E enjte, 24.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se është jashtë çdo shqyrtimi të Ankarasë kundërshtimi i masave të Aleancës Veri-atlantike në planin e sigurisë dhe rrjedhimisht ka përjashtuar çfarëdo mundësie të bllokimit të mburojës raketore, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.
Turqia thotė se nuk do bllokojė planin e NATO-s



"Wall Street Journal"

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se është jashtë çdo shqyrtimi të Ankarasë kundërshtimi i masave të Aleancës Veri-atlantike në planin e sigurisë dhe rrjedhimisht ka përjashtuar çfarëdo mundësie të bllokimit të mburojës raketore, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Davutoglu ka apostrofuar tri parime bazë të qasjes së Turqisë ndaj mburojës raketore.

“NATO-ja mund të zhvillojë sistemet mbrojtëse duke pasur parasysh rreziqet e sigurisë” dhe Turqia nuk konteston këtë masë të Aleancës, ka thënë Davutoglu.

Aleanca dhe liderët e 28 vendeve anëtare, duke përfshirë edhe Turqinë, pritet që në samitin që mbahet më 19 nëntor në Portugali, të vendosin nëse NATO-ja do të jetësojë sistemin e mburojës raketore. Pasi që vendimet e NATO-s merren me konsensus, cilido vend anëtar mund të vërë veto.

Derisa Turqia ka mbështetur planin, ajo ka vënë disa kushte. Në këtë kontekst, Davutoglu ka kërkuar që sistemi të mbulojë gjithë Turqinë, sepse mbetja jashtë e cilës do pjesë të vendit, do të jetë e papranueshme për Turqinë.

Diplomatët kanë thënë se Turqia është vend i preferuar për mburojën raketore, por jo e vetmja. Një kusht tjetër që e ka apostrofuar Davutoglu, ka qenë mospranimi i pozicionit të Turqisë si vend i frontit të parë të NATO-s, siç ishte gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Diplomatët thonë se mburoja raketore ka vënë Qeverinë e Turqisë në një pozitë të vështirë. Nëse Ankaraja bllokon ose refuzon pjesëmarrjen në mburojën raketore, do të zemërojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s.

Nëse i bashkohet mburojës, Qeveria turke rrezikon të zemërojë Iranin, fqinj dhe furnizues i madh i energjisë.

Administrata e Shteteve të Bashkuara gjithnjë ka pohuar se mburoja raketore është propozuar si plan i kundërvënies ndaj Iranit, ndërsa diplomatë të afërt me bisedimet Ankara – Uashington thonë se Turqia është duke kërkuar që në asnjë dokument të NATO-s, Irani të mos përmendet.

Turqia gjithashtu është e shqetësuar edhe nga mundësia që mburoja t’i dëmtojë marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Mburoja raketore është test për politikën e jashtme të Davutoglus që përmblidhet me formulimin “zero probleme me fqinjët”.

Kjo politikë mbështetet në idenë që Turqia, e cila për dekada kishte kufij të mbyllur dhe raporte të ftohta ose armiqësore me të gjithë fqinjët, aktualisht nuk ballafaqohet me armiqësi të tilla dhe si rrjedhim duhet t’i hapë sa më shumë që të jetë e mundur kufijtë e vet për tregti dhe udhëtime.
Pas vendimit të Turqisë që të votonte kundër sanksioneve të reja ndaj Iranit, është hapur dilema nëse Turqia është duke i kthyer shpinën Perëndimit.

Davutoglu dhe liderë të tjerë turq kanë hedhur poshtë me forcë këtë mundësi. Liderët turq kanë argumentuar se prioritet në politikën e jashtme mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe se ata janë duke çuar përpara interesat kombëtare të vendit - në formën që do ta bënte çdo vend me këtë pozicion gjeografik.

Publikuar: 03.11.2010 | 15:31
Lexuar: 877 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime