E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Politika militante do të mbizotëronte në të dy entitetet, ndërsa faktorët ndërkombëtarë nuk do të ishin në gjendje ta frenonin këtë uragan. Ndarja territoriale do të ishte e parregullt dhe konfiktuoze, me rezistencën e madhe për të formuar dy mini-shtete të cilët kanë lindur mbi bazën e spastrimeve dhe dëbimeve etnike. Ndarja e Bosnjë-Hercegovinës do të kishte edhe implikime të mëdha rajonale.
Nevoja e terapisė sė shokut nė Bosnjė-Hercegovinė












Nga Janush Bugajski


Bosnjë-Hercegovina aktualisht ndodhet në kapërcyellin ndërmjet përparimit dhe shkatërrimit.

Ndërsa politikanët boshnjakë bllokojnë krijimin e shtetit unitar, ndërsa entitetet shkojnë symbyllazi në theqafje drejt bankrotit, Bosnjë-Hercegovina duhet të zgjedhë ndërmjet dy opsioneve: ndarje të vendit i cili do të nxirrte edhe një herë në shesh shpatat e luftës ose reforma politike dhe fiskale të cilat do ta shpinin vendin drejt Bashkimit Evropian.

Bosnjë-Hercegovina e ndarë po i afrohet në mënyrë marramendëse një udhëkryqi të rëndësishëm. Si qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, ashtu edhe të tjerë që merren me analizat politike në atë vend, duhet ta dinë se çfarë opsionesh ka në dispozicion ky vend dhe cilat do të jenë pasojat e vendimeve që do të merren pas zgjedhjeve. Pushteti nuk mund t’i lihet në dorë rastësisë për zgjidhjen e situatës. Në një moment të caktuar, shtetet, në rrugën e tyre të zhvillimit, vinë para një udhëkryqi dhe duhet të dinë se cilin drejtim të marrin. Për momentin Sarajeva mund të shkojë në tre drejtime: në drejtimin e izolimit, të konfliktit ose modernizimit.

Opsioni i parë presupozon skenarin e gropës së zezë në të cilin status-quojo politike do të vazhdonte, nuk do të kishte ndryshime në strukturën e shtetit dhe në relacionet e qeverive të shumëllojshme. Megjithëse një opsion i tillë teorikisht do të ishte më i dëshirueshëm sesa konflikti, praktikisht ai do të forconte ndarjet etnike dhe dobësimin ekonomik me pasoja të paparashikueshme sociale. Vendi do të shkonte drejt izolimit, në një kohë që tërë rajoni gradualisht do të fitojë të drejtën për të hyrë në BE dhe në NATO. Sipas parashikimeve, situata ekonomike në Bosnjë-Hercegovinë do të përkeqësohet në mënyrë drastike në vitin 2011. Deri në verën e ardhshme si Republika Srpska ashtu edhe Federata Boshnjako-Kroate do të jenë në buzë të bankrotimit. Ndërsa për federatën bankrotimi do të ishte më pak i dëmshëm, sepse ky entitet nxjerr të ardhura nga turizmi, nga prania e madhe ndërkombëtare në Sarajevë dhe nga paratë që qytetarët marrin nga diaspora e shumtë, Republika Srpska është e tejcentralizuar dhe duhet të shkurtojë me një të tretën shpenzimet publike nëse synon që të mbetet solvente. Që të dy entitetet duhet t’i përkushtohen reformës fiskale dhe disiplinës financiare sepse institucionet financiare të BE-së do të hezitojnë t’i aprovojnë kredi afatgjatë për shpëtimin e buxhetit nëse qeveria boshnjake vazhdon me këtë shpenzim të tillë të stërmadh publik. Për më tepër, disa analistë propozojnë që kriza financiare do të mund të shfrytëzohet si një rast i mirë për të reformuar aparatin shtetëror të tejfryrë dhe shumë të kushtueshëm të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës si dhe për luftën kundër korrupsionit.

Opsioni i dytë ose më mirë, skenari i dytë, merret me përshkallëzimin e konflikteve, një kërcënim i cili ka vite që është i pranishëm në Bosnjë-Hercegovinë, por që nuk është sendërtuar për shkak të kufizimeve dhe kontrolleve nga jashtë si dhe frikës nga brenda për të mos e kaluar vijën e kuqe. Një ecuri e tillë mund të fillojë nga mossuksesi për formimin e një koalicioni qeveritar gjithëboshnjak, ashpërsimi i konflikteve politike dhe rritja e nacionalizmave. Një skenar i tillë, në vorbullën e rënies ekonomike dhe rënien e të ardhurave shtetërore, mund të bëjë që Bosnja të niset në një rrugë të rrezikshme të ndarjeve dhe konfliktit, madje ky i fundit në kuptimin e vërtetë të fjalës. Politika militante do të mbizotëronte në të dy entitetet, ndërsa faktorët ndërkombëtarë nuk do të ishin në gjendje ta frenonin këtë uragan. Ndarja territoriale do të ishte e parregullt dhe konfiktuoze, me rezistencën e madhe për të formuar dy mini-shtete të cilët kanë lindur mbi bazën e spastrimeve dhe dëbimeve etnike. Ndarja e Bosnjë-Hercegovinës do të kishte edhe implikime të mëdha rajonale. Mbi të gjitha do të prodhonte varfërimin dhe frustrimin e shtetit të boshnjakëve, i cili do të gjendej përballë irredentizmit të fqinjit, Republikës Srpska. Në kontekst më të gjerë ballkanik ndarja e Bosnjë-Hercegovinës do të nxiste një sërë kërkesash për secesione, pavarësi dhe bashkime me shtetet fqinjë. Konfliktet, për të cilat është menduar se janë zgjidhur tashmë, do të shpërthenin në sipërfaqe dhe do të tejkalonin kështu mundësitë e bashkësisë ndërkombëtare për ndërmjetësim dhe parandalim të krizës. Pamundësia e SHBA-ve dhe aleancës së NATO-s për të parandaluar konfliktet apo shpërbërjen e shtetit, mund të zbulonin dobësi të cilat mund të shfrytëzoheshin nga ndokush tjetër.

