E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përmes ndihmës së "Norsk Enerxhi", Ministria do të ketë mundësi në detaje dhe në mënyrë më të përgjithësuar t'i shqyrtojë kërkesat e kompanive për dhënien e lejeve dhe, siç theksoi ministri Nexhati Jakupi, do të përcaktojë zgjidhje më përkatëse për respektimin e standardeve ekologjike dhe legjislaturës.
Projekti pėr pėrforcimin e kapaciteteve pėr parandalim tė integruar dhe kontroll tė ndotjes








- Përshpejtimi i procesit për dhënien e lejeve të integruara ekologjike në sektorin e metalurgjisë dhe energjetikës është qëllimi i projektit "Përforcimi i kapaciteteve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për parandalim të integruar dhe kontrroll të ndotjes dhe për menaxhimin me mbeturina të rrezikshme" që prej sot fillon ta implementojë Ministria dhe kompania norvegjeze "Norsk Enerxhi".

Përmes ndihmës së "Norsk Enerxhi", Ministria do të ketë mundësi në detaje dhe në mënyrë më të përgjithësuar t'i shqyrtojë kërkesat e kompanive për dhënien e lejeve dhe, siç theksoi ministri Nexhati Jakupi, do të përcaktojë zgjidhje më përkatëse për respektimin e standardeve ekologjike dhe legjislaturës.

"Sektorët për metalurgji dhe energjetikë janë shumë komplekse dhe prandaj kemi nevojë për bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe këmbim të papengueshëm të informacioneve me kompanitë", tha Jakupi.

Lejet e integruara ekologjike, njftoi ai, do të jepen përmes procedurës së pjesëmarrjes së opinionit, ku qytetarët përmes diskutimeve publike do të mund t'i shprehin qëndrimet e tyre.

Drejtori i "Norsk Enerxhi", Jon Tveiten theksoi se qëllimi është të bëjnë bashkëpunim afatgjatë me Ministrinë dhe t'i përforcojnë kapacitetet të cilat, siç tha, në afat të gjatë mund të na ndihmojnë edhe neve edhe popullatës lokale në Maqedoni.

Instalimi i legjislaturës kombëtare të Drejtorisë së Këshillit të BE-së për parandalim të integruar dhe kontrollë të ndotjes, sipas drejtorit të Drejtorisë së mjedisit jetësor Filip Ivanov, paraqet gurë-themel të politikës së përbashkët të Bashkimit Evropian në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor nga ndotësit e mëdhenj industrial.

"Duke i pasur parasysh prioritetet strategjike të Qeverisë për integrimin në NATO dhe BE dhe zmadhimin e rritjes ekonomike dhe konkurrencës me bazë të qëndrueshme, shkallë më të lartë të punësimit, rritje të standardit jetësor dhe kualitetit të jetesës, me qëllim që të zmadhohet konkurrenca dhe të mbështetet rritja ekonomike", tha Ivanov.

Në shtet në mënyrë të drejtpërdrejtë do të punohet në aplikacionet në REK Manastir, Legurat e Shkupit, REK Osllomej dhe rafineria OKTA.

Projekti zbatohet në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë.

Publikuar: 04.11.2010 | 15:58
Lexuar: 605 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime