Në këtë simpozium, njëra ndër temat të përzgjedhura për prezantim ishte: ,,Potenciali kancerogjen i Human Papilloma Virusit. Studentja Arijeta Shabani, nga Programi studimor i Farmacisë, ishte studentja e vetme në këtë simpozium e cila e prezantoi një punim shkencore nga fusha e gjinekologjisë, i cili u vlerësua lartë nga kryesia e punës.
Në simpoziumin ndërkombëtar të organizuar nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë morën pjesë edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në Simpozium morën pjesë mjekë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria si dhe shtete të tjera.
Në këtë simpozium, njëra ndër temat të përzgjedhura për prezantim ishte: ,,Potenciali kancerogjen i Human Papilloma Virusit. Studentja Arijeta Shabani, nga Programi studimor i Farmacisë, ishte studentja e vetme në këtë simpozium e cila e prezantoi një punim shkencore nga fusha e gjinekologjisë, i cili u vlerësua lartë nga kryesia e punës.
Studentët pjesëmarrës, në këtë simpozium, një falënderim të veçantë e dhanë për drejtuesit e Universitetin Shtetëror të Tetovës, të cilët ua kanë dhënë këtë mundësi që të marrë pjesë në këtë simpozium.
Me pjesëmarrjen e tyre nëpër seminare dhe trajnime të ndryshme do ti zgjerojnë njohuritë e tyre dhe padyshim se do të jenë më të përgatitur në jetë dhe në punën e tyre profesionale të cilën do ta ushtrojnë.