E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia është vendi i parë me të cilën Fondi bisedon për këtë instrument të ri, çka konsiderohen si konfirmim për politikat cilësore ekonomike të Qeverisë.
Misioni i FMN-sė pėr vizitė nė Maqedoni




Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski sot do të takohet me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Maqedoni, Ves Mekgru.

Gjatë Asamblesë vjetore të FMN-së dhe BB-së në Uashington, Fondi i ofroi Maqedonisë linjë të hapur kreditore të pakushtëzuar me vlerë deri në 400 milionë euro me shkallë të volitshme kamatore prej 1,3 për qind në vit. Linja e hapur kreditore është një instrument i ri i FMN-së, i cili ka për qëllim që t'u ndihmojë vendeve me politika të shëndosha ekonomike që më lehtë të ballafaqohen me krizën.

Maqedonia është vendi i parë me të cilën Fondi bisedon për këtë instrument të ri, çka konsiderohen si konfirmim për politikat cilësore ekonomike të Qeverisë.

Ministri Stavreski theksoi se oferta e FMN-së do të shqyrtohet nga Qeveria, ndërsa do të konsultohet edhe opinioni ekspert dhe afaristët. Nëse Maqedonia merr vendim për këtë, mjetet do të shfrytëzohen për realizimin e politikës qeveritare për investime kapitale, për përkrahje buxhetore, si dhe për pagesën e borxhit ndaj vendeve të huaja

Publikuar: 04.11.2010 | 10:36
Lexuar: 462 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime