E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas vendimit të Komisionit për verifikimin e fakteve dhe pas konstatimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme se këto dokumente janë falsifikat, BDI-ja, paralajmëroi ai, do të parashtrojë padi penale për personat që e kanë urdhëruar, por edhe për distributorët e dosjes.
Ademi: Qėllimi i dosjeve tė falsifikuara ėshtė politikisht tė destabilizohet Republika e Maqedonisė




Falsifikimi i dosjeve që këto ditë u paraqit në opinion kanë për qëllim politikisht ta detsabilizojnë Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, qëllimi i tyre ëshjtë që të diskretitohet lideri i BDI-së Ali Ahmeti, por edhe shqiptarët në Maqedoni dhe në rajon, deklaroi sot në Strumicë, nënkryetari i Qeverisë Abdilaqim Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me shqyrtimin e mbrëmshëm të situatës me dosjet e rreme nga ana e kryesisë së BDI-së.

Pas vendimit të Komisionit për verifikimin e fakteve dhe pas konstatimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme se këto dokumente janë falsifikat, BDI-ja, paralajmëroi ai, do të parashtrojë padi penale për personat që e kanë urdhëruar, por edhe për distributorët e dosjes.

Për kryesinë e BDI-së, thekson Ademi, është e qartë se qëllimi për të tilla dokumente është, para së gjithash, diskriminimi i personaliteteve publikë dhe politikë, por edhe i qytetarëve dhe shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon.

"Gjithsesi që qëllimi i këtyre dosjeve të falsifikuara është destabilizimi i Republikës së Maqedonisë nga aspekti politik dhe pikërisht prandaj kryesia më e lartë e BDI-së mbrëmë seriozisht e shqyrtoi stituatën dhe konsiderojmë se falsifikatorët nuk do t'ia arrijnë qëllimit të tyre, sepse Republika e Maqedonisë ka institucione që funksionojnë dhe të cilat tashmë konstatuan se ato dokumente janë falsifikat", shtoi Ademi.

Publikuar: 03.11.2010 | 21:34
Lexuar: 521 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
SHE-ILIRJAN (05/11/2010 02:13:59) ishte me se e qart se keto pseudo dosje jan te porositura dhe te paguara nga disa njerez qe thirren se jan shqipetar por as germen SH nuk e kan prej shqiptarit.keto pseudo dosje jan te porositura per tu pergaditur tek miqt e tyre te vjeter-UDB me te vetmin cellim diskreditimin e figurave te cilet kan dhen kontribut te cmueshem ne levizjen kombetare per clirimin e Kosoves dhe perparimin e statusit te shqipetareve ketu ne keto vise.Figura keto te cilat cdo minut te jetes tyre e kan vendu ne sherbim te ceshtjes shiptare,figura keto te cilet UDBJA cdoher tentoi ti zhduk dhe ti mposht por cdo her doli humbese perkundrejt ketyre njerzv te shquar dhe si rezultat i trimeris moralit guximit te ketyre figurave[ALI AHMETI,FAZLI VELIU ME SHOKET E TYRE]Kosova sot eshte e pavarur shqipetaret e maqedonis kan arritur progres ne avancimin e statusit te tyre politiko juridik ne ket shtet.Njerzit ce i porositen keto dosje per mendimin tim jan shum te ulet ne cdo aspekt sepse ato me keto veprime nuk deshen te njollosin vetem keta figura por deshen te njellosin cdo gje ce kan arrtitur shqipetaret nga 90-ta e kendej e kjo kujt i konvenonte me se shumti as me shum e as me pak por kundershtareve te perhershem te popullit shqipetar[sllaveve] te cilet kan perdorur dhe perdorin metoda nga me te ndryshmet per te njollosur keto te arritura te shqipetareve.BDI per mendimin tim tani duhet te veproj dhe ceshtjen e ketyre pseudo dosjeve ta coj deri ne fund dhe porositesit dhe pergaditesit e ketyre pseudo-dosje te dalin para drejtesis dhe te marrin denimin e merituar se vetem ather kur keto te marrin denimin e merituar do te rehatohet cenja shqipetare sepse me ket pseudo-dosje duke tentuar te diskreditojn figurat e ndritura [A.A,F.V DHE SHOKET E TYRE DUKE MOS KURESYER AS TE VDEKURIT] ata kan prek dhe shqetesu shpirtin e cdo njeriu ce e konsideron veten shqipetar...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime