iu bë kurorave që u vendosën dje nga përfaqësues të Konsullatës Greke, OMONIA-s dhe shumë shtetasve greke në Memorialin në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftë me Italinë.

Mane tha se djegia e kurorave përbën një akt të dënueshëm dhe se autorët do të dalin shumë shpejt para përgjegjësisë.

I pyetur për dhunim të varreve 200 vjeçare të shqiptarëve në zonë për ngritjen e memorialit grek, Mane mohoi që të ketë patur ankesa se ka ndodhur një vepër e tillë në zonë.

“Gjithsesi, jam duke verifikuar”, tha Prefekti i Korçës. Mano ka deklaruar se “nuk është vërtetuar ende nëse poshtë betonit ka varre dhe nuk ka marrë asnjë konfirmim nga komuna në lidhje më këtë çështje”.

Prefekti tha se po bëhen hetime në lidhje me këtë ngjarje dhe në përfundim të këtyre hetimeve do të ketë edhe një deklaratë zyrtare. Mano ka theksuar se mendon se veprimi i disa individëve nuk mund të tensionojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Publikuar: 01.11.2010 | 21:35
Lexuar: 427 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime