Masazhi kardiak, në këto situata, ka treguar se është shumë herë më shumë efikas sesa frymëmarrja gojë më gojë. Katër minuta pas infarktit apo një arresti kardiak, shtypja e kraharorit të jep më shumë mundësi që viktima të mbijetojë.
E vetmja mënyrë për të ulur numrin e viktimave nga infarkti është të vepruarit në një kohë sa më të shpejtë dhe thjeshtësia e mënyrave të ndërhyrjes. Masazhi kardiak, në këto situata, ka treguar se është shumë herë më shumë efikas sesa frymëmarrja gojë më gojë. Katër minuta pas infarktit apo një arresti kardiak, shtypja e kraharorit të jep më shumë mundësi që viktima të mbijetojë.
Kjo shifër shkon në 34 për qind, kundrejt 18 që ishte me procedurat standarde të përdorura deri më sot, duke nisur nga frymëmarrja gojë më gojë. Këto të dhëna vijnë nga udhëzimet e reja të bëra nga American heart association, sipas të cilit duhen ndryshuar procedurat standarde dhe të braktiset skema ABC (Airway-Breathing-Compressions) për të shkuar tek ajo Cab (Compressions-Airway-Breathing).
Frymëmarrja gojë më gojë ka shkaktuar vonesa të dukshme për sa i përket dhënies së ndihmës së parë. Është e rëndësishme të fillohet menjëherë me shtypjen e kraharorit, thelbësore për ta mbajtur gjakun të pasur me oksigjen, lexohet në dokument. Edhe Evropa ka publikuar në këto ditë linjat e reja të guidës nën drejtimin e European resuscitation council (Erc). Edhe këtu këshilla e parë është e njëjta: Kur viktima nuk reagon dhe nuk përgjigjet, duhet të nisësh menjëherë mazhin kardiak, duke e shtypur kraharorin shumë shpejt dhe me forcë: të paktën 100 herë në minutë, tregon Alessandro Barelli, president i Italian resuscitation council.
Modifikimi i linjave të guidës bazohet në studimet më të fundit shkencore. Shumë prej tyre në pesë vitet e fundit kanë treguar se masazhi kardiak i jashtëm, i ndjekur nga veprimet e shpejta të ndihmës, rrit përqindjen për të mbijetuar një pacient me dy ose tre herë. Adoptimi i kësaj procedure do të bënte që vetëm në Evropë të shpëtoheshin 100 mijë persona nga 500 mijë njerëz që çdo vit humbin jetën si pasojë e një infarkti.