E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë që edhe disa lojtarë të kombëtares shqiptare pritet të jenë protagonistë sot me skuadrat e tyre. Mbrojtësi Kristi Vangjeli pritet që me Arisin e Selanikut të jetë titullar në sfidën ndaj gjermanëve të Bajern Leverkusen. Aris vjen pas barazimit 0-0 me Leverkusenin në ndeshjen e tretë.
Rikthehen sonte emocionet e Europa League


Gjergji Mima

- Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në futbollin evropian, do të zhvillojë sonte ndeshjet e treta në 12 grupet e saj.

Juventusi, pasi ka barazuar në transfertë me Salzburgun 1-1, kërkon të fitojë në Torino, ndërsa Manchester City, pasi ka fituar 3-1 në shtëpi ndaj Lech Poznan, kërkon të fitojë edhe në Poloni për të siguruar kualifikimin në Grupin A të Europa League.
Ndër ndeshjet kryesore të ditës së sotme janë CSKA e Moskës - Palermo në grupin F, Liverpul - Napoli në grupin K dhe PSG - Borusia Dortmund në grupin J.

Ndërkohë që edhe disa lojtarë të kombëtares shqiptare pritet të jenë protagonistë sot me skuadrat e tyre. Mbrojtësi Kristi Vangjeli pritet që me Arisin e Selanikut të jetë titullar në sfidën ndaj gjermanëve të Bajern Leverkusen. Aris vjen pas barazimit 0-0 me Leverkusenin në ndeshjen e tretë.

Në Grupin G, mesfushori Ervin Bulku do të jetë sërish titullar në takimin ku kroatët e Hajdukut të Splitit do të luajnë në shtëpi me rusët e Zenitit, të cilët fituan 2-0 në sfidën e parë.

Ndërsa në grupin L, sulmuesi i kombëtares, Hamdi Salihi, pritet të udhëheqë sulmin e Rapidit të Vjenës në ndeshjen përballë bullgarëve të CSKA së Sofjes.

- Ndeshjet e katërta në grup të Europa League

Grupi A

Lech Poznan - Mançester City.
Juventus - Salzburg

Grupi B

Bayer Leverkusen - Aris Selanik 0-0
Rosenborg - Atletiko Madrid

Grupi C

Levski Sofje - Lilë
Gent - Sporting Lisbon

Grupi D

Club Bruzh - Dinamo Zagreb
PAOK - Villarreal

Grupi E

Dinamo Kiev - AZ Alkmar
BATE Borisov - FC Sherif

Grupi F

CSKA Moskë - Palermo
Lozanë - Sparta Pragë

Grupi G

AEK - Anderleht
Hajduk Split - Zenit

Grupi H

Getafe - Shtutgart
Odense - Jang Bojs

Grupi I

PSV Eindhoven - Debreçen
Sampdoria - Metalist Kharkiv

Grupi J

Paris St. Zhermen - Borusia Dortmund
Sevilja - Karpati Lviv

Grupi K

Liverpul - Napoli
Steaua Bukuresht - Utreht

Grupi L

Porto - Beshiktash
Rapid Vjena - CSKA Sofje

Publikuar: 04.11.2010 | 12:55
Lexuar: 233 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime