E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në Maqedoni ka pak shqiptarë arkeologë, por këtë vit kanë diplomuar pesë arkeologë. Vlerësoj se në të ardhmen ata duhet t'i punësojmë në Muzeun e Maqedonisë, me qëllim që edhe ata të përfshihen në gropimet arkeologjike, të cilat po realizohen në shtet", tha Ademi.
Zėvendės-kryeministri Ademi u takua me Shoqatėn e historianėve shqiptarė nė Maqedoni











- Përkrahje më të madhe nga Qeveria dhe institucionet shtetërore dhe stërvitje për historianë të rinj, posaçërisht në sferën e arkeologjisë, kërkoi sot shoqata e historianëve shqiptarë në Maqedoni.

Këtë e kumtoi zëvendës-kryetari i Qeverisë Abdilaqim Ademi pas takimit me udhëheqësinë e re të kësaj Shoqate.

"Në Maqedoni ka pak shqiptarë arkeologë, por këtë vit kanë diplomuar pesë arkeologë. Vlerësoj se në të ardhmen ata duhet t'i punësojmë në Muzeun e Maqedonisë, me qëllim që edhe ata të përfshihen në gropimet arkeologjike, të cilat po realizohen në shtet", tha Ademi.

Zëvendëskryetari Ademi informoi se kanë biseduar për projektet e përbashkëta, të cilat në të ardhmen do të mund t'i kenë Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Shoqata e historianëve shqiptarë në Maqedoni.

Sipas tij, kjo Shoqatë ka dhënë kontribut të madh për aktivitetet në Maqedoni, posaçërisht për ngjarjet të cilat janë të lidhura me historinë shqiptare. Ademi theksoi se ka garantuar përkrahje të projekteve të Shoqatës të historianëve shqiptarë në Maqedoni.

Publikuar: 04.11.2010 | 08:04
Lexuar: 258 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime