E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komunizmi postmodern është mbledhës i literaturës politike, siç është ta zëmë prokurori në pozitën e mbledhësit të fakteve, siҫ është shërbimi sekret në shqyrtimine dosjeve, nëse na lejohet të bëjmë një krahasim të tillë.
Komunizėm postmodern







Arlind Farizi

Përkundër dilemës së theksuar në raport me dallimet ndërmjet formave të shfaqjes së komunizmit te shqiptarët, mendoj se mund të bëhet një renditje e veçorive që janë tipike por të dallueshme në veprim. Është tipike për disa forma të tjera të despotizmit ose fanatizmit dhe fashizmit modern. Por, mjafton që të jetë e pranishme vetëm njëra që të lejojë komunizmi politik të koagulojë rreth saj përjetësisht.

Komunizmi postmodern është mbledhës i literaturës politike, siç është ta zëmë prokurori në pozitën e mbledhësit të fakteve, siҫ është shërbimi sekret në shqyrtimine dosjeve, nëse na lejohet të bëjmë një krahasim të tillë. Ai e mbledh, e ripërpunon dhe e shfrytëzon jashtëzakonisht shumë materialin politik, kulturor, si bibël të polikës, si në mënyrë implicite të shfrytëzimit, ashtu edhe në mënyrë eksplicite në formë citatesh, duke krijuar kështu fenomenin e citatësisë në politike njëjtë siҫ ndodh edhe me letërsinë dhe tekstet postmoderne. Jo vetëm përdorimi, por shfrytëzimi i lirë i citatit, materialit poltik, është element bazik i kësaj ideologjie, e cila shfrytëzon, siç thotë populli, “pa teklif”, traditën e mëhershme politike, ku këto citate marrin edhe konotacione të reja në veprimin postmodern komunist.

Komunizmi postmodern ngrihet nga kulti ndaj traditës politike. Gjithsesi, tradicionalizmi politik është shumë më i vjetër se sa komunizmi. Kjo s’është ndonjë zbulim teorik politik por qasje e re ndaj jetës e cila sipas mistikës tradicionale, një kohë të gjatë mbeti i fshehur në gjuhët e harruara – në hieroglifët e politikës së pakuptimtë, në diskursin plot kode të padëshifruara, në mbishkrimet e parrullave plot dell kombëtar, në sytë e liderëve plot vezullim rrenash. Komunizmi postmodern si kulturë e re politike duhej që të shfaqej patjetër përmes ndonjë manifesti politik në formë marrëveshjesh me emër qytetesh turistike. Manifesti nuk nënkupton vetëm, siç thonë nënshkruesit, “garancë për stabilitet” por edhe kombinim të formave të ndryshme të besimit dhe veprimit politik, por ky kombinim doemos duhet që të tolerojë edhe kontradikta dhe digresione. Çdo kumt themelor politik përmban edhe farën e së vërtetës. Dhe, edhe pse duket se ata rrëfejnë gjëra të ndryshme dhe jokompatibile, në thelb, aludojnë, në mënyrë alegorike, në të vërtetën e njëjtë primare. Si pasojë, erdhi komunizmi postmodern si shfaqje e cila lejon përparim në mësimnxënien ideologjike. E vërteta tashmë është thënë, njëherë e përgjithmonë: më shumë që mund të bëjmë është interpretimi i vazhdueshëm i të njëjtit mesazh duke e vëshur atë me vello rrenash të llojllojta dhe sasi të ritura mosbesimi..

Komunizmi postmodern implikon flakjen e modernizmit politik. Edhe poltikanët fashistë edhe nazistët e adhuronin teknologjinë, kurse ata tradicionalistë, si rëndom, e përjashtojnë atë si negacion të vlerave shpirtërore tradicionale. Megjithatë, edhe pse nazizmi qe krenuar me të arriturat e veta industriale, mburrja e modernizmit politik është tabor për krijimin e një shtrese të re mbimoderne të quajtur posmodernizëm të bazuar direkt në citatin dhe citatshmërinë politike. Referenca është shumë me rëndësi në politikë. Përjashtimi i politikës moderne ishte sajuar si mospranim i mënyrës kapitaliste të jetesës. Arsimimi politik, ose periudha e Arsyes së të bërit politikë, e shihnin si fillim të korrupsionit moral. Në këtë kuptim, komunizmi postmodern mund të përkufizohet si ideologji e re bazuar në referenca të devotshme dhe të mirëfillta politike.

Komunizmi postmodern krijoi shpirtin kritik, shpirtin i cili bën dallime, kurse dallimet janë shenjë të interliteraritetit politik. Në kulturën e kësaj ideologjie, bashkësia politike e promovon mospajtimin si mënyrë për të përsosur dijen për vetë politikën. Për komunizmin postmodern mospajtimi nuk është tradhti. Ai kërkon konsensus nëpërmjet shfrytëzimit dhe përkeqësimit të të natyrshmes frikë nga dallimet. Ithratët e kësaj ideologjie nuk duhet që të ndjehen të nënçmuar nga pasuria marramendëse dhe forca e Tjetrit... Komunizmi postmodern krijoi një neo-gjuhë për politikën...

Publikuar: 04.11.2010 | 12:05
Lexuar: 482 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime