Vëllezërit Sejdiu janë padyshim kultivuesit më të mëdhenj të këngës së mirëfilltë shqipe. Me vite e dekada i kanë ngelur besnik traditës dhe kulturës shqiptare duke respektuar amanetin e gjyshit Jusuf i cili porosiste vazhdimisht që të mos humben vlerat e mirëfillta muzikore shqipe.
Legjendat e këngës lirike
"Edhe me tingujt e këngës bëhet identifikimi i kombit, muzika padyshim është pasqyra e një populli në çdo aspekt. Është mëkat të dëgjojmë të këndohet një këngë të cilën kur e dëgjon të vret veshin dhe nuk je ne gjendje të kuptosh se çfar kënge je duke ndëgjuar : turke, serbe, greke, arabe apo ndonjë gjuhë tjetër".
Intervistoi:
Avni Osmani
Na tregoni për hapat tuaja të parë, çfarë ju shtiju të merreni me këndim?
Qysh si femijë i moshës shtatëvjecare, ndëgjoja këngë nga gjyshi im Jusufi, i cili këndonte shumë bukur dhe ajo mënyrë e të kënduarit nga ai u regjistrua tek truri im fëmijëror që më vonë edhe unë do ta vazhdoja të njëjtën mënyrë të të kënduarit.
Disa vite më vonë, mu bashkangjit edhe vëllau Idajeti, që për mua ishte një krah shumë i fortë sepse e vëreja qe këngët që ne i këndonim kërkonin një zbukurim duke ia shtuar edhe zërin e dytë Iso, të cilin Idajeti, këtë zë e mbante për bukuri.
Më vonë tek ne ndikoi edhe Radio Kukësi i Shqipërisë, që në malësi ndëgjohej me shumë ëndje. Mbresa më të mëdha na lenin këngët e Shqipërisë së Veriut sepse përafërsisht kishin të njejtin këndim si dhe melosi i Malësisë së Tetovës, me një fjalë i përngjante shumë melosit Tetovar, por duke mos e përdorur zërin e dytë pa të cilin melosi Tetovar as që mendohet( pa këtë lloj të zërit)
Gjyshi i juaj përdorte dyzërshmërinë ?
Po, ndonjë herë kur takohej me ndonjë shok që kishte mundësi ti ndihmoje më zërin e dytë, këndonin bashkë me të. Gjithnjë më sugjeronte që mos të haroj se këngët tona të Pollogut hijeshinë më të madhe e arijnë kur janë të kompletuara me zërin e dytë, sepse, ai më thoshte se edhe më herët janë kënduar në këtë mënyrë nga të parët tanë.
Gjyshi këndonte për mrekulli, mbaj mend kur dilte në kodër të fshatit dhe ja merte këngës, kishtë zë të bukur dhe të lartë andaj shpesh herë disa bashkëfshtar të mi na thonin neve se i kemi ngjarë shumë axhës Cuf.
Vërtetë ai ka qenë inspirimi ynë. Ai ka kënduar pa përcjellje të instrumenteve folklorike në mungesë të tyre.
Si që vërejtëm nga përgjigjet e mëparshme ju këngën e keni trashëgim nga gjyshi i juaj Jusufi. Po cilat motive të këngëve i përdorte atëherë ?
Ai më tepër këndonte këngë me motive dashurie, këngë gurbeti, por edhe këngë me motive patriotike-( Këngë krahine).
Shpeshherë kur këndonte këngë gurbeti thoshte Ah ky gurbeti na e hëngër shpirtin prandaj i këndonte me shumë dhimbje dhe me lot në sy.
Keni bërë shumë këngë të mira, ku e keni gjetur burimin e këtyre këngëve, ku jeni frymëzuar më së shumti?
Momentalisht kemi mbi 400 këngë. Numri më i madhë i tyre janë këngë të Pollogut, dhe shumë këngë që këndohen në trevat tjera te shqiptarëve të Maqedonisë.
Burimin e këtyre këngëvet e kemi gjetur më tepër në Malësinë e Tetovës, aty kemi gjetur një burim mjaftë të pasur ku edhe sot e kësaj dite furnizohemi prej atje.
Përmenda edhe më lartë se jemi të frymëzuar nga gjyshi ynë dhe Radio Kukësi, që ndikuan shumë në këndimin tonë, dhe pastaj jemi munduar që me pak modifikime ta vazhdojmë edhe më tutje punën tonë të këndimit.
Kur themi modifikime, mendoj në përcjelljen e tyre me instrumente folklorike dhe popullore që më herët ata këngë janë kënduar pa percjellje instrumentale: në duet dhe grupe, por mos të haroj të përmendi se ne malësi më herët është kënduar edhe në grupe të quajtur KATËRSHE, ku njëher këndonin dy persona dhe pastaj ja merrnin dyshja tjetër dhe në fund të strofës së këngës bashkoheshin në katërshe dhe atëherë kënga fitonte shpirtin e saj melodik.
Gjithashtu po mundohemi dhe jemi munduar që tu këndojmë edhe dëshmorëve që flijuan jetën për idealet tona kombëtare, gjatë luftrave në Kosovë dhe këtu në Maqedoni, kemi kënduar por edhe më tej këndojmë për arsimimin e femrës shiptare që më herët ishte problem që të emancipohet . etj etj.
Keni gërshetuar motive të ndryshme si që përmendët edhe më larte; këngë gurbeti, këngë dashurie, motive sociale, motive nga fshati nga malësia etj, na tregoni a është vështirë të rruhet dhe të kultivohet folklori dhe muzika burrimore?
Kësaj pyetje do ti pergjigjem në këtë mënyrë: Nëse e ke mbjellur një arë me misër, groshë, speca etj, dhe falë Zotit të ka dhanë rendimente shumë të mira dhe deri në fund, pra deri sa ti vjelish ata prodhime mundohesh ti rruajsh nga dëmtimet, mirëpo paraqiten një grup hajdutësh hajna edhe ate në numër të madhë, e ti mundohesh personalisht ta mbrojsh ate që e ke punuar me djersën tënde kurse ata duke vjedhur i dëmtojnë edhe ata që nuk munden ti marin, kështu që ti ngel me ate që mbet por mbete e demtuar.
Pra, dua të them se është shumë rëndë të ruhet në këtë kohë edhe kënga burimore, ngase janë paraqitur nje numër shumë i madhë i të ashtuquajturve këngëtar që jo se vetëm e vjedhin por edhe e dëmtojnë këngën gjatë këndimit të tyre jo original. Kjo është për të qarë, e gjithë kjo vjenë nga ajo sepse këngët ma nuk kontrollohen nga askush. Më kujtohet mua kur kemi bërë incizimet e para në Radio Shkup, në vitet 78-ta, gjithnjë kemi qenë nën kontrollin e të ndjerit kompozitorit të madhë Ismail Hoxha i cili na mësonte e na thoshte : "këndonja këngën tuajë dhe jo të huajën, le të thuhet se këta që e këndojnë këtë këngë e këndojnë tamam si vëllezërit Sejdiu e jo të kundërtën; vëllezërit Sejdiu këndojnë si këta këngetar të tjerë".
Fjala ishte që mos të bëjmë kopjim të këngëve të huaja dhe këndimi i jonë, të jëtë imazhi i jonë.
Poashtu kemi incizuar ne produksionin e RTP-së në Prishtinë, gjithnjë këngët kontrolloheshin nga kompozitorë të njohur Kosovar si psh : Akil Koci, Severin Kajtazi, Shefqet Hoxha, Mehdi Bajri etj.
Sa këngë këni realizuar deri tani dhe a ka shprehur ndonjë institucion kulturor interesim për ato?
Deri tani kemi realizuar 12 albume me këngë të Pollogut, por në cdo album futim edhe ndonjë këngë Kërcovare, Dibrane të Dervenit etj.
Institucionet këtu në Maqedoni si Tv e Maqedonisë në gjuhën shqipe, Alsat , Tv Era janë mjaftë të intersuara për këngët tona, ndërsa për ne dhe për këngët Tetovare Institucionet Tetovare nuk janë të interesuara, ketë e them ngase në asnji program të tyre muzikor nuk kemi patur rast që të jemi të ftuar, si për ndonjë intervistë apo për ndonjë program festiv.
Të përmendi edhe ate se në Radio Shkup kemi edhe shumë këngë të registruara-, mbi 150 këngë, ne Radio Gostivar kemi një numër të madhë të këngëve, si dhe në Radio Tetovë më herët kemi incizuar shumë këngë dhe atëherë dëgjoheshin më shumë ëndje sepse ishin këngë të pastra tamam si uji i burimeve te bjeshkëve të malësisë së Sharrit, duke mos patur as një elemet te huaj që ta dëmtoje atë.
Para 5 viteve nga Austria erdhi një ekip e Institutit të Folk Muzikës me seli në Vienë (Institut Fur Volksmusikforschung und Ethnomusikologie ), që kishin dëgjuar për ne se meremi me kultivimin e këngës së mirëfilltë shqipe, vecanarisht asaj të Pollogut dhe na intervistuan, njëkohësishtë registruan në shiritin e magnetofonit të tyre edhe shumë këngë nga repertuari i ynë të cilat tani më gjenden atje dhe kjo është një sukses për ne ngase ato këngë do të jenë material shumë i rëndësishëm për brezat e ardhshëm, bëhet fjalë për këngët e kësaj treve të Pollogut.
Me vite të tëra jeni përkushtuar muzikës së mirëfilltë shqipe a mund të na thoni se a është vështirë të jetohet nga muzika në këtë kohë ?
Nga muzika në këtë kohë është mjaftë vështirë të jetosh, vetëm nëse e kultivon këngën e mirëfillt shqipe, përndryshe të tjerët që kultivojnë shundin dhe kyçin, kam dëgjuar se kanë blerë banesa, vetura të mira ...e kështu me radhë...!
E unë duke mos dashur që të futem në këtë rang liste dhe duke mos dashur të njollos këngën time te bukur shqipe që edhe të huajt na kan zili, mora rrugën e gurbetit për të siguruar ekzistencën familijare që ta kem shpirtin e pastër e mos ti ngelem borxh kulturës sonë.
Edhe me tingujt e këngës bëhet identifikimi i kombit, muzika padyshim është pasqyra e një populli në çdo aspekt. Është mëkat të dëgjojmë të këndohet një këngë të cilën kur e dëgjon të vret veshin dhe nuk je ne gjendje të kuptosh se çfar kënge je duke ndëgjuar : turke, serbe, greke, arabe apo ndonjë gjuhë tjetër.
Ju gjatë tërë karrierës suaj keni kënduar shumë këngë me motive të ndryshme, patriotike, sociale, etj, por më shumë jeni të njohur në popull si këngëtar lirik të cilët e kanë qarë dashurinë? Na thoni, si ishte në atë kohë ti këndoje dashurisë?
Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme për këtë intervistë;
Me plot përgjegjësi mund të them se deri atëherë kur ne ja filluam ta kultivojmë këngën e Pollogut as që diheshin se çfar këngësh janë ato, se sa të bukura janë këto këngë që i kishin kënduar edhe të parët tanë, mirëpo nga këngëtarët që atëhër këndonin ishte turp ti këndonin këngët e vajzave, ashtu i quanin ata, këndonin këngë nga Shqipëria dhe Kosova.
Për tju rekur që ti këndojmë këto këngë këshillën e parë e morëm nga kompozitori i ndjere Ismail Hoxha duke na thanë: "Ju do ti këndoni këngët ë malësisë ku ju jeni lindur dhe pastaj edhe të Pollogut, ngase ju keni fatin që e keni zbuluar këtë xehe mjaftë të pasur, prandaj ju takon që ju të jeni kultivuesit e parë dhe gërmuesit e parë të kësaj xehe(kënge) që rallë kund gjendet dhe do të mbeteni legjendë për këtë punë që do ta bëni.
E morëm këtë barë të rëndë dhe ja filluam kultivimit te këngës tetovare duke mos u var vesh se cflitnin atëherë për ne se po këndojmë këngë vajzash, me një fjalë e rëspektuam këshillën shumë me vend të Ismail Hoxhës.
Këto këngë i kënduam, i inçizuam dhe për një kohë të shkurtër u përhapën në tërë trevat ku jetonin shqiptarët sepse thash edhe më herët filluam ti incizojmë nëpër radiostacione te ndryshme, pastaj shumë nga këta këngë i dëgjonim nëpër dasmat tona tetovare e më gjërë, e këtë ne e quajmë sukses tonin dhe udhëzim i vlefshëm i kompozitorit Ismail Hoxha.
Nga ata këngë dhe nga brumi i tyre që dikur i shanin tani shumë këngëtar nga Kosova, Shqipëria e mos të bëjmë fjalë edhe nga shgiptarët këtu në Maqedoni kan dalur shumë hite psh Këngët: Moj e majrë e hollë e gjatë", "Dada do ta shesë skutaçen me lara", "Në ballkon ta pash shtatin", "Çou Emine se na dul sabahi", "O pampur tu kputshi telat", "Un një mollë e ti një dardhë", "E mora kuferin", dhe shumë këngë të tjera.
Por mos të harrojmë se nuk kemi lënë anësh edhe këngët patriotike; Këngë për Rexhep Vokën, Këngë për Memet Pashë Derallën, për Dervish Carën ,etj. që shumë nga këta i kemi të inçizuar në albumin tonë të titulluar: E shpalosim Historinë më vonë i kemi kënduar heroit tonë legjendar Adem Jasharit,i kemi kënduar luftës së 2001-shit këtu në Maqedoni, kemi kënduar edhe për Universitetin e Tetovës e kështu me radhë.
Keni marrë pjesë në shumë koncerte dhe shume festivale. Na thoni sa çmime keni marrë deri më tani ?
Po, eshtë e vërtet se kemi marrë pjesë në shumë koncerte e festivale, por do të permendi festivalet, "Oda Dibrane 95", ku kemi marrë çmimin e parë si këngëtar më të mirë, kemi marrë çmime edhe në "Oda Dibrane 96,97". Jemi shperblyer gjithmon me çmime të para për menyrën e të kënduarit, pastaj si duet më i mirë jemi shpërblyer ne Festivalin "Presheva 95". Kemi qenë gjthnjë pjesemarës të festivalit Sharri kendon,aty me tepër kemi qenë si nikoqir etj.
Na përshkruani ndonjë rastë të veçant nga jeta juaj muzikore?
Ka shumë raste por për këtë intervistë do të përmendi vetëm njërën nga këta.
Në festivalin Oda Dibrane 95, duheshte që të prezentohemi me dy këngë: "Jam i lumtur që jam shqipar" dhe Cka tetova që lishon
gjamën", ne këto këngë afro dy javë i kishim ushtruar shumë mirë, mirëpo 5 minuta para daljes në skenë e haruam melodinë e këngës Cka Tetova që lishonë gjamën.
Erdhi radha dhe dolëm në skenë kurse ne që më parë nga udhëheqësi dhe regjisori shqiptar, Llesh Nikolla, e kishim bërë skenarin se si duhet te paraqitemi, mirëpo pasi e kishim haruar melodinë e këngës që permeda, tani un vet e ndryshova këtë skenar dhe për momentin bëra skenarin tim: U ulëm këmbë kryq Shqiptarçe çiftelinë dhe sharkinë i venduam para vehtes, këngës ja ndruam melodinë dhe ja filluam pa përcjellje in strumentale dhe për çudi kjo kengë doli më e mira dhe u shpërblyem me vendin e parë.
Cili është mendimi juaj për tallavanë?
Vetë fjala tallava të jep të kuptosh se është dicka e tollovitur. Ne në Tetovë i themi tollovajë ose tollovojë, e ngatëruar, e ndytë, thuaj çka ti thuash, fillohet me aman aman aman, e në fund del tamam e kotë dhe asgjë hiç. Unë mendoj se kjo është e përkohshme, mirëpo për momentin fatkeqësisht na e dëmton këngën shqipe.
Na tregoni se çfarë jeni duke bërë tani çfarë mund të presin adhuruesit nga ju?
Për momentin jemi duke pregaditur një libër me këngë të trevave shqiptare të Maqedonisë, veçanarisht këngë të Pollogut që janë numër më i madhë i tyre, shumica e teksteve të këtyre këngëve janë të shkruara nga ne bashkë me vëllaun Idajetin dhe të mara nga populli. Janë këngë dashurie, këngë gurbeti, sociale, patriotike e kështu me radhë, e që janë afro 350 400 këngë dhe mendojmë ti futim edhe në nota që mos të devijohet melodia e tyre gjatë të kënduarit nga ndonjë këngëtar tjetër, dhe shpresoj që së shpejti të kompletohet dhe do ta kenë në dorë adhuruesit tonë.
Poashtu jemi duke përgaditur edhe një album të ri me këngë të melosit tonë Tetovar.
Dhe në fund të kësaj interviste kishit edhe diçka për të shtuar ?
Desha që tju falemnderoj që na bëtë këtë intervistë, dhe ju dëshiroj suksese në punën tuaj që jeni duke e bërë me mjaftë përkushtim.
Ne rregullisht e lexojmë gazetën online Yllpress.com sepse aty ka çfar të lexohet për të gjitha grupmoshat.
Edhe një herë suksese