E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ne në veçanti jemi të gëzuar rreth reagimit nga zhvilluesit dhe raporteve për IE9 beta, me 37 milion shikime faqesh në faqen tonë të testimit dhe me 13,000 pjesë të ofruar si feedback” tha Microsoft duke shtuar se IE9 është rrugës për të qenë shfletuesi me shkallën më të shpejtë të adoptimit deri më sot.
Internet Explorer 9 arrin nė 10 milion shkarkime





Microsoft kohë më parë ka shpalosur një beta version të Internet Explorer 9 që tani sipas raporteve thuhet se ka arritur në 10 milion shkarkime, vetëm gjashtë javë pas lansimit.

Siç tregon hulumtimi nga Microsoft, ueb përdoruesit përdorin rregullisht vetëm 12 prej veçorive të ndryshme që ofron shfletuesi, dhe si rezultat i kësaj është vendosur që IE9 të përfitojë një ndërfaqe më pak të ngarkuar. Duke ruajtur pamjet e sistemit operativ të ri të Microsoft, Windows 7, shfletuesi shfaq të njëjtat elemente dhe shfaq në rend të parë përmbajtjen e një faqe para një përdoruesi.

IE9 gjithashtu përdor një numër funksionesh të shpalosura për herë të parë në Windows 7, duke përfshirë edhe aftësinë për të ngulitur faqet në shirit të veglave, për të shkëputur një tab – duke e larguar atë nga shfletuesi – dhe duke përdorur Windows Aero Snap pë të shikuar dy faqe krah për krah.

“Ne në veçanti jemi të gëzuar rreth reagimit nga zhvilluesit dhe raporteve për IE9 beta, me 37 milion shikime faqesh në faqen tonë të testimit dhe me 13,000 pjesë të ofruar si feedback” tha Microsoft duke shtuar se IE9 është rrugës për të qenë shfletuesi me shkallën më të shpejtë të adoptimit deri më sot.

Ueb shfletuesi ka arritur në 2 milion shkarkime vetëm dy ditë pas lansimit me 15 shtator. Atë mund ta shkarkoni nga ueb faqja e Microsoft. (pcworld.al)

Publikuar: 01.11.2010 | 21:40
Lexuar: 224 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime