E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndër çështjet kryesore që zgjuan interes dhe debat te mërgimtarët, ishin borxhet e trashëguara të komunës, bllokadat që pushteti qendror ia bën komunës në lëmin e investimeve publike dhe nëpërmjet organeve policore, si dhe investimet publike të realizuara në periudhën e deritashme.
Rikonfirmohet pėrkrahja e klubit tė Debreshit nė Zvicėr pėr zgjidhjen e problemit me ujin










Në një takim pune të kryetarit të komunës Rufi Osmani dhe përgjegjësit të shkollës së medicinës Besim Memedi me mërgimtarët në klubin e Debreshit në Cyrih të Zvicrës, më datë 30 Tetor 2010, u rikonfirmua edhe njëherë përkrahja financiare e mërgatës së këtij fshati për zgjidhjen e problemit të vjetër me ujin e pijshëm në këtë vendbanim.

Në prezencë të mbi 200 mërgimtarëve, kryetari Osmani informoi për aktivitetet vijuese të Komunës, problemet dhe të arriturat në mandatin e deritashëm prej kur ai është në krye të Komunës së Gostivarit.

Ndër çështjet kryesore që zgjuan interes dhe debat te mërgimtarët, ishin borxhet e trashëguara të komunës, bllokadat që pushteti qendror ia bën komunës në lëmin e investimeve publike dhe nëpërmjet organeve policore, si dhe investimet publike të realizuara në periudhën e deritashme.

Ne lidhje me konstruksionin financiar për financimin e ndërtimit të basenit të ri të ujësjellësit, kryetari Osmani informoi mërgimtarët se struktura finale e investimit për ujësjellësin e Debreshit peshon 315.000 euro. Kjo shumë në bazë të konstruksionit financiar do të duhet të mbulohet nga burimet vijuese financiare: 50.000 euro nga klubi i Debreshit në Zvicër, 50.000 euro nga Byroja për zhvillim dhe 215.000 euro mjete buxhetore të komunës dhe mjete kreditore nga Banka Botërore .

Kryetari Osmani informoi të pranishmit se me konstruksionin e ri financiar krahas ndërtimit të basenit të ri planifikohet edhe riparimi i burimeve të vjetra të ujit dhe se mbi 160.000 euro do të investohen për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në fshat duke zëvendësuar gypat e vjetër të azbestit që nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për bartjen e ujit nga baseni deri te amvisëritë.

Nga mërgimtarët u hodh ideja edhe për shqyrtimin e mundësisë së ndërtimit të kanalizimit në fshat krahas rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit, ide për të cilën kryetari i komunës së Gostivarit premtoi se do të analizohet seriozisht dhe në takimin e radhës do të diskutohet për mundësitë e realizimit dhe financimit.

Kryetari Osmani u premtoi mërgimtareve se ndërtimi i basenit të ri do të përfundojë më së voni deri në tetor të vitit 2011, ndërsa ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit do të finalizohet deri në fund të vitit 2012. Udhëheqësia e klubit të Debreshit në Zvicër si dhe të pranishmit tjerë në këtë takim, rikonfirmuan edhe njëherë fuqishëm përkrahjen financiare në vlerë prej 50.000 euro për realizimin e këtij projekti.

Takimi i punës përfundoi në një atmosferë pozitive dhe me respekt reciprok.

Publikuar: 01.11.2010 | 22:10
Lexuar: 678 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime