Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale politike në Kosovë si dhe rënien e qeverisë së atjeshme, si dhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Zyrtari i lartë i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, sot në Tetovë është takuar me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.
Burime nga kjo parti deklaruan se takimi ka qenë në vazhdën e takimeve të rregullta që ekzistojnë me partinë e ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.
Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale politike në Kosovë si dhe rënien e qeverisë së atjeshme, si dhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Konkluzë e përbashkët e Thaçit dhe Haradinajt ka qenë se Maqedonia dhe Kosova ardhmërinë e kanë në NATO dhe në Bashkësinë Evropiane.