E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qytetarët kanë dhënë ide më konkrete duke kërkuar që përgjatë sheshit të ketë më shumë hapësira të gjelbra, ulëse si dhe hapësira me ujë, ose shatërvanë”, bëri të ditur arkitekti Besian Mehmeti. Ai thotë se janë në kontakte të vazhdueshme me ekspertët e arkitekturës në Maqedoni, për çka do të realizojnë së shpejti një debat më të thellë.
Sheshi “Skėnderbeu” ngjall interesin e qytetarėve







Sipas autoriteteve të Komunës së Çairit, qytetarët e Shkupit dhe rrethinës çdo ditë e më tepër po shfaqin interes për të marrë pjesë në debatin publik për projektin e sheshit të “Skënderbeut”. Ata madje kanë dhënë edhe propozimet e para duke kërkuar që përgjatë sheshit të ketë më shumë hapësira të gjelbra

Aida XHONI

Qytetarët e Shkupit më së shumti favorizojnë variantin e dytë të projektit ideor për sheshin “Skënderbeu” i cili do të lidh Komunën e Çairit dhe atë të Qendrës-Shkup. Këtë e ka bërë të ditur arkitekti Besian Mehmeti, sipas të cilit në muajin e parë të debatit është vërejtur interes më i madh për këtë variant për të cilën qytetarët kanë parashtruar edhe ide konkrete.

Sipas tij, tani më kur është hyrë në muajin e dytë të debatit publik për sheshin “Skënderbeu” qytetarët gjithnjë e më shumë po shprehin interes për t’u bërë pjesë e këtij debati. “Qytetarët më tepër kërkojnë që të realizohet varianti i dytë i projektit ideor, që parasheh sheshi ‘Skënderbeu’ të lidh Komunat Çair dhe Qendër, të shtrihet prej shtëpisë së mallrave ‘Ilinden’ e deri tek ura pranë hotelit ‘Holidej In’.

Qytetarët kanë dhënë ide më konkrete duke kërkuar që përgjatë sheshit të ketë më shumë hapësira të gjelbra, ulëse si dhe hapësira me ujë, ose shatërvanë”, bëri të ditur arkitekti Besian Mehmeti. Ai thotë se janë në kontakte të vazhdueshme me ekspertët e arkitekturës në Maqedoni, për çka do të realizojnë së shpejti një debat më të thellë.

“Ne vazhdimisht kontaktojmë edhe me përfaqësuesit e Odës së Arkitektëve të Maqedonisë. Presim që së shpejti të vijnë këtu dhe të debatojmë gjerësisht për këtë projekt” tha Mehmeti. Debati publik i cili realizohet në hapësirat e Komunës së Çairit, që nga fillimi i tetorit dhe që realizohet çdo ditë pune me fillim nga ora 12 deri në orën 14, pritet të përfundojë në fund të nëntorit.

Autoritet në dhjetor do të dalin me projektin final ku do të kyçen si dhe largohen elementet që janë kritikuar ose shtuar gjatë debatit. Ndryshe, ditë më parë gjatë një vizite që i ka bërë kreu i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, Komunës së Çairit ka paralajmëruar se Qyteti do të financojë një pjesë të këtij projekti për sheshin e madh “Skënderbeu”.

Publikuar: 05.11.2010 | 07:21
Lexuar: 682 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime