E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

USHT-ja ka përzgjedhur zhvillimin e Programit studimor të Psikologjisë) për tre nivelet e studimit edhe atë: për ciklin e parë të dytë dhe tretë1. Deskriptorët janë tregues për kompetencat me të cilët është i pajisur studenti i diplomuar i një profili të caktuar.
Realizohet me sukses projekti i Tempusit, “Dizajnimi i Kornizės Nacionale tė Kualifikimeve”








Universiteti Shtetëror i Tetovës
Dr`aven Univerzitet vo Tetovo
State University of Tetova

Njoftim:


Njoftim në lidhje me aktivitetet të cilët janë zhvilluar në kuadër të Projektit të TEMPUSIT “Dizajnimi i Kornizës Nacionale të Kualifikimeve” si dhe mbi rrjedhojën e takimit të realizuar në USHT.

Në Realizimin e Projektit TEMPUS “Dizajnimi i Kornizës Nacionale të Kualifikimeve” marrin pjesë pesë universitetet shtetërore të Republikës së Maqedonisë

1. Universiteti Shtetëror i Tetovës
2. Universiteti i Evropës Juglindore
3. Universiteti “Shën Qirill dhe Metodij” Shkup
4. Universiteti “Shën Kliment Ohridski” Manastir dhe
5. Universiteti “Goce Delçev” Shtip


dy ministritë:
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe
2. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.


dhe tre universitet ndërkombëtare:
1. Universiteti Linkoping - Suedi prof. dr Janerik Lundquist
2. Universiteti i Gentit - Belgjikë, prof. dr Luc Francois
3. Universiteti i Osnabrukut - Gjermani prof. dr Volker Gehmlich


1. Janë zhvilluar Korniza të veçanta të kualifikimeve të universiteteve pjesëmarrëse në projekt,

2. Janë zhvilluar deskriptorë për programe të caktuara (të përzgjedhura nga universitetet. USHT-ja ka përzgjedhur zhvillimin e Programit studimor të Psikologjisë) për tre nivelet e studimit edhe atë: për ciklin e parë të dytë dhe tretë1. Deskriptorët janë tregues për kompetencat me të cilët është i pajisur studenti i diplomuar i një profili të caktuar. Qëllimi i projektit korrespondon me intencën e Sistemit arsimor Evropian për njehsimin e diplomave, unifikimin e sistemit akademik i cili studentëve do të mundësoj lëvizje të lirshme (pa nostrifikim të diplomave ose shkallëve të studimit të arritura në një universitet - siç është praktika tash). Programi studimor i zhvilluar me deskriptor do të përcillet deri te të gjitha institucionet relevante të cilët punësojnë profil të këtill p.sh psikolog.
Rektori i USHT-se Prof. Dr. Agron Reka dhe Rektori i UEJL-se Prof. Dr. Zamir Dika me ekipin e realizimit te projektit

3. Janë realizuar 5 takime në nivel nacional, edhe atë në Manastir dy takime, edhe nga një në Universitetin e Shkupit, Universitetin e Shtipit, një takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe një në Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale të R.M-së

4. Janë realizuar tre takime në nivel ndërkombëtar, respektivisht në universitet ndërkombëtare edhe atë në Linkoping (Suedi), Osnabruk (Gjermani) dhe Gent (Belgjikë), roli i të cilëve në projekt është pajisja me kompetenca dhe trajnimi i koordinatorëve të universiteteve pjesëmarrëse në projekt

5. Pranimi dhe vendosja funksionale e një pjese të pajisjeve tash më të arritura në USHT (të cilët burojnë nga projekti) si: dy server Fiberoptik, lidhje optike si dhe pajisjet lidhur me serverët dhe lidhjet2. Në vijim pritet që të arrijnë edhe 8 kompjutor. Pajisjet në fjalë arrijnë shumën prej 19.000 euro. Në takimin e realizuar në USHT është diskutuar edhe çështja e pajisjeve dhe vënia e tyre në funksion respektivisht pajisjet do të mundësojnë ndërlidhjen e partnerëve në një rrjetë të vetme si dhe koordinim nga një vend (MASH). Programet e zhvilluara me deskriptor të të publikohen në ueb faqet e universiteteve edhe atë në tre gjuhë (shqip, maqed dhe angleze) me të vetmin qëllim që palët e interesuar p.sh ndonjë institucion i Zvicrës të ketë mundësi të sheh se për çfarë është i gatshëm dhe me cilat kompetenca disponon studenti i USHT-së i profilit të caktuar.
Rektori i USHT-se Prof. Dr. Agron Reka dhe Rektori i UEJL-se Prof. Dr. Zamir Dika me ekipin e realizimit te projektit

6. në takim është diskutuar mbi Rregullativën ligjore (e cila është përgatitur nga ana e pjesëmarrësve të projektit) është në procedurë qeveritare. Rregullativa ligjore (e cila në këtë fazë të zhvillimit të projektit) pret nënshkrimin e Kryetarit të Qeverisë së RM-së dhe do të jetë pjesë përbërëse e zhvillimit dhe dizajnimit të programeve të reja studimore konform deskriptorëve dhe sistemit të kredive. Rregullativa do të ketë karakter obligues si për universitetet ashtu edhe për Këshillin për akreditim të programeve studimore të të tria cikleve të studimeve universitare: deridiplomike, pasdiplomike dhe të doktoraturës,

7. Zhvillimi i doracakut për mënyrën e zhvillimit dhe zbatimit të deskriptorëve. Doracaku do të jetë në tre gjuhë.

8. është diskutuar mbi mbajtjen e trajnimeve për stafin akademik për mënyrën se si duhet zhvilluar deskriptorët për lëndë dhe deskriptor për programe studimore,

9. është diskutuar mbi mundësin e hapjes së një zyre të veçantë në kuadër të universiteteve e cila do të menaxhojë me bashkëpunimin e universiteteve dhe sektorit privat. Universitetet kanë marr për obligim që të hapin dhe të emërojnë persona përgjegjës të cilët do ti koordinojnë aktivitetet dhe do të jenë në rrjedhë me kërkesat e tregut të punës (kompetencat të cilët i kërkon tregu i punës do të inkorporohen në programet e veçanta studimore),
10. takimi i radhës do të mbahet në Manastir kurse trajnimi i personave përgjegjës për Transferin e Teknologjive (duhet të hapet zyrë në kuadër të USHT-së) do të mbahet në UEJL


Tetovë, 27.10.2010 Koordinatori i projektit
Mr. Sci Qufli Osmani



Publikuar: 02.11.2010 | 06:08
Lexuar: 695 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime