E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kosova në listën e Bërjes së Biznesit është në vendin e 119-të. Rezultatet për Kosovën janë mikse.
Kosova, e 119-ta pėr biznes




Kosova në listën e Bërjes së Biznesit është në vendin e 119-të. Rezultatet për Kosovën janë mikse. Në disa nga nëntë aspektet Kosova renditet më mirë, dhe në disa ka nevojë për reforma më të thella. Raporti potencon se Kosova e ka vështirësuar fillimin e biznesit përmes zëvendësimit të numrit tatimor me një “numër fiskal”, që merr kohë më shumë për t’u nxjerrë dhe kërkon nga administrata tatimore që së pari të bëjë inspektimin e objektit të biznesit.

Në aspektin e Marrjes së Kredive Kosova renditet në nivel global në pozitën 32, në aspektin e Pagimit të Tatimeve Kosova renditet në pozitën 41 dhe në aspektin e Mbylljes së Biznesit Kosova renditet e 31-ta. Për Regjistrimin e Pronës Kosova po ashtu qëndron më mirë se mesatarja e saj – ajo renditet e 65-ta në këtë aspekt. Kosova ka nevojë për reforma më të mëdha në Fillimin e një Biznesi, ku ajo renditet e 163-ta, në Zbatimin e Kontratave, ku ajo renditet e 155-ta, në Mbrojtjen e Investitorëve, ku ajo renditet e 173-ta dhe në Lejet e Ndërtimit ku gjithashtu renditet e 173-ta.

Radhitja e të gjitha ekonomive në nivel botëror është bërë bazuar në të dhënat deri më 1 qershor të vitit 2010. Radhitja e këtij viti rreth lehtësimit të bërjes së biznesit bëhet në bazë të mesatares së radhitjes së ekonomive në 9 aspekte: fillimi i biznesit, marrja me lejet ndërtimore, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, zbatimi i kontratave dhe mbyllja e biznesit.

Raporti i këtij viti përfshin edhe radhitjen e përshtatur nga viti i kaluar: ajo tash është e përpiluar sipas po këtyre 9 aspekteve dhe jo 10 aspekteve siç ishte më parë. Pas përshtatjes së radhitjes, Kosova zë vendin e 118-të në Raportin Bërja e Biznesit për vitin 2010.

Publikuar: 05.11.2010 | 17:12
Lexuar: 559 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime