E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ne do të kishim apeluar që ata këtë ta bëjnë dhe mos të merren me falsifikime të dokumenteve, të mos mbyllen nëpër podrume dhe të prodhojnë dokumente të falsifikuara që kanë për qëllim diskreditimin e oponentëve të tyre politik”, u shpreh Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.
BDI: PDSH dhe bashkėpunėtorėt e UDB-sė fabrikuan dosjet









Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi tha se fabrikues të dosjeve të funksionarëve të BDI-së janë strukturat e PDSH-së dhe ish bashkëpunëtorët e UDB-së. Ndërsa, grupi punues i BDI-së është duke u konsultuar me ekspertët juridik për atë se kur dhe ndaj kujt do të ngritët padi penale.

“Dalë ngadalë ditëve të fundit po dalin në sipërfaqe aktorët e vërtetë të të ashtuquajturave ‘Dosje’, siç është PDSH-ja, bashkëpunëtorët e UDB-së dhe funksionarët e sigurimit të shtetit në vitin 2001. Të gjithë këto nuk mund të pajtohen me faktin se në vitin 2001 e humbën luftën, këto nuk mund të pajtohen dhe nuk mund të ja falin as vetvetes, prandaj mendoj se në këtë mënyrë po mundohen të hakmerren dhe po prodhojnë dokumente të falsifikuara”, deklaroi Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Ademi tha se nga ajo që PDSH-ja nuk ka se çfarë t’i ofrojë elektoratit merret me gjëra të ulëta.

“Ne do të kishim apeluar që ata këtë ta bëjnë dhe mos të merren me falsifikime të dokumenteve, të mos mbyllen nëpër podrume dhe të prodhojnë dokumente të falsifikuara që kanë për qëllim diskreditimin e oponentëve të tyre politik”, u shpreh Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Ndërkohë çështja e dosjeve ishte temë e takimit të mbrëmshëm, që në selinë e BDI-së në Reçicë, Ali Ahmeti zhvilloi me ambasadorin amerikan Filip Riker. Kryetari i BDI-se në takim ka ritheksuar nevojën e zbardhjes së të vërtetës dhe angazhimit institucional për sa i përket dramës të ashtuquajtur “Dosje” dhe se autorët e këtyre akteve dramatike, të përballen me drejtësinë. Ndërkohë Komisioni për verifikimin e fakteve edhe sot nuk ka marrë përgjigje nga institucionet kompetente vendore për dosjen me nofëkn “Ibri”. Shkëlzen Aqifi, Alsat-M

Publikuar: 04.11.2010 | 17:16
Lexuar: 553 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime