"Shtypja e sistemit vullkanik është e ndërruar dhe me të e rrit rrezikun nga erupsioni", thotë sizmologu Rejnir Bodvarson në Universitetin Upsala në Suedi.
- Disa muaj pas erupsionit të vullkanit Ejafjalajokull, i cili ishte përcjellë me kaos në qarkullimin ajror, një vullkan i ri është në rrugë të eruptojë në Islandë, sipas ekspertëve pranë institutit meteorologjik islandez.
Këtë herë bëhet fjalë për vullkanin Grimsvotn nën akullnajën Vetnajokul, e cila tregon shenja të lëvizjes, lajmëroi televizioni suedez SVT.
Nga Vetnajokul shiheshte derdhja e ujërave javën e kaluar, pasi që u paraqitën më shumë shenja se diçka po ndodh.
"Shtypja e sistemit vullkanik është e ndërruar dhe me të e rrit rrezikun nga erupsioni", thotë sizmologu Rejnir Bodvarson në Universitetin Upsala në Suedi.
Gjatë erupsionit vullkanik në Islandë në muajin mars të këtij viti 700 persona u evakuuan, ndërsa Qeveria Islandeze intervenoi me pesë milionë euro për sajimin e dëmeve të shkaktuara.
Kjo ndërkaq është një pikë ujë në det në krahasim me miliardat që i humbën kompanitë ajrore përderisa avionët ishin të detyruar të qëndrojnë në pista për shkak të përhapjes të hirit vullkanik në atmosferë.
Por, nga erupsioni gjithashtu mund të arrihen dhe të ardhurat. Hiri i vullkanit shitet si një suvenir, ndërsa prej më parë në treg është shitur edhe parfumi i cili përmban ujë akulli nga Ejafjalajokulli.