U mbyll stenda e Maqedonisë në "Shangai EKSPO", pritet bashkëpunim në turizëm dhe eksportin e verës
Kryeministri i Republikës popullore të Kinës, Veng Xhiabao, para tre ditëve në mënyrë solmne e mbylli stendën e Maqedonisë në "Shangai EKSPO". Prej hapjse më 1 maj e deri më 31 tetor të këtij viti, pavijonin e vizituan mbi 2.060.000 vizitorë, pëprkatësisht më shumë se numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë.
Efekt më i madh nga prezantimi, siç informoi zëvendësministri i Ekonomisë, Metodij Haxhi Vaskov, pritet në pjesën ekonomike të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Kinës, para së gjithash në pjesën e turizmit, përkatësisht vetëdijësimin e shtuar për Republikën e Maqedonisë në tregun turistik kinez, si dhe në eksportin e verërave të Maqedonisë në RP të Kinës.
"Në ekspozitëpn botërore "Shangai EKSPO" i prezantuam mundlsitë ekonomike dhe kulturore,m si dhe veçoritë historike që i ka Republika e Maqedonisë. Prkatikisht arritëm të lëmë mbresë në opinioninj lokal me të prezantuarën, por edhe me dizajnin unikat të pavijonit tonë në formë të çerdhes së bletës", deklaroi Haxhi Vaskov për MIA-n.
Ai theksoi se vera e Maqedonisë, e posaçërisht vera e kuqe ka qenë mirë e pranuar nga vizitorët përmes degustimeve të shumta që janë organizuar në pavijonin e Maqedonisë në Shangai.
"Ka paralajmërime për bashkëpunime konkrete në pjesën e eksportit të verës në tregun konez, si dhe për bashkëpunim në turizëm, posaçërisht nëse tur-operatorët e organizuar të cilët e vizituan pavijonin e fusin Maqedoninë në mesin e destinacioneve për botimin e katalogut të tyre të ardhshëm, përkatësisht për sezoninj e ardhshëm turistik në Kinë", theksoi Haxhi Vaskov.