E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Certifikimi i Partisë Fryma e Re vjen në një kohë shumë të vështirë për Kosovën, pikërisht në ditën kur politika e vjetër, për interesa krejtësisht personale, e vulos papërgjegjësinë e tyre ndaj popullit të Kosovës me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë”, thuhet në njoftim.
Certifikohet FER-i





Partia politike më e re në Kosovë, Fryma e Re, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të hënën ka marrë konfirmimin zyrtar të certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky certifikim e bën këtë parti plotësisht funksionale me ligj.

“Certifikimi i Partisë Fryma e Re vjen në një kohë shumë të vështirë për Kosovën, pikërisht në ditën kur politika e vjetër, për interesa krejtësisht personale, e vulos papërgjegjësinë e tyre ndaj popullit të Kosovës me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Veprimet që politika e vjetër ka ndërmarrë për vite me radhë, dëshmojnë se këto parti që janë në pushtet nuk ndiejnë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit dhe janë të gatshëm ta përbuzin qytetarin, në momentin që shkelen interesat e tyre grupore dhe personale. Për më tepër, nuk ka asnjë argument për t’i justifikuar shkeljet e vazhdueshme ligjore dhe kushtetuese që bëhen nga ata.

“Certifikimi i Frymës së Re trason rrugën për zgjedhje parlamentare, ku qytetari do të ketë zgjedhje të vërtetë. Ne besojmë fuqishëm se fokusi i Frymës së Re në krijimin e vendeve të punës dhe luftës kundër korrupsionit adreson brengat e të gjithëve, e jo vetëm të disave”, tha Shpend Ahmeti.

Publikuar: 03.11.2010 | 09:46
Lexuar: 213 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime