Sektori për Veprimtari Publike në kuadër të Komunës së Tetovës ndau mirënjohje për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në gara , ndërsa për nxënësit fitues ndau medalje dhe mirënjohje. Këto aktivitet do të mbeten tradicionale në komunën e Tetovës
Në Tetovë përfunduan garat shkollore 2010
Shaban Sinani
Për të siguruar më shumë mundësi për masivizim të sportit për të rinj numrin e pjesëmarrësve të cilët merren me sport si të atyre nëpër shkolla fillore dhe të mesme, Lidhja e Sporteve Shkollore e mbështetur nga Komuna e Tetovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin për Veprimtari Publike në kuadër të Komunës së Tetovës, duke filluar nga data 29 shtator e deri më 29 tetor janë zhvilluar gara shkollore me nxënës të shkollave fillore dhe ato të mesme në kategorinë e djemve dhe vajzave në këto disiplina sportive si atletikë, futboll të vogël, ping pong, basketboll dhe volejboll.
Krejt këto aktivitet që kishin për qëllim ngritjen dhe avancimin e sportit shkollor dhe kulturës sportive në tërë territorin e Komunës, nuk do të realizoheshin me sukses nëse nuk do të kishin përkrahjen e drejtuesve të shkollave dhe sidomos përkrahjen e arsimtarëve të lëndës së Arsimit Fizik dhe Shëndetësore apo më mirë thënë arsimtarët e fiskullturës tha përgjegjësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës Iljaz Halimi me rastin e ndarjeve të medaljeve dhe mirënjohjeve për shkollat pjesëmarrëse dhe më të mirët në këto gara .

Falë angazhimit të Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës këto gara filluan dhe përfunduan me sukses shumë të madh, ndërsa rezultatet që kanë treguar nëxënsit e shkollave fillore dhe ato të mesme janë inkurajuese dhe ajo që është më shpresëdhënëse se ky nënqiell gjithmonë ka pasur ka dhe do të ketë talent të shumtë të sporteve të ndryshme . Për këtë arsye në restorantin 5 Yje u organizua një koktej rasti për të gjithë të pranishmit pra për arsimtarët e fiskullturës dhe nxënësit fitues në të gjitha disiplinat. Foto studio Besa me këtë rast nëpërmjet të një video bimi me an të fotografive tregoi rrjedhën e të gjitha garave që zgjati plotë një muaj. Për këtë aktivitet Sektori për Veprimtari Publike në kuadër të Komunës së Tetovës i ndau mirënjohje në shenj të respektit
Fituesit e garave sportive në shkollat fillore:
Futboll: fitues: SH.F. Rilindja- f.Sellcë.
Atletikë:
Vajzat: 100 m, Vendi i I-rë Yllëza Ajruli, SH.F. Liria ;
Djemtë: 100 m, Vendi i I-rë Krenar Huseini, SH.F. Istikball; Vajzat: 400 m, Vendi i I-rë - Lirona Murtezani, SH.F. Liria;
Djemtë: 800 m, Vendi i I-rë Vullnet Arifi, SH.F. Rilindja- f.Sellcë;
Ping-Pong:
Vajzat: Vendi i I-rë Jehona Musliu, SH.F. Përparimi Reçicë; Djemt: Vendi i I-rë Arbin Livoreka, SH.F. Kirili dhe Metodi; Basketboll: Djemtë: Vendi i I-rë SH.F. Goce Dellçev;
Volejboll: Vajzat: Vendi i I-rë SH.F. Liria
Fituesit e garave sportive në shkollat e mesme:
Atletikë:
Vajzat: 100m, Vendi i I-rë Qefsere Zendeli, SH.M.Gjoce Stojçevski;
Djemt: 100m, Vendi i I-rë Florian Qazimi, SH.M. Kiril Pejçinoviq; Vajzat: 400m, Vendi i I-rë Elmedina Shefiti, SH.M. 8 Shtatori; Djemt: 400m, Vendi i I-rë Plarent Salihi, SH.M. Kiril Pejçinoviq; Vajzat: 800m, Vendi i I-rë Meral Hodai, SH.M. Kiril Pejçinoviq; Djemt: 800m, Vendi i I-rë Bujar Beqiri, SH.M. Kiril Pejçinoviq; Futboll: Vendi i I-rë, SH.M. Kiril Pejçinoviq; Ping-Pong: Vajzat:Vendi i I-rë Lisjeta Haliti, SH.M. Kiril Pejçinoviq;
Djemt: Vendi i I-rë Vullnet Salihu, SH.M. Kiril Pejçinoviq
Basketboll:
Vajzat: Vendi i I-rë SH.M. Nikolla Shtejn;
Djemt: Vendi i I-rë SH.M. Kiril Pejçinoviq;
Volejboll:
Vajzat: Vendi i I-rë SH.M. Nikolla Shtejn;
Djemt: Vendi i I-rë SH.M. Kiril Pejçinoviq