Ata janë krerët e shteteve, figura të mëdha religjiozë, interpretues dhe njerëz të ligjit. Krahasimi relativ i kësaj fuqie siç është diversiteti i grupeve është një biznes i rrëshqitshëm.
Nga
Forbes
- Presidenti kinez Hu Xhintao gjendet në vendin e parë të listës "Forbs" të personave më të fuqishëm në botë për vitin 2010, të publikuar sot.
Hu në listën u gjend para presidentit amerikan Barak Obama për shkak se ka pushtet absolut mbi 1,3 miliardë njerëz, kryeson me vendin, i cili është ekonomia e dytë në botë dhe ka ushtrinë më të madhe në botë.
Për dallim nga viti i kaluar, kur udhëheqte me listën, presidenti amerikan Barak Obama tani gjendet në vendin e dytë si komandant i ushtrisë më të zhvilluar në botë dhe lider i vendit që është ekonomia e parë në botë.
Vendin e tretë e mori mbreti Abdulla bin Abdul Aziz al Saud si pushtetar absolut i Arabisë Saudite, i cili ka një të pestën e rezervareve të naftës në botë dhe në të cilën gjenden dy vendet më të shejnta islame Meka dhe Medina.
Në vendin e katërt ndodhet kryeministri rus Vladimir Putin, i cili ka pothuajse fuqi absolute në Rusi dhe disponon me arsenalin e dytë sipas madhësisë të armëve bërthamore, si dhe me resurse të mëdha minerale dhe energjetike.
Vendin e pestë e mori Papa Benedikti i Gjashtëmbdhjetë si lider shpirtëror të një të gjashtës së popullatës në botë. Pas tij është kancelarja gjermane Angela Merkel, gruaja më e pasur në botë, pastaj kryeministri britanik Dejvid Kameron, pastaj kryetari i Bankës qendrore amerikane Ben Bernanke, trashëgimtarja e dinastisë Nehru Gandi, Sonja Gandi dhe në vendin e dhjetë Bil Gejts, themelues i Majkrosoftit.
1. Hu Jintao, 67 vjeçar, president i Kinës
Udhëheqësi politik i numrit më të madh të njerëzve në botë, ushtron një kontroll diktatorial në mbi 1.3 miliard njerëz, 1/5 e popullatës në botë. I papëlqyeshëm për pjesën perëndimore të botës, ai ndërton qytete, burgos disidentët dhe censuron internetin dhe asnjëherë nuk ballafaqohet me ligjin.
2. Barack Obama, 49 vjeçar, president i SHBA-ve
Demokratët e Obamës pësuan një goditje të fortë në zgjedhjet afatmesme në SHBA, me presidentin i cili ka humbur mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe mezi po qëndron në Senat. Është një rënie vërtetë e shpejtë për një nga individët më me ndikim në botë.
3.Abdullah bin Abdul Aziz al Saud, 86 vjeçar, mbreti i Arabisë Saudite
Sundimtar absolut i mbretërisë s shkretëtirës, që përmban rezervat më të mëdha të papërpunuar të naftës në botë dhe dy vendet më të shenjat të Islamit.
4. Vladimir Putin, 57 vjeçar, kryeministër i Rusisë
Një nga kryeministrat më të fuqishëm që ndikon edhe në kufizimin kompetencave të presidentit Medvedev. Ish-oficeri i KGB së fundi ka dhënë verdiktin për energjinë dhe mineralet e lëndës së parë.
5. Papa Benedikti XVI, 83 vjeçar
Autoriteti më i lartë shpirtëror i 1.1 miliard njerëzve në botë apo 1/6 e popullatës. Tradicionalist i patundur që shpreh keqardhje për sekularizmin, konsumizmin dhe relativizmin moral, i papërkulshëm ndaj kontrollit të lindjeve, martesave homoseksuale dhe rregullin e femrave priftëresha.
6. Angela Merkel, 56 vjeçare, kancelare e Gjermanisë
Femra më e fuqishme e planetit. Mbikëqyrë kontrollin e pjesës më të madhe të ekonomisë evropiane. Mburret me nëntë kompanitë publike me shitjet vjetore më të madhe rreth 70 miliard dollarë.
7.David Cameron, 43 vjeçar, kryeministër i Anglisë
Kryeministri më i ri anglez në 198 vitet e fundit dhe kjo si rezultat i Kolegjit Eton, Brasenose Oksford, me origjinë nga Mbreti Uilliami IV. I cilësuar edhe si zëvendësuesi i Margarte Thaçer, Kameron ka të përbashkët me femrën më të fortë angleze vendosmërinë e hekurt.
8. Ben Bernanke, 56 vjeçar, guvernator në Uashington DC
Ai tani ka në thelb vetëm një qëllim, i cili renditet si rrahja e fundit financiare: lehtësimin sasior apo më thjeshtë proshim dollarësh.
9. Sonia Gandhi, 63 vjeçare, presidente e Indisë
Pavarësisht nga përzierja e saj me nënë italiane, me një religjion katolike dhe me ngurrime politike, Gandi ushtron ndikimin në rreth 1.2 miliard indian. Së fudni është përzgjedhur në krye të katër posteve, si udhëheqëse e Partisë Kongresiste dhe disa poste të tjera të trashëguara nga dinastia Gandi. .
10. Bill Gates, 54 vjeçar, babai i Mikrosoftit
Shitja e biletave të lotarisë për bamirësi është e vështirë. Me bashkëpunëtorë gjithashtu miliarderë me të cilët ndanë gjysmën e kësaj pasurie është pothuajse e pamundur. Por si duket këtë askush nuk ia ka thënë Gejtsit sepse ai megjithatë është një nga njerëzit më të pasur në planet.