"Me këtë pres konferencë i drejtohem kreut të BDI, drejtohem deputetëve të BDI gabimin që bën duke votuar ligjin për regjistrim dhe keni vetëm një formë që ta përmirësoni, ajo është të bashkëpunoni detyrimisht me DR .
Kreu i DR Imer Selmani ka ftuar publikisht për së fundi herë kreun e BDI-së Ahmetin dhe deputetët e kësaj partie për bashkëpunim me partinë e tij në lidhje me propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë duke i dhënë një afat kohor prej 24 orëve. Ai përsëriti se ky propozim ligj është i dëmshëm për shqiptarët pasi që do të mbesin 1/3 e tyre jashtë këtij regjistrimi.
"Me këtë pres konferencë i drejtohem kreut të BDI, drejtohem deputetëve të BDI gabimin që bën duke votuar ligjin për regjistrim dhe keni vetëm një formë që ta përmirësoni, ajo është të bashkëpunoni detyrimisht me DR .
Apeli I fundit është vetëdijesohuni për arsye se keni edhe shumë pak shans të përmirësoni gabimin, ju jap 24 orë bashkëpunoni, pranoni amendamentet tona dhe publikisht dilni se do të përdorni principin e Badenterit, së bashku ta bllokojmë sjelljen e këtij ligji përndryshe para këtij parlamenti do të ballafaqoheni me vrullin, me mllefin e popullsisë shqiptare shumë shpejt", thotë Imer Selmani lider i DR. Alsat-M