Mesfushori spanjoll i Real Madridit, Ruben de la Red është detyruar të përfundojë karrierën e futbollit dy vjet pasi që ka pësuar një sulm në zemër. De la Red i është nënshtruar shumë analizave dhe atë e kanë këshilluar mjekët të pensionohet.

Mesfushori 24-vjeçar thotë se ka vendosur të pranojë ofertën për të punuar në stafin e trajnerëve të skuadrës madrilene.
"Unë kam luftuar kundër kësaj, por pa rezultat. Mjekët më kanë rekomanduar të ndalojë. Unë falënderoj gjithë njerëzit për mbështetjen që më kanë dhënë", ka thënë De la Red, shkruajnë mediumet spanjolle.