E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë bisedimeve theks i veçantë i është vendosur rolit të Maqedonisë në misionet paqeësore të NATO-s në Afganistan dhe rolit të saj në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe më gjerë. Në këtë drejtim kryetari Veljanoski potencoi se Maqedonia edhe pse formalisht nuk është anëtare e NATO-s, i ndërmerr dhe i plotëson të gjitha obligimet të cilat i kanë anëtaret e saj të plotëfuqishme.
Takim i Veljanoskit me homologun e tij kanadez Miliken





Maqedonia tek Kanadaja sheh mikun e vërtetë në kohë të vërtetë. Jemi falënderues për gjithë mbështetjen për njohjen me emrin kushtetues, për qëndrimin parimor për anëtarësim në NATO, si dhe për mundësinë që mërgimtarët e Maqedonisë t'i gëzojnë të gjitha të drejtat si të gjithë qytetarët e tjerë kanadezë.

Këtë e theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, në takimin me kolegun e tij kanadez Piter Miliken, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit kuvendor të Maqedonisë në Kanada.

Veljanoski, kumtoi pres shërbimi kuvendor, para kryetarit të Dhomës Përfaqësuese në Parlamentin e Kanadasë theksoi se Maqedonia si shtet i ri demokratik është i gatshëm të mësojë nga shtetet me traditë shekullore demokratike. Në këtë kontekst shprehu gatishmëri të plotë të mbështesë çfarëdo bashkëpunimi parlamentar, njëkohësisht duke theksuar se niveli i marrëdhënieve politike midis dy shteteve duhet të pasqyrohet edhe në sferën e ekonomisë.

"I kënaqur që mund ta rikthejë mikpritjen e Maqedonisë të cilën e ndjeu gjatë vizitës së Republikës së Maqedonisë në vitin 2008, kryetari Miliken shprehu kënaqësi nga dinamika me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet midis dy shteteve, si dhe nga mundësia nga bashkëpunimi i vendosur parlamentar të avancohet në mënyrë plotësuese si në nivelin dypalësh, ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare", thuhet në kumtesë.

Delegacioni kuvendor i Maqedonisë realizoi takime edhe me anëtarët e Komisionit për punë të jashtme dhe zhvillim ndërkombëtar të Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Kanadasë, me dy deputetë - sekretarë parlamentarë të ministrave kanadezë të punëve të jashtme dhe për bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe me anëtarët e Asociacionit kanadezo-evropian dhe të Delegacionit të Kanadasë për Kuvendin Parlamentar të OSBE-së.

Gjatë bisedimeve theks i veçantë i është vendosur rolit të Maqedonisë në misionet paqeësore të NATO-s në Afganistan dhe rolit të saj në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe më gjerë. Në këtë drejtim kryetari Veljanoski potencoi se Maqedonia edhe pse formalisht nuk është anëtare e NATO-s, i ndërmerr dhe i plotëson të gjitha obligimet të cilat i kanë anëtaret e saj të plotëfuqishme.

"Edhe pas rezultatit të pakënaqshëm për Republikën e Maqedonisë në Samitin e Bukureshtit, integrimi në NATO mbetet përcaktimi ynë strategjik, ndërsa është konfirmuar me zmadhimin e numrit të ushtarëve në misionet paqësore, si dhe me treguesin se mbi 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë pozitivisht janë shprehur për çështjen për anëtarësim në NATO", theksoi Veljanosi.

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada deputetët e Maqedonisë do të kenë takim me kryetarin e Senatit të Kanadasë, Noel Kinsela dhe me ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Piter Van Loun.

Publikuar: 03.11.2010 | 13:35
Lexuar: 166 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime