E mërkurë, 26.11.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në dikasterin të cilin e drejton ministri Mile Janakievski, në pozita drejtuese gjenden vetëm dy shqiptarë si ndihmës/udhëheqës të sektorëve.
Nė MTL 80 punėsime tė reja, asnjė shqiptar






Nevzat Mamuti

Nga 80-të vendimet e reja të punës që u ndanë në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, asnjë nuk është për shqiptarët, por të gjitha janë për të punësuarit të etnitetit maqedonas, të cilët në këtë ministri kanë qenë të angazhuar para gjashtë muajve.

Që situata të jetë edhe më dramatike, faktet tregojnë se nga 200 të punësuar sa ka kjo ministri, vetëm 20 janë shqiptarë, ndërsa nga 13 sektorë sa ka kjo ministri, asnjë nuk drejtohet nga kuadrot shqiptare. Në dikasterin të cilin e drejton ministri Mile Janakievski, në pozita drejtuese gjenden vetëm dy shqiptarë si ndihmës/udhëheqës të sektorëve.

(Tabela)

Të punësuar në MTL

Maqedonas Shqiptarë Drejtues të sektorëve në MTL
200 20 13 maqedonas 0 shqiptarë

Ndërsa zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, përgjegjës për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, konstaton gjendjen dhe thotë se janë rekomandime të Këshillit të Evropës sipas të cilit të gjitha punësimet përmes agjencioneve për punësim duhet të bëhen punësime të rregullta.

“Ky proces ka ndikuar në uljen e përfaqësimit të drejtë, por ne si sekretarijat kemi shqyrtuar dhe kemi marrë masa që në asnjë institucion të mos bjerë numri i shqiptarëve, jo vetëm të mos bjerë por të kemi edhe rritje të tyre. Para një kohe kemi pranuar 10 këshilltarë shtetërorë, dy prej të cilëve do të përcaktohen për në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Shumë shpejtë do të ketë konkurs në Ministrinë e Shëndetësisë, për te Avokati i Popullit dhe institucionet tjera të cilat janë në listën tonë për të përmirësuar përfaqësimin e drejtë”, thotë Abdilaqim Ademi zëvendësKryeministër.
Në pyetjen e ALSAT-M drejtuar ministrisë së Transpportit pse janë punësuar 80 maqedonas e asnjë shqiptarë, morën këtë përgjigje:
“Punësimet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve bëhen përmes shpalljeve publike nga Agjencia për Nëpunës Shtetëror, në media në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Vetë zgjedhja dhe punësimet bëhen në bazë të kritereve të shpallura, në përputhje me ligjin për nëpunësat shtetërorë”.

Burimet e ALSAT-M tregojnë se ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, të gjitha punësimet e shqiptarëve në bazë të marrëveshjes së Ohrit i shpërndarë në inspektoriate të ndryshme, ndërsa asnjë nuk është punësuar në ministri.

Publikuar: 04.11.2010 | 17:20
Lexuar: 924 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Bujar (11/11/2010 10:59:29) Presidenti maqedonas dhe lufta e tij per indetitetin kombetar maqedonas dhe ne shqiptaret perse ne kete lufte

nga Bujar Cani

Me beri pershtypje deklarata e presidentit maqedonas se populli,kombi,e shteti maqedonas duhet te luftojne fort per ruatjen e indetitetit kombetar maqedonas dhe per te mos u dorezuar perpra presioneve te shtetit grek,pra te ruatjes se emertimit:REPUBLIKA E MAQEDONISE.sepse vetem me ruatjen e ketij emertimi ruhet edhe indetiteti i kombit maqedonas,Une e pergezoj presidentin shtetin e kombin maqedonas per te mos u dorezuar per te mos u kapitulluar perpara presioneve greke,por duhet theksuar se presidenti,shteti e populli maqedonas jane te krijuar me nje shtet artificialisht nga politikat shoviniste sllave ne dem te kurrizit te popullit shqiptardhe ku gjysma e popullsise eshte shqiptare,nje popull e komb autokton ne trojet e veta mijera vjecare dhe jo te ardhur si sllavet nga stepat e Siberise.Por edhe tokat ku eshte krijuar ky shtet me teper se gjysma jane shqiptare e te grabitura nga orekset shoviniste sllave e miratimit te tyre nga fuqite e medha te Europes te shekullit te kaluar.Edhe kjo republike qe eshte krijuar mbahet,e po mbahet ne kembe vetem nga deshira e popullit shqiptar qe eshte atje,se e pane maqedonasit se cfare shteti kishin e forcen e tyre ne vitet 2000-2001 kur shqiptaret morre armet e luftuan per te drejtat e tyre kombetare e qe ky shtet u shkermoq si kokrat e misrit,por ngeli perseri shtet vetem nga toleranca me teper se sa duhet e shqiptarve e vullneti poltik i SH.B,A-se per te ekzistuar ky shtet e ne i jemi borxhli shtetit amerikan per kontributin kryesor qe ai dha ne clirimin e pavarsise se Kosoves e krijimit te shtetit shqiptar te Kosoves ne Ballkan.Pra qellimin e ketij shkrimi qe po shkruaj se faktori shqiptar eshte kryesori ne mbatjen e ketij shteti artificial e nuk pyetet fare per fatet e ketij shteti dhe per emerin qe duhet te marre ky shtet.Atehere perse duhet te sakrifikohen interesat tona kombetare interesat e popullsise shqiptare ne Maqedone deri ne vetflijim nuk do qe minoranca kometare maqedonase perballe kombit shqiptar te humbete indetitetin e saj kombtare kurse per ne nuk ka problem qe sakrifikohemi per shtetin maqedonas.Po atehere cfare duhet te bejme ne shqiptaret ,cfare duhet te presim ne te presim derisa maqedonasit te emertohen si shtet e te konfigurohen si komb dhe deri atehere kur te marre rruge ky problem te shuhen aspiratet tona kombetare te kombit shqiptar qe jeton ne trojet e veta ne Maqedoni.Jo kjo nuk duhet te ndodhe kurre e nuk duhet te kemi frike nga askush qe ti themi keti shteti maqedonas dhe Europes qe ne po ndahemi nga ju na leni e tju leme rehat ne hallet tuaja se ato i keni me shume se ne e ne po krijojme shtetin tone tjeter shqiptar me te drejten e bashkimit me shtetin ame.Pra ju maqedonas zgjidheni vete fatin tuaj e problemet qe keni me greket e na leni rehat ne rrugen tone te madhe ate te BASHKIMIT KOMBETAR.Cdo popull e komb le ti zgjidh vete hallet e problemet e veta kombetare por ashnjehere te mos zgjidhen ne kurriz te popujve te tjere.Pra per ne shqiptaret nuk ka perse te jete problem zgjidhhja e emrit te nje kombi a republike te nje shteti qe nuk ka qene asnjehere ne favorin tone por gjithmone armiku yne nder shekuj. Bujar Cani

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime