E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me pjesëmarrje të personaliteteve të njohura të jetës kulturore të Shqipërisë dhe Italisë, në Laç, këto ditë, u organizua ceremonia solemne e dhënies së Çmimit Letrar “Serembe”.
Sali Bashota laureohet me ēmimin letrar “Serembe”




Laureatët e Çmimit Letrar “Serembe”, për vitin 2010 janë krijuesit letrar: Sali Bashota (për veprën e tij letrare dhe shkencore), Ridvan Dibra (për prozë), Nirvana Shkëlzeni (për përkthim), Gentian Banaj dhe Tea Lena (për poezi).

Në arsyetimin e presidentit të jurisë profesionale të këtij çmimi, ambasadorit prof. dr. Silvano Pedrollo, lidhur me veprën e Sali Bashotës, laureatit të këtij viti nga Kosova, ndër të tjera, thuhet: Me çmimin letrar “Serembe” nderohet Sali Bashota, për veprën e tij shumëdimensionale në fushën e krijimtarisë letrare dhe studimeve shkencore, përmes së cilave jep një kontribut të çmuar në rritjen e nivelit të kulturës kombëtare shqiptare.

I themeluar në vitin 2001 nga Klubi i Artistëve Laçianë, i udhëhequr nga Çezar Rica dhe fondacioni “Pedrollo” nga Verona
e Italisë, çmimi letrar “Serembe” realizohet nga një komision i posaçëm, i përbërë nga studiues, artistë, intelektualë, kryetar i të cilit është Ambasadori Silvano Pedrollo.

Ky çmim jepet për veprat më të mira të vlerësuara nga juria profesionale, të cilat ndërlidhen me letërsinë dhe artin në përgjithësi, botime që e pasurojnë trashëgiminë kulturore shqiptare dhe që sjellin rezultate të dëshmuara në fusha të caktuara.

Poeti dhe studiuesi Sali Bashota (1959) deri tash është nderuar me çmimet dhe shpërblimet më të larta letrare në Kosovë. Poezia e tij është përkthyer dhe botuar në libra të veçantë në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, maqedonisht etj.

Ai deri tash ka botuar librat e poezisë, të eseve, të prozave poetike e të studimeve letrare: "Albumi i grisur", "Zogu me profil vjeshte", "Plagomë, "Shqipshkrimi kritik", "Kuteli – prozator, poet, kritik", "Dalje nga trishtimi", "Domethënia e ideve letrare", “Proza e filleve të modernitetit”, “Ëndrra në parajsë”, “Studime Letrare” etj.

Publikuar: 03.11.2010 | 09:38
Lexuar: 638 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime