Me rastin e 3 Marsit Ditës së Komunës së Tetovës, u ndahen dhurata dhe mirënjohje personave fizikë e juridikë në shenjë mirënjohjeje të komunës së Tetovës për rezultatet e tyre të arritura në fushëveprimet e ndryshme të punës e të jetës, që paraqesin kontribut të veçantë në afirmimin e qytetit të Tetovës.
Komuna e Tetovës shënoi Ditën e Komunës 3 Marsin
KV Shkëndija USHT dhe Islam Ibrahimi nderohen me mirënjohje
Me rastin e 3 Marsit Ditës së Komunës së Tetovës, u ndahen dhurata dhe mirënjohje personave fizikë e juridikë në shenjë mirënjohjeje të komunës së Tetovës për rezultatet e tyre të arritura në fushëveprimet e ndryshme të punës e të jetës, që paraqesin kontribut të veçantë në afirmimin e qytetit të Tetovës.
Shaban Sinani
Në baz të kompetecave të veta komisioni për dhurata dhe mirënjohje, Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën solemne me rastin e 3 Marsit Ditës së Komunës së Tetovës, me mirënjohje ka nderuar edhe Klubin e volejbollist të meshkujve SHKËNDIJA për kotributin e dhënë në afirmimin e sportit në Tetovë.
Përndryshe KV Shkëndija USHT është themeluar në vitin 1974 gje gjatë kësaj peridhe ka pasur suksese të mëdha sipas pas mvestimit të Maqedonisë.
Ekipi pos në garat vendore sukses ka pasur edhe në garat ndërkombëtare si pjesmarëse në Kuat e CEV-it. Nga ky klu kanë dal kuadra të shumta, njëri ndër ta është Besim Rexha i cili pati nderin që nga kryerai i Komunës Hazbi Lika të pranon mirënjohjen.
Është ky një moment mjaft i rëndsishëm për klubin ton pasi të gjithaë e dinë që gjatë historikut të vetë 35 vjeçare ka pasur baticat dhe zbatiocat e veta. Jam krenar që gjenerat ime pati nderin të jetë fitues i këtj shpërblimi tha Besim Rexha
Me mirënjohje për rezultatet e arritura gjatë karrireës së tij si futbollist dhe tani si trajner i ekipit të fatosave dhe pionierëve Islam Ibraimi, në ekipin e futbollit DARDANËT që është një dëshmi se djersa e derdhur sot a nesër do të shpërblehet.
KJo është një befasi e radhës për mua dhe klubin tim pasi tani vërtet mendoj se dikush dinë të vlerëson mundin e e dhënë vite me radhë.
Kjo mirënjohje do të më stimulon që edhe më tepër ti përkushtoihem futbollit dhe punës me të rinjët tha I emocionaur Islam Ibrahimi. Përndryshe ekipi që e drejton Islam Ibrahimi klubi i futbolit DARDANËT nga Tetova.
Në kategorinë e puionierëve janë kampion vjeshtor me pikë maksimale të fituare dhe me record golash të shënuar. Për sukseset me ekipin Dardanët Në vitin 2006, Islam Ibraimi është shëprblyer me mirënjohje edhe nga Gazeta FAKTI.