Ceremonia,e cila u zhvillua në sallën e Fakultetit Filologjik të këtij Universiteti, në të cilën merrnin pjesë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, diplomatë dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, nisi pak pas orës 11.
Një doktor tjetër nderi i Universitetit të Prishtinës është shpallur sot. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili dje u shpall Qytetar nderi i Prizrenit, sot u nderua edhe me një mirënjohje tjetër të Kosovës Doctor Honoris causa i Universitetit të Prishtinës, në shenjë mirënjohje për gjithë çfarë bëri ai për çlirimin, pavarësinë dhe afirmimin e shtetit të Kosovës gjatë dy dekadave të fundit, raporton Koha Ditore.
Ceremonia,e cila u zhvillua në sallën e Fakultetit Filologjik të këtij Universiteti, në të cilën merrnin pjesë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, diplomatë dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, nisi pak pas orës 11.
Për laureatin dhe arsyen e nderimit të tij folën rektori i këtij Universitet, Mujë Rugova, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse laudator ishte Enver Kutllovci.
Që të tretë theksuan meritat e kryeministrit turk për Kosovën aktuale çlirimin, pavarësinë dhe afirmimin e saj në përmasa ndërkombëtare.
Vetë Erdogan tha se ishte i nderuar me këtë mirënjohje dhe se këtë e kupton si një detyrë që të vazhdojë ta mbështesë shtetin më të ri të botës drejt aspiratave të saj euroatlantike dhe prosperitetit ekonomik.
Kryeministri i Truqisë, ndërkohë do të vizitojë Tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit, afër Obiliqit. Ai e përmendi këtë monument të historisë turke, si një pikë që lidhë historikisht Kosovën me Turqinë. Po ashtu përkujtoi edhe Mehmet Akif Aksojin, autorin e himnit turk, i cili ishte nga Peja.
Kryeministri i Truqisë përfund sot vizitën e tij dyditëshe në Kosovë.
Recep Tayyp Erdogan është kryeministri i parë turk që vizitoi Kosovën.