Në aksident, të gjithë tre personat (dy gra dhe një burrë) me shtetësi maqedonase e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë udhëtarët në autobus kanë marrë lëndime më të lehta.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 6 e 15 minuta në rrugën Gradsko - Prilep mes një automobili me targa italiane dhe një autobusi të kompanisë ''Ballkan promet'' nga Radovishi.
Në aksident, të gjithë tre personat (dy gra dhe një burrë) me shtetësi maqedonase e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë udhëtarët në autobus kanë marrë lëndime më të lehta.
Sipas informacioneve të para deri te fatkeqësia ka ardhur me siguri kur automjeti i tipit ''seat'' nga shkaqe të panjohura ka kaluar në korsinë tjetër të rrugës Prilep - Gradsko dhe drejtpërdrejt është përplasur në autobus.
Hetimi ende vazhdon. Ekipe të krim-teknikës, gjykatësi hetues dhe zëvendësprokurori publik kryejnë ekspertizë.
Për momentin kolona të gjata me kilometra nga automjete të udhëtarëve dhe transportuese presin që të pastrohet rruga dhe të dërgohen trupat e të vdekurve.