Opsioni i tretë dhe i vetmi progresiv për Bosnjë-Hercegovinën është zhvillimi ekonomik ku pushteti dhe shoqëria do të ishin në gjendje të tërhiqnin kapitalet dhe investimet e huaja në mënyrë që të siguronin përfshirjen në institucionet ndërkombëtare. Ky skenar do të kërkonte thjeshtëzim të thellë të shtetit dhe reforma institucionale, në mënyrë që shteti të jetë në gjendje të përmbushë kushtet për anëtarësim në BE dhe të arrijë fqinjët.

Misioni i tanishëm ndërkombëtar për shndërrimin e Bosnjë-Hercegovinës në një shtet funksional, i cili të jetë në gjendje të ecë në rrugën drejt integrimit euroatlantik duket qartë se ka dështuar. Nuk dhanë rezultat as masat intervencioniste dhe as përpjekjet që politika të lihet në dorë të pushtetit të vendit, sepse politikanët boshnjakë bllokojnë në mënyrë të vazhdueshme krijimin e shtetit unitar. Faktorët ndërkombëtarë ende vazhdojnë të përpëliten me çështjen se si t'ia bëjnë që Bosnjë-Hercegovina t’i hyjë rrugës konstruktive. Me siguri që Uashingtoni dhe Brukseli do ti bëjnë thirrje pushtetit për reforma kushtetuese dhe për zvogëlim të kompetencave për veto, të cilat sot për sot i shfrytëzojnë administratat lokale të entiteteve. Kjo do të përfshinte dhe zvogëlim të fuqisë së Millorad Dodikut dhe të politikanëve të tjerë që bëjnë thirrje për ndarje. Do të përfshiheshin edhe përpjekje intensive që të formohet disi një koalicion qeveritar, sepse shtyrjet e vazhdueshme të formimit të tij nxitin separatizmin. Do të ndërmerreshin edhe përpjekje që të ndryshojë ekuilibri ndërmjet shtetit dhe entiteteve. Por do të vazhdojnë mosmarrëveshjet rreth së ardhmes së Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar (OHR). Kundërshtarët do të deklaronin se mbyllja e saj është e nevojshme në mënyrë që boshnjakët të marrin në dorë kontrollin e fatit të tyre dhe të shtetit të tyre.

Përfshirja ndërkombëtare në procesin politik nxit vartësinë dhe i bie ndesh parimit të vetërregullimit. Në vend që të ndërtojë demokracinë, nxit një status kuazi-kolonial i cili demoralizon dhe i bën të pafuqishëm qytetarët. Mbështetësit e qëndrimit për largimin e OHR-së presupozojnë se udhëheqësit lokalë vënë suksesin vendit mbi suksesin personal. Mbështetësit e OHR-së pohojnë se vendi do të shpërbëhej pa një trashëgimtar të fortë të OHR-së së sotme. Vetëm një mision i fortë i BE-së do të ishte një alternativë bindëse e cila do të siguronte realizimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Një mandat i tillë i BE-së do të duhej të kombinohej me një funksion mbikëqyrës ndaj udhëheqësve boshnjakë në mënyrë që ata t’u përkushtohen reformave kushtetuese dhe administratës vendore publike për të nxitur një raport të efektshëm fiskal dhe funksional ndërmjet shtetit dhe entiteteve. Ndarjet për drejtimin e Bosnjës do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe më tej nëse kushtet në vend do të përkeqësoheshin. Në një pat-pozicion të tillë, ndoshta nyjen gordiane boshnjake mund të këpusë terapia e shokut, në të cilën do të lejohej përshkallëzimi i konflikteve. Megjithëse një situatë e tillë do të ishte shumë e rrezikshme, madje edhe për kufijtë që mund të vendoste bashkësia ndërkombëtare, frika gjithnjë e në rritje e ndarjes dhe e konflikteve do të bëjë të mundur që liderët dhe opinioni publik të traumatizoheshin deri në atë masë sa do të jetë e mundur që të kërkojnë seriozisht një zgjidhje afatgjatë për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit. Në të njëjtën kohë, rreziku nga përshkallëzimi i konflikteve do të bëjë të mundur edhe nxitjen e një roli më efektiv të BE-së, e cila do të synojë të lidhë reformat me anëtarësimin në gjirin e saj. Asgjë nuk e fokuson më mirë vëmendjen e botës ndaj Bosnjë-Hercegovinës sesa fara e rrezikut që mbart ky shtet për fillimin e një konflikti ndërballkanik. Ndoshta opsioni i tretë është i arritshëm vetëm nëpërmjet kërcënimit real të opsionit të dytë.

Përktheu nga gjuha kroate: Xhelal Fejza

Publikuar: 05.11.2010 | 13:19
Lexuar: 667 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
abdulla (13/11/2010 15:42:42) une mendoj qe secili popull a po perkatesie etnike a po fetare duhet te jetojne aty ku e kan lindjen e tyre,por me te drejtat e barabarta,me status,ksehtu qe mund te ecet ne zhvillim perpara,ju faleminderit

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime