E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Morena Taraku është zgjedhur Miss Kosova 2010, në spektaklin që u mbajt në Hotel Katana të Kastriotit.
Morena Taraku & Leonard Berisha fituesit e “Miss & Mister Kosova 2010″




Mister Kosova 2010 është Leonard Berisha, ndërsa shoqëruesit e tij ishin Robert Frokaj, Meti Alshiqi dhe Lisi Hoxha.

Shoqërueset e Miss Kosova 2010, Morena Taraku, janë zgjedhur Kadrie Canolli, Ariana Gjeriqi dhe Malsore Ramosaj.

Spektakli u organizua nga Agnesa Vuthaj Association, një spektakël ky që kaloi nën hijën e një organizimi jashtëzakonisht të dobët, duke filluar nga prezantuesit katastrofal dhe deri te komponentet tjerë të spektaklit, të cilat lënë për të dëshiruar në eventet e së ardhmes.

Fituesit tjerë të spektaklit:

Miss dhe Mister Fotogjenia: Gjelbrona Gashi dhe Meti Alshiqi

Miss dhe Mister Personaliteti: Ajshe Babatinca dhe Lisi Hoxha

Mis dhe Mister Miqësia: Hava Gashi dhe Daut Bitliqi

Miss dhe Mister Talenti: Morena Taraku dhe Fitim Halimaj

Miss dhe Mister Top Model: Kadrie Canolli dhe Leonard Berisha

Spektakli shumë i përfolur “Miss dhe Mister Kosova 2010” me organizimin dhe polemikat më të këqija. Ka nisur me 10 euro regjistrimi, ka shkuar në 10 euro bileta, dhe flitet se vendi i parë ka kushtuar 20 mijë euro. Vetëm një natë me parë 6 vajza që ishin pjesëmarrëse të forta në këtë konkurrim kanë lëshuar spektaklin, pasi kanë vërejtur shitje dhe parregullsi në konkurrim, ndërsa njëra prej tyre me emrin Gentiana e larguar ka thënë se pas ikjes së saj i është bërë ftesë edhe njëherë asaj nga ana e organizatorëve, duke i premtuar shumë çmime vetëm e vetëm të kthehet në garë, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë “Nuk e ul veten me të tilla gara”. Ndërsa një nga anëtarët e jurisë, duke mbetur anonim na thotë se se di se çfarë u bë në momentin e fundit me pikët që ata kishin rrumbullakosur. Nga e gjithë kjo mbrëmje si një konkurs “Miss dhe Mister Lagja” ajo që të paktën u kuptua ishte se ku shkuan çmimet e para, të cilët u fituan nga djaloshi nga Gjakova, Leonard Berisha, dhe vajzës nga Peja, Morena Taraku, të cilët me dëshirë të atyre që e ndoqën apo pa dëshirën e atyre që e ndoqën do të futen në historinë e bukurisë shqiptare si “Miss dhe Mister Kosova 2010”. (telegrafi)

Publikuar: 02.11.2010 | 10:05
Lexuar: 1083 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime