Në tekstin, të cilin e publikoi Internet faqja ekonomike çeke ihned.cz, përkujton se Polonia është vendi i vetëm evropian që i është shmangur krizës dhe i cili vitin e kaluar ka shënuar rritje ekonomike prej 1,8 përqindëve.
- Ekonomia e Evropës Lindore dhe të Mesme rimëkëmbet, ndërsa vendet e Evropës Juglindore dhe të Ish-Jugosllavisë ngecin, tregojnë të dhënat e agjencisë amerikane "Hejver analitiks".
Agjencia, e specializuar për baza të të dhënave dhe të prodhimeve softuerike për analiza ekonomike dhe vendime afariste, e vendosi Rusinë në vend të parë me rritje të parashikuar të BPV-së për këtë vit prej 4,9 përqindëve, pas së cilës pasojnë Ukraina (4,3 për qind), Sllovakia (3,9 për qind) dhe Polonia (3,2 për qind).
Në tekstin, të cilin e publikoi Internet faqja ekonomike çeke ihned.cz, përkujton se Polonia është vendi i vetëm evropian që i është shmangur krizës dhe i cili vitin e kaluar ka shënuar rritje ekonomike prej 1,8 përqindëve.
Në krizë më keq ka kaluar Letonia, rënia e BPV-së të së cilës ka qenë madje 18 për qind, ndërsa për këtë vit gjithashtu parashikon rënie, por prej 1,9 përqindëve. Më keq se kjo, sipas parashikimit të "Hejver analitiks" do të jetë vetëm Rumania, me rënie të BPV-së për dy për qind.
Letonia në gjysmën e parë të vitit ka qenë në krye edhe sipas shkallës së papunësisë prej 19,4 përqindëve. Sipas këtij treguesi, më mirë është Ukraina me vetëm 1,4 për qind të papunësuar. Vijojnë Rusia me 6,9 për qind edhe Rumania me 7,4 për qind.
Kriza gjithashtu e ka përshpejtuar edhe derdhjen e investimeve nga Evropa Perëndimore në pjesët më të lira të mesme dhe lindore të kontinentit.
Rimëkëmbja e ekonomisë këtë rajon sërish e ka bërë destinacion të pëlqyer të investitorëve të orientuar në tregjet në zhvillim.
Evropa Juglindore dhe vendet e ish-Jugosllavisë ngecin ekonomikisht prapa të tjerëve. Rrjedhja e fuqishme e kredive në rajon para krizës ka sjellur deri te ajo që "vendet postjugosllave" në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2008 të realizojnë rritje të ngjashme ekonomike si ato të Evropës së Mesme.
Problemi, është megjithatë në atë që rritja e tyre ka lëvizur nga niveli jashtëzakonisht i ulët, konfliktet ushtarake i anuluan reformat dhe ka rezultuar me deindustrializim masiv. Një pjesë e madhe e investimeve lokale nuk kanë shkuar në prodhim, por në turizëm dhe ndërtimtari.
"Këto vende nuk kanë mall që do të mund ta eksportonin dhe për këtë shkak shumë më vështirë do të nxirren nga recesioni", theksoi Pete Havlik nga Instituti vjenez për studime ndërkombëtare ekonomike.
Këto probleme gjithashtu mund të jenë në lidhje me anulimin e anëtarësimit të BE-së për vendet ballkanike për dy deri tre vjet, transmeton ihned.cz.