Pamja fantastike mes pishave, kaltërsia e detit gjer tej në horizont, lartësia që jemi mbi nivelin e detit dhe gjysma a më shumë lartësi deri në majën e Çikës edhe kjo tej në horizont shkojnë për mrekullisht në kohë të kthjelltë nga Karaburuni deri në Ksamil e gjerë në Korfuz.
Sulo Gozhina
E favorizuar nga natyra, banorët kërkojnë që kryekomunari Ferdinand Dhima të vijojë punën sërish
Aroma e detit në ndjesinë që të jep teksa përballesh me të, në këto ditë tetori dhe riviera që shfaqet duke kaluar në panoramën e rrugës paralel me Jonin, tregon se je futur në mrekullitë e perlës shqiptare të jugut. Nuk ke të ngopur teksa para syve të tu, shfaqen pamje nga më fantastiket që duket se ndër shekuj perëndia ka punuar për ti ndërtuar si dhuratë për njerëzimin, ndërsa vitet e fundit dora e njeriut kërkon të harmonizojë natyrën me punën që po bën për ti përshtatur më mirë dhe vënë në shërbim të tij. Më e dukshme vitet e fundit është puna që vazhdon të bëhet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, atë të ndërtimit, ambienteve shërbyese, mbjelljen e agrumeve dhe pemën e paqes (ullirin) si dhe të përmirësimit të plazheve në vijën bregdetare. Duket se vitet e fundit dora e njeriut e banorëve të bregut të Jonit kërkon të vejë në funksion të tij e të vejë në eficencë jo vetëm për vete, por dhe për turistët e huaj dhe vendas që tashëm nuk po mungojnë më as në dimër në krejt bregdetin e kësaj perle. Këtë dhuratë që ka shoqëruar natyrën me njeriun ndër shekuj e shikon të gërshetuar dhe në sytë e banorëve teksa jo në mundësi të vogla takimesh mes tyre dhe mikut që ata presin e përcjellin çdo ditë, javë e muaj. Ndoshta për mua që përshkova si në revistë fshatrat e bregut edhe pse në mundësi të vogla takimi me banorët e tyre, por edhe nga pamja në të gjithë këtë perlë, mundet të them me bindje se edhe vet banorët e kësaj treve janë punëtorë, mikpritës, të dashur me natyrën. Ndjesinë e detit e ndjen teksa hynë për në Vlorë, e ndërsa makina gjarpëron në kthesat e kodrave të ullishtes shekullore para syve të del qyteti historik dhe madhështor i Vlorës, kushdo që është në moshën time, por dhe më pak, menjëherë mendja i shkon tek fjalët e ëmbla të artistit të madh Kadri Roshi, Vlora djema, dhe në kujtesë të vjen kënga Moj Vlorë e bukur në gropë. Bëre famë në Evropë etj, etj, e më pas të rrjedhin kujtimet e gdhendura në histori nga 1912, tek 1920 duke përmendur burra kombi Ismail Qemali, Selam Musaj, e plot të tillë që Shqipërisë nuk i kanë munguar sa herë që është dashur nevoja për të mbrojtur Kombin e Shqiponjave. Duke përshkuar përmes qytetin që ka bërë historinë e marrë me vete ndërmend panoramën e tij si një foto të çastit, vijojmë rrugën për të plotësuar një ftesë miqësore të bërë nga miku jonë borshiot Ferdinant Dhrami. Kemi lënë tunelin e ujit të ftohtë, madje në krahun e djathtë të rrugës edhe ishullin e Sazanit me historinë e tij, për të ndjekur rrugën drejt bregut dhe anës detit, ashtu si dhe është e ndërtuar. Si në pëllëmbë të dorës shikon rivierën që përfundon në Karaburun, ndërsa anës detit njëri pas tjetrit të dalin para ndërtesat, të cilat janë vënë në shërbim të vizitorëve vendas dhe të huaj në verë dhe në dimër. Teksa lë pas në të djathtë Orikumin dhe plazhet e tij të mrekullueshme para syve të shfaqet një tjetër vend turistik, Qafa e Llogorasë, madje në të ngjiturat me pak kthesa të tij pasi rruga nga Vlora në Sarandë tashëm është bërë një superstradë me standarde bashkëkohore, makina zhytet në pyllin me pisha, aroma e të cilave kur del lartë në qafë të Llogorasë të bën ta ndalosh makinën si pa e kuptuar, për të pirë një kafe shlodhëse, të paktën për ne që drejt Borshit ishim nisur nga qyteti antik i Beratit. Pamja fantastike mes pishave, kaltërsia e detit gjer tej në horizont, lartësia që jemi mbi nivelin e detit dhe gjysma a më shumë lartësi deri në majën e Çikës edhe kjo tej në horizont shkojnë për mrekullisht në kohë të kthjelltë nga Karaburuni deri në Ksamil e gjerë në Korfuz. Flladin i lehët me freskinë e tij që të përkëdhel fytyrën, oksigjeni që të mbush plot mushkrit, ujë i ftohët dhe kafeja e servirur nga një vlonjate lezetshme të bëjnë që të ndiesh një kënaqësi me një shije të veçantë. Pas kësaj nuk të mbetet tjetër veçse të mendosh për të kaluar pushimet këto anë, në një verë, a në tjetër sipas mundësisë, por që do gabosh po të mos e bësh një gjë të tillë. Komplet bregu nuk shquhet vetëm për plazhet ku turistët bëjë pushimit sipas stinës, por ai ka dhe vlera kuruese, ndërsa zona dhe krejt fshatrat e tij janë jo vetëm perla e pa zëvendësueshme e këtij turizmit që po flasim, por dhe të mbushura me historinë e tyre. Çdo epokë e historisë së bregdetit ka vlerën dhe peripecitë e saj, pra kërkon studim e njohje sa më të thellë. Si e tillë njohja e disa enigmave të historisë në marrëdhënie me bregdetin ka vlerën dhe rëndësinë e saj. Aty ku mungon dokumenti është kalaja, është kënga burimore autoktone e Bregut që ska lënë ngjarje, bëma e kapedanë Bregu pa i himnizuar e pa vërtetuar për çka ka ndodhur e për tua thënë dy fjalë. Ata janë simbolizuar me kalanë e thurur në këngë.
Pa vështro se çthotë kalaja,
E vërteta sa çështë dynjaja,
Këto gërxhe, këto maja,
Mposhtin ushtri të mëdhaja.
Kështu do të citonte në librin Bregdeti dhe Ali Pashë Tepelena, historiani Minella Gjoni biri i kësaj treve, i cili nuk lë pa përmendur dhe punën shkencore dhe me një vlerë të padiskutueshme të bregdetasit Fane Veizi nga Himara, por edhe të njerëzve të shquar Jako Pali nga Qeparoj, Panajot Gjinknuri e Arsen Kabuci nga Kullësi, Lefter Çipa nga Piluri, Foto Bixhili nga Dhërmiu etj. Por le tua lënë punën shkencore dhe atë historike këtyre njerëzve të shquar dhe brezave në vijim, ne sot për një tjetër punë kemi ardhur në këtë perlë të Jonit, për miqësinë të ftuar si mysafirë, si dhe për të shijuar në ato pak çaste qëndrimi brenda këtyre brigjeve.
Takimi me mikun tonë
Sapo makina doli mbi Palermo e nisi të ecë në rrugën e drejt afër një lokali buzë detit dhe afër kalasë të Pashajt të Janinës, dikush në anë të rrugës na bëri me dorë të qëndronim, drejtuesi mjeti një miku im që ishte bërë dhe ndërlidhësi vizitës qeshi dhe foli se ky ishte njeriu që na kishte ftuar, për mua nuk ishte i pa njohur pasi e kisha takuar në Berat kur dhe kishte ardhur në një vizitë turistike, ndërsa ishte i panjohur për bashkëshortet tona çifti që na priste. Aty bëmë pushimin e tretë, pasi të dytin e kishim bërë në Jalë ku dhe drekuam në atë vend të pazëvendësueshëm me askënd në llojin e vetë, në atë mrekulli të pa parë. Pranë detit u ulëm të pinim një kafe, ndërsa rreth 500 metra larg nesh shtrihej kalaja e Ali Pashait: Vijnë me qindra vizitor të vendit dhe të huaj këtu, na foli pronarja e lokalit, e cila na ftoj ta vizitonim nga afër rezidencën e Pashajt të ndërtuar enkas për gruan e tij Vasiliqin. Pas asaj kafe dhe mbresave që na u krijuan për Ali Pashain dhe për tunelet e Palermos duke sjell ndërmend dhe filmin e famshëm Nëndetësja 105 u larguam duke marrë me vete dhe atë buzëqeshje të ëmbël të zonjës cicerone.
Në Borsh
Ajo që dua të them që në fillim është se që në pamjen e parë të këtij fshati manitesh teksa shikon detin, fushën, krejt luginën e kodrat për rreth tij e deri tej në mal. Pamja vizuale duket se shkojnë kaq në harmoni më njëra-tjetrën, duke të krijuar mendimin sikur të jenë bërë nga një nënë. Pamja madhështore që rrethohet nga një kurorë gjigande e kodrave e maleve për rreth tij që ngrihen gradualisht deri në lartësinë 1500 metra mbi nivelin e detit në formën e një amfiteatri, pamjen e të cilit e formon fusha dhe që krijon dhe natyrën e mrekullueshme të Borshit, kështu do të shkruanin në librin e cituar Borshi, Një perlë e mrekullueshme dhe e papërsëritshme e natyrës shqiptare Prof. dr. Mevlan Kabo, Farudin Krutja e Arqile Bërxolli. E teksa lexon përshkimin e tre profesorëve në fjalë, nuk ka si të mos mendosh se perëndia ka punuar vite me radhë vetëm për këto fshatra për të falur një natyrë të mrekullueshme të vënë në funksion të banorëve të këtyre zonave që janë zotër të tyre që me krijimin e njerëzimit. Këto mrekulli janë të papërsëritshëm në llojin e vet. Kjo ndjesi të bën që të qëndrosh në hyrje të fshatit dhe të soditësh për disa çaste këtë rivierë të këndshme dhe të jesh robi i saj ende i pangopur me pamje mahnitësin. Borshiotët janë autoktonë këtu, gjurmët e të cilës duken tek kalaja dhe nëse më shumë se sa dhe është kalaja, shpjegon Ferdinat Dhrami ish-kryetari i komunës të Lukovë, brenda të cilit përfshihet dhe Borshi. Ky është fshati më i madh dhe në sipërfaqe prej 40 km2 dhe me një popullsi prej më shumë se 2000 banorë, ndonëse demografia ka bërë punën e vetë thotë Dhrami. Ndërsa ka vijën bregdetare prej 2.5 - 3 km më të gjatë të plazhit në të gjithë fshatrat e bregut të Jonit, vijë, pas të cilës vjen dhe lugina më e madhe e fshatit dhe krejt zonës me rreth 150 ha tokë e mbjell me ullinj dhe agrume, cilësi këto të gjithë të jugut në bregun e jonit. Rrethimi i fshatit nga të tre anët me male përballë një deti që ka krijuar këtë gji të mrekullueshëm bëjnë që erërat e ftohta që vijën nga brendësia e vendit të mos depërtojnë dhe për këtë arsye këtu temperatura edhe në muajt më të ftohët nuk shkon më pak se 10 gradë celsius. Kjo klimë mesdhetare ka bërë që të rriten agrumet dhe ulliri, si dhe plazhi të ketë një përparësi që në muajt e parë të verës. Resurset e tij nuk kanë të sosur veç kushteve klimatike, një tjetër resurs që i jep jetë është dhe burimi më i madh i Izvori, burimi me ujë të freskët si akull me një prurje prej 200 litrash për sekondë, burim që i jep jetë qendrës tregtare të fshatit. Kushdo që kujton Borshin nuk ka si të mos i shkojë ndërmend ky burim që përshkon përmes fshatin me gurgullimën e tij, karakteristikë që nuk pushon në dimër e verë. Burim që ka vlera turistike, pasi ai gjatë rrjedhës së tij nga bimësia e rritur rreth tij në të dy anët krijon një mini xhungël të vërtet, ndërsa në pjesë më poshtë tij është i ngritur një H.E.C., ndërtuar rreth viteve 1960 që prodhon 500 kw energji elektrike, deri në derdhje të tij që përshkon fushën dhe borshiotët e shfrytëzojnë për vaditje, pa harruar se mban gjallë gjithë fshatin për ujin e pijshëm të tij, vijon tregimin e tij ish-kreu i komunës Dhrami. Fshati ka dhe disa burime të tjera ujore, të cilat janë burimi Gurës, burimi i kalit, burimi i ujit të keq, burimi Langadhës etj, uji i të cilëve i jep jetë fshatit.
Plazhi
As njëlloj problemi nuk kemi pasur për sa i përket detit me plazhistët, madje mundet të them se vetë fshati ka përgatitur një infrastrukturë turistike, duke kthyer të gjitha banesat e tyre, hotele dhe restorante në shërbim të turistëve të vendit dhe të huaj, në këtë rast dua të theksoj se mikpritja e borshiotve tregon se çdo vit numri i turistëve dhe plazhistëve sa vjen e shtohet, madje me hapjen e rrugës së Kombit numri i turistëve kosovar është 10 e 20 fishuar. Këto dhe resurse të tjera si turizmi malor ku dhe gjendet bota bimore dhe ajo shtazore, turizmi historik ku në të gjendet dhe Kalaja e Sopotit, marrë nga emri i kodrës në lartësinë 326 m mbi nivelin e deti me lashtësinë e ndërtimit të saj në shek. IV p.e.s. nga fiset iliro-epirote, me sipërfaqe 5 ha në fshatin Borshi vjetër. Kjo kala që veç të tjerave ra në duart e Ali Pash Tepelenës në vitin 1798 dhe u përfshi në Pashallëkun e Janinës, ndonëse deri në atë vit sundohej nga
borshioti Haxhi Bendo. Por dhe pika të tjera turistike ku turistët mundet të vizitojnë dhe të kalojnë një kohë të lirë gjatë pushimeve janë dhe kroi i zonjave (vendi ku dilnin dhe rrinin zonjat dhe sodisnin detin mbi kroin e fshatit ku dhe mori emrin), gërmadhat e Bardhës, muret e rrënuara në Muxga etj përbëjnë vlerat unikale që ka ky fshat i shtrirë në bregun e Jonit. Kjo sipas ish kreut të komunës të Lukovës një borshiot autokton përbëjnë fasadën në përgjithësi. Ndërsa ata që kanë bërë dhe ribërë historinë në këtë fshat janë vetë borshiotët, fshat nga i cili nuk kanë reshtur intelektualët, njerëzit e zgjuar dhe trima që kanë drejtuar ndër shekuj Borshin dhe krejt zonën. Njerëz të zgjuar dhe me kontribute në shekuj borshiot Haxi Bendo, sundimtari Kalasë në vitin 1768 brenda së cilës ndërtoj dhe një lagje që u banua deri vonë.
Rilindasi Sheh Sami Preveza që është marrë me studimin e gjuhës shqipe në gjimnazin Zosimeja, të Janinës. Lano Goxhi, borshiot deputet në qeverinë e Nolit më 1924, Telat Noga sekretari organizativë në qarkun e Durrësit u dogj në mantehauzin gjerman (për vite me radhë fabrika e cigares në Durrës ka mbajtur emrin e tij, Nulsi Shehu, drejtor i thesarit të shteti në mbretërinë e Zogut, Syrja Shehu komandanti xhandarmërisë në mbretërinë e Zogut).
Në 60 vitet e fundit prof. dr Hasan Dumi (Psikolog Zëvendësministër i Arsimit), prof.dr Mevlan Kabo, e Agron Alia (Artisti Popullit), prof. dr. Përparim Kabo e Shahin Leka, Burim
Huso e Asllan Mici. dr. shkencave Vedat Shehu, Mësues i Popullit, Beqir Haçi, Sopot Haçi, zëvendësministër pas vitit 1990, gazetarët Nebil Çika i parë dhe Fane Shehu pushkatuar më 1944 nga PKSH-ja, gazetar i sotëm Nebil Çika, regjisor Xhezair Trajner, gazetar sporti Neptun Bejko, humoristi Agim Bajko etj, etj, etj
Ridvan Hajdini kryesocialisti i fshatit
Borshiotët, popull i qetë dhe me kulturë
Teksa pinim një kafe në barë kafen e ndërtuar mbi rrjedhën e ujit të Xarës që përshkon në mes fshatin në fjalë takuam dhe njërin prej banorëve të tij Ridvan Hajdinin. U ktheva nga emigracioni, pasi hapa një biznes që tashmë jam i suksesshëm edhe në treg, tregon pas prezantimit Ridvani. Dikur Borshi e ka pasur vendbanimin lart në mal dhe quhej Sopot, aty ku dhe është kalaja, emrin e të cilit mban edhe kështjella, emër i kodrës. Por vendosja atje në kodër të fshatit ka pasur një strategji, për mua është e para mbrojtja nga lufta, e dyta mbrojtja e tokës bujqësore dhe që ndonëse e para është zhvleftësuar e dyta po bëhet një masakër në tokën bujqësore që do ta paguajnë brezat tanë të ardhshëm. Gjithsesi gjurmët tona tregojnë se në këto vise jemi sa është dhe njerëzimi, ndërsa kalaja është mbi 2400-vjeçare së fundmi nga historia kalaja është rikostruktuar nga Pashaj plak, brenda së cilës ngriti dhe një objekt kulti. Nga vet vendosja dhe strategji të ndryshme Borshi dhe borshiotët janë përfshirë dhe në luftëra. Mund të them se kemi qenë mbi 500 shtëpi (hane), por të 500 banesat u dogjën në 1914 nga paramilitantët grek prej atij viti fshati nuk mundi të rindërtojë më shtëpitë në mal dhe për pasojë zbriti poshtë në pronat e tyre, këtu ku jemi aktualisht, duke ruajtur tokën e bukës traditë, që në një farë mënyre ende vazhdon të ruhet dhe tani. Borshiotët janë patriotë, unë mund të them se në Luftën Nacional Çlirimtare fshatarët tanë morën pjesë të tërë ku u renditën në forcat partizane dhe ato balliste kjo bëri që harmonia në fshat të mos prishej. Në përgjithësi fshatrat e bregut të Jonit kanë qenë të lakmuara. Kjo ka bërë që Borshi të popullohej, por dhe vetë banorët autokton të kenë kërkuar një jetë më të mirë apo dhe të jenë larguar për arsye të shkollës, detyrave të tjera shtetërore etj. Për më shumë se 40 vjet Borshi përbëhej me mbi 3200 banor, është popull punëtor dhe i qetë, nuk dimë të bëjnë një grindje në fshat. Ndërsa për punën duhet të kthesh kokën nga fusha që është e mbushur plot me ullinj e agrume, ndonëse në vitet 90-të pati shumë probleme madhore sidomos me prerjen e agrumeve, gjë të cilën rrallë e bënë vetë borshiotët. Tashëm kemi mbi 100 mijë rrënjë ullinj e agrume, gjë të cilën shumë familje që nuk kanë emigracion kanë mbështetur mbajtjen e familjes, madje dhe shkollimin e fëmijëve me të ardhurat që nxjerrin
kryesisht nga ulliri. Komuna jonë ka ecur përpara megjithëse ende duhet të përparojë. Nga Borshi kemi pasur edhe Ferdinatin, kryetar të komunës që ende populli e do dhe respekton, madje këto muaj po përflitet dhe po i kërkohet që të kandidojë sërish, pasi pati rezultate në vitet në drejtim. Për borshiotët mundet të them se kultura nuk vjen e ikën si shiu apo era, ajo kultivohet ndër shekuj. Emigracioni ndër shekuj ka bërë punën e vet. Ai ka ngritur në piedestal kulturën borshiote, pasi këta të fundit janë arsimuar kudo që kanë shkuar këtë e tregojnë dhe figurat e shquara që kanë dal ndër shekuj nga kjo trevë dhe që janë të shumtë sot nga ky fshat numërohen mbi 350 intelektual nga mësues deri në profesorë doktorë, madje dhe studiues e shkencëtarë. Unë mund të them se po ti shikosh me imtësi figurat e dala ndër vite tregojnë se borshiotët i kanë parë të dyja anët e medaljes politike, gjë e cila ka krijuar dhe një harmoni mes banorëve të fshatit, pasi në cilindo pozicion që kanë qenë këto figura ne si fshat i kemi respektuar. Nisur nga ky qëndrim dhe kjo kulturë, përparësi i kemi dhënë më shumë figurës sesa krahut që ai përkrah. Me këtë dua të them se unë si person jam dakord të mbështes Ferdinantin për kandidat për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa vendimi madhor është i tij.
Prioritetet e Ferdinant Dhimës nëse do të kandidojë për kryetar të komunës Lukovë, ku unë mundet të kandidoj në siglën e LSI-së ka 9 fshatra Nivicë, Shevasi, Lukovë, Sasaj, Piqeras, Qazim Pali, Fterrë, Çorraj, brenda të cilit dhe Borshi. Ndonëse është ende herët për të folur për këtë pikë nëse do të më afrohet kandidimi për kryetar të komunës Lukovë, përparësi do të kemi këto objektiva.
1 - Infrastrukturën rrugore deri në rrugicat e lagjes të çdo fshat të komunës dhe në të gjitha pikat turistike të zonës.
2 - Vënien në eficencë të resurseve të komunës jo vetëm në shërbim të banorëve, por dhe të biznesit, si peshkimit, tregtimit agroindustriasl etj.
3 Ndihmesë me mikro kredi për të gjithë fermerët që mbarështojnë bagëti të imta, si dhe për fermerët që kultivojnë pemëtari si ullirin, agrumet, etj.
4 Ndihmesë për të gjithë banorët e fshatrave që kras punëve në bujqësi do të merren dhe me turizmin veror që është plazhi, si dhe atë dimëror që janë vendet historike si kalaja etj.
5 Turizmi, bashkimi i plazhit të Borshit, Buneshit dhe Lukovës.
6 Për turizmin, liberalizimi i vijës së verdhë për ndërtime.
7 Për turizmi binjakëzime për të thithur investime në fushën e turizmit veror, plazhi
8 Ndihmesë në rivotimin e kthimin e amendamenteve për trajtimi e ndërmarrjeve bujqësore për të kaluar në pronësi, prona e lënë në përdorim.
9 - Ndërtimi i një miniporti (Mol), për akodimin e anijeve të vogla, jahteve, motoskafëve, varkave fugave, të cilat lëvizin turistët etj, pasi kushtet për ndërtimin e tij janë si thellësia në afërsi të bregut që i kalon të 50 deri në 60
metra, ky miniport e lidh këtë komunë me portet e Sarandës, Vlorës e Korfuzit, si dhe zhvillon shumë peshkimin, gjë të cilës në këtë zonë nuk mungojnë gjallesat e detit me specie të shumta dhe të shumëllojshme.
10 Emigracioni një tjetër ndihmesë sipas ligjeve në fuqi.
11 - Në ndihmë të plazhistëve me ndërtimin e Molit (porti vogël), për një turizëm të kontrolluar për sa i përket sigurisë së jetës të plazhistëve, duke lëvizur me
mjetet e lartpërmendura.
12 Bashkëpunimi i pushtetit vendor me atë qendror për thithjen e investimeve, zbatimin e ligjshmërisë, asistencën teknike etj.
Për të realizuar dhe vënë në jetë prioritetet e mija në ndihmë të 10 mijë banorëve të zonës së kësaj komune tolerance për kontrabandën, korrupsionin dhe afera të
ndryshme do të jetë zero.
13- Ndërtimi i kanalizimeve si për ujërat e bardha dhe ato të zeza.
Borshioti Sihat Allushi ushtarak detar (peshkatar amator)
Si mund të shfrytëzohet vija bregdetare, problemet me kufirin
Jam rritur në det, jam peshkatar amator, por që anoj nga profesionistët, pasi kam një jetë të tërë që merrem me këtë sport amatoresk. Ujërat detare dhe ligji për pronat them me të drejt i jep një impuls të pakthyeshëm zhvillimit të kësaj zone kaq të pasur me resurse. Gjallesat në det janë kaq të larmishme sa nuk kanë të sosur dhe të mbaruar. Ndaj ndërtimi i një moli do të zhvillojë shumë biznesin e peshkimit aq shumë të kërkuar në këtë zonë kryesisht në sezonin e plazhit, pasi gjallesat e egra, të cilat në këtë zonë gjenden pa masë dhe të shumëllojshme. Për të përmirësuar dhe vënë në eficencë këto resurse duhet një
bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe atij qendror me qëllim rakordimin e punëve në zgjidhjen e problemeve madhore që janë aktuale sot dhe 20 vjet të pas 90-tës. Përparësi duhet të kenë bizneset, të cilat duhet të ndihmohen nga shteti me mikrokredi për të blerë mjete peshkimi si varka, jahte të lehta etj. Duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë informaliteti në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe duhet hapur udhë e përparësi prioriteteve. Dua të ngul këmbë tek ndërtimi i një moli, apo miniporti të vogël. Unë mundet të them si ushtarak se Borshi ka vend të mrekullueshëm për ndërtimin e tij, pasi ka vende si tek shkëmbi i kthesës ku para tij ka shesh të gatshëm për ndërtim dhe thellësia pingule bie në thellësi 50 deri në 60 e 70 metra, gjë të cilën e bën të mundur nga ana teknike këtë ndërtim. Moli do ti vijë në ndihmë akomodimit të peshkaraxheve të vogla, jahteve të lehta për lëvizjen e turistëve dhe plazhistëve në pikat turistike që fillojnë nga Karaburuni deri në Ksamil e Butrint të Sarandës. Si ushtarak them se lëvizja me mjetet e lundrimit shkurton kohën në 1 /3 e rrugës që duhet të bëjë turisti në rrugë tokësore për të shkuar në një vizitë gjatë pushimit në Borsh për në Butrint, Ksamil apo dhe në Himarë e Jalë, Palermo tek kalaja e Ali Pashajt etj. Mbron turistët nga rreziqet që u kanosen nëse ka. Kontrollon kontrabandën nëse ka. Bënë udhëtime të ndryshme në pikat turistike të zonës, siç dhe janë shpella e Lukovës, Kakome, Port Palermo, Kasolle Gjirit, Himar e Qefali etj., gjire këto të bukura apo perla të Jonit shqiptar, nga ana tjetër moli do të ndikojë edhe për lidhje tregtare me qytetet, zonën apo dhe shtetin fqinjë në shkëmbimet tregtare, shkëmbim mallrash e tregti të ndryshme etj.
Megjithëse tashëm ka kaluar ajo fazë e rrezikshme ku sipas shumë ushtarakëve çmendim keni për kufirin detar me shtetin grek ?
Më mirë të mos ma bëje këtë pyetje, pasi ajo punë është bitisur në anën tona, pasi këtu ku jemi (buzë detit në një lokal në plazhin e Borshit), kufiri do të ishte 4 milje larg nga bregu, ndërkohë që sot aktualisht e kemi 12 milje dhe jemi në pjesën tonë.
A mund të rikthehet ky problem?
Nuk besoj, tashmë po i vëmë gishtin kokës edhe ne banorët e kësaj zone, dhe jo ata që na drejtojnë ne. Ndaj kam besim se kjo punë u mbyll njëherë e përgjithmonë, bazuar në rregullat dhe drejtësinë ligjore